Radar
iPhone 8 ndryshime rrënjësore, ja si do të duket
Ashtu si çdo vit, kompania “Apple” pritet të nxjerrë këtë vit versionin e ri të iPhone, “iPhone 8”.
Britanikja “The Sun” ka publikuar disa versione të ndryshme konceptuale se si mund të duket telefoni i ri i “Apple”.
Një gjë është e sigurt, që në 10 vjetorin “smartphone”-ve të “Apple”, telefoni i ri do të jetë ndryshe nga modelet e saj paraardhëse.
Celulari do të karikohet me wireless. AirPods të Apple nuk janë lëvizja e parë e kompanisë për të ‘shpëtuar’ nga kabllot.
Burime të ndryshme, duke përfshirë Bloomberg, raportojnë se Apple është duke e testuar teknologjinë e mbushjes me wireless dhe se kjo teknologji do të paraqitet në iPhone-in e ardhshëm.
Madje, “iPhone 8” do të mund të mbushet nga një distancë e largët – edhe nga dhoma në dhomë. Lamtumirë butoni Home: Në mënyrë që të rritet madhësia e pajisjes, Apple raportohet se do ta largojë plotësisht butonin Home.
Duke e hequr këtë buton Apple do të jetë në gjendje që të fitojë një hapësirë më të madhe të ekranit, i cili do të shtrihet nga skaji në skaj. Mund të ketë teknologjinë e skanimit të fytyrës Prezantimi i Touch ID në iPhone 5s solli një nivel krejtësisht të ri në sigurinë e celularëve, por Apple planifikon që biometrikën ta integrojë edhe më mirë.
Një raport nga një prodhues çipesh nga Kina sugjeron se iPhone do të përmbajë teknologjinë e skanimit të syrit. Kjo do të thotë se përdoruesit do të jenë në gjendje ta hapin celularin vetëm duke e parë kamerën në ekran.
Ekrani do të jetë i lakuar “iPhone8” pritet të ketë një ndryshim të madh në dizajn. Ndryshimi më i madh është se ekrani do të jetë i lakuar në skaje, ngjashëm me Galaxy S7 Edge.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu