Lidhu me ne

Kryesore

A po e shkatërron me qëllim Ministria e Kulturës xhaminë e Gjin Aleksit

IMG_0279Ndërsa ndodhemi në përvjetorin e 50 të ndalimit së fesë me ligj pas fjalimit famëkeq të diktatorit Enver Hoxha në shkurt të vitit 1967, edhe pse ka kaluar më se një çerek shekulli nga liria e besimit, shohim se paragjykimi, indiferenca dhe shpeshherë edhe keqdashësia ndaj besimeve fetare në përgjithësi dhe atyre islame në veçanti është prezentë në shumë aspekte, por sidomos atyre zyrtare shtetërore ndaj problemeve kyçe të komuniteteve fetare siç janë kthimi dhe kompensimi i pronave, ndarja e një buxheti të caktuar si në Perëndim dhe botën e qytetëruar në mënyrë që të ketë një pavarësi nga fondet e pakontrolluara nga jashtë vendit dhe restaurimi i objekteve të kultit monument kulture.

Nga informacioni që morëm nga arkivat rezulton se, deri në vitin 1967 në Shqipëri funksiononin 1536 godina kulti. Prej tyre 294 kisha, xhami dhe teqe ishin monumente kulture. Por pas valës shkatërruese të 1967, mbijetuan vetëm 96 objekte kulti nën cilësimin monumente kulture, mbrojtur nga shteti, prej këtyre vetëm 24 xhami e nga këto sot vetëm 17 janë në përdorim, sepse 8 tjerat janë shumica rrënoja dhe gjenden nëpër kala të pashfrytëzueshme.
Nga këto 24 xhami vetëm 7 prej tyre janë restauruar nëpërmjet bashkëpunimit të Komunitetit Mysliman, Ministrisë së Kulturës dhe TIKA-s, të cilat sot pas restaurimit paraqesin problematika për shkak të cilësisë së dobët të punimeve, ndërsa 17 tjerat kanë nevoja emergjente për restaurim, ku ndër to më e rrezikuara paraqitet xhamia shekullore e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës, e cila dita ditës po degradon drejt rrënimit dhe shkatërrimit të plot edhe pse në një kohë lirie besimi dhe interesi ndaj fesë dhe objekteve të tilla historike.
Për t’u interesuar për të ne pyetëm në Drejtorinë e Vakf-Investimeve në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe pikërisht drejtorin z. Demirel Bojaxhiu, i cili na njohu me historikun dhe kalvarin e përpjekjeve të KMSH-së për restaurimin dhe konservimin e këtyre objekteve të kultit islam, të fundit të mbetura në këmbë pas shkatërrimit komunist.
“Xhamia e Gjin Aleksit në Rusan të Delvinës është Monumentet Kulture i Kategorisë së Parë shpallur me vendim nr. 6, datë 15.01.1963, nga Ministria e Arsimit dhe e Kulturës. Ajo është një nga xhamitë e pakta, që i shpëtoi rrënimit dhe prishjes nga regjimi komunist. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës nëpërmjet një kërkese zyrtare i kanë kërkuar KMSH-së vitin e kaluar mbështetje dhe bashkëpunim për restaurimin e këtij objekti, për të cilin institucioni ynë është treguar i gatshëm dhe ka zhvilluar disa takime institucionale dhe zyrtare, ka hartuar kontratat me firmën restauruese, si dhe ç’është më e rëndësishmja ka siguruar fondet për realizimin e restaurimit të plotë, sipas planit të miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit. Aktualisht ne jemi në pritje të autorizimit për fillimin sa më parë të punës, sepse çdo ditë që kalon e çon xhaminë drejt degradimit dhe shkatërrimit të plotë të saj.”
Ai bëri me dije se vitet e fundit nuk ka pasur asnjë restaurimi xhamie, ndryshe nga shumë kisha që janë restauruar në vendin tonë. Tashmë indiferenca e shtetit dhe institucioneve përkatëse ndaj tyre po bën që të zhduken edhe gjurmët e fundit të një tradite dhe kulture shekullore me vlera të mëdha historike dhe turistike.

IMG_0412 IMG_0287 IMG_0333 IMG_0322 IMG_0303 IMG_0288 IMG_0279

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix16 orë më herët

9 vitaminat që forcojnë dhe dendësojnë flokët: Funksioni i secilës

Shëndeti i flokëve tanë varet nga shumë faktorë, si dieta, stresi, ndryshimet hormonale dhe faktorë të tjerë të jashtëm apo...

Kryesore16 orë më herët

PD punëson këshilltarin e Trump, komenti i Ramës: Këneta nuk bëhet dot det

Ish-drejtuesi i fushatës së Trump në Shqipëri për PD-në, ka krijuar jo pak diskutime për busullën amerikane në këto zgjedhje...

Mix16 orë më herët

Konfirmohet sezoni i tretë i “Euphoria”

“Euphoria” është zyrtarisht në prodhim për sezonin 3, njoftoi HBO të hënën. Duke marrë në X, rrjeti ndau një foto...

Radar16 orë më herët

Edi Rama: Veliaj nuk do të shkarkohet, SPAK ka dalë nga shinat kushtetuese

Kryeministri Edi Rama i ka dalë në mbrojtje kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas arrestimit të tij të...

Mix19 orë më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix20 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix20 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix21 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar21 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar21 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Facebook