Lidhu me ne

Temporal

ZGJEDHJET DHE ÇEZMA E EDI RAMËS  

Ben BLUSHI

Edi Rama paska thënë se numërimi elektronik i votave në Republikën tonë është një aventurë e rrezikshme. Dhe këtë pohim prej amatori profesionist nuk ja ka deleguar asnjërit prej dallëndysheve të Rilindjes, por e ka stërholluar vetë me laps, me bojë e kartë. Pasi nuk bëri zgjedhje për shtatë vjet si Kryetar i Rilindjes, pasi grabiti nje mandat pa votim por me referendum, pasi vodhi votat e referendumit brenda partisë, i cili ende nuk ka rezultat, pasi dha gjithë shëndetësinë me koncesion, pasi miratoi ligjin e mbetjeve, pasi mbolli kanabis me leje në çdo cep, pasi bëri deputet dhe kryetar bashkie cdo bandit me kollare, pasi dëboi dyqind mijë shqiptarë në emigracion, pasi e ktheu energjinë në mall luksi, pasi rriti cmimin e gazit dhe të naftës, pasi e ktheu diplomacinë shqiptare në guidë turistike dhe pasi pasuroi dhjetë te pasur me taksa duke varfëruar 1 milion te varfër, thotë se votat e tyre do ti numërojë vetë pasi makina elektronike gabon më shumë se çdo numërues batakci.

Beson se do të na bindë se numëruesi i tij nuk vjedh vota por makina vjedh, se numëruesi nuk fle, por makinën e zë gjumi, se numëruesi nuk lodhet por makina drobitet,se numëruesi punon pa drita por makina jo, se numëruesi nuk ha por makinën e merr uria, se numëruesi nuk pi por makina ka etje, se numëruesi sheh por makina është miope, se numëruesi nuk sëmuret por makinën e zë gripi, së numëruesi nuk plaket por makina ndryshket, se numëruesi nuk iken por makina zhduket, se numëruesin nuk e merr njeri në telefon por makina ia hap celularin kujtdo, se numëruesi llogarit kurse makina numëron. Cfarë mjerimi. Sa i vjetër në ide, sa i plakur në mendim, sa i gjorë në frikë, sa i mjerë në arsye. Dhe të mendosh se këtë e thotë dikush, që pasi hapi digën dhe shkaktoi përmbytje, thotë se hapja e cezmës është një aventurë!

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook