Lidhu me ne

Kryesore

Tenderat me një konkurrues: Shenjë e kapjes së shtetit nga biznesi

Tenderat me një konkurrues: Shenjë e kapjes së shtetit nga biznesi

Procedurat e prokurimit publik ekzistojnë për dy arsye: për të krijuar konkurrencë të ndershme ndërmjet bizneseve të reja dhe atyre të qëndrueshme dhe për të garantuar një treg të lirë në të cilin qeveria të paguajë një çmim të leverdisshëm për shërbimet dhe të mirat që do të përfitojë. Ato duhet të jenë të hapura për një gamë të gjerë biznesesh konkurruese.

Tenderët në të cilat merr pjesë vetëm një kompani dëmtojnë buxhetin e shtetit, ashtu si dhe tregun e lirë. Ato lënë dyshime se kriteret e tenderit janë shkruar për të favorizuar vetëm një kompani të caktuar, duke krijuar mundësi për konflikt interesi dhe korrupsioni.

Sipas, shifrave të bëra publike në Open Data Albania, 12 për qind e të gjitha fondeve të qeverisë të shpenzuara në prokurimin publik gjatë vitit 2016 janë zhvilluar me një konkurrent të vetëm: pra vetëm një kompani ka paraqitur ofertë. Në total 240 tenderë, me një vlerë të përgjithshme prej 22 milionë euro, janë zhvilluar me një konkurrent të vetëm.

Tenderë me një konkurrues në 2016. Burimi: Open Data Albania

 

Sipas të dhënave, vetëm 11.2 për qind e këtyre tenderave me një konkurrues janë tenderuar nga Bashkia Tiranë. 38.9 për qind e buxhetit të shtetit i shpenzuar për tenderë me një konkurrues janë mbajtur në Tiranë: më shumë se shtatë milionë euro. Pjesa më e madhe e tyre përfshijnë tenderët për projektet e rikualifikimit urban të sheshit Skënderbej, i cili u fitua pa konkurrencë nga firma Fusha shpk.

Tendera me një konkurues sipas buxhetit. Burimi: Open Data Albania.

 

Pas Bashkisë Tiranë, bashkitë e tjera që kanë një numër të lartë të tenderëve me një konkurrues janë Malësia e Madhe, Korça, Rrogozhina dhe Devolli. Këto tendera i përkasin sërish projekteve të rikualifikimit urban, të ndërmarra në kuadrin e rilindjes urbane.

Nga këto projekte duket se kanë përfituar një grup i vogël ndërtuesish të cilët janë të lidhur ngushtë më qeverinë, të cilat nuk konkurrojnë në treg të hapur, por vetëm në ato tenderë të përgatitura enkas për to.

Sot, FMN i kerkoi qeverisë të punojë për të ulur borxhin publik, i cili vazhdon të zërë 70 për qind të PBB-së.

Pra, në dallim me atë që qeveria mendon, niveli i borxhit ulet duke siguruar një konkurrencë të lirë në treg dhe jo duke zbatuar modelin e partneritetit publik-privat. Dhe sigurisht që tenderët me një konkurrent të vetëm nuk bëjnë pjesë në politikën ekonomike të një vendi, ato thjeshtë tregojnë kapjen e shtetit nga biznesi./Exit.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore5 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix5 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar5 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix8 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix9 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix9 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix10 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar10 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar10 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook