Lidhu me ne

Kryesore

Shkodra, simboli historik i bashkëjetesës fetare  

Arben Ramkaj

Ndodh që episode të vogla në dukje të parëndësishme plotësojnë një puzzle që në një këndvështrim të gjerë na jep makinacionet e një politike surrogato gjoja në kuadrin e zhvillimeve të gjeopolitikës botërore. Normalisht Ballkani në këtë kalim pushtetesh apo edhe zgjedhjesh në vende të fuqishme të botës, tregon provincializmin, por edhe atë që ka treguar gjithmonë, i gatshëm për t’u përdorur, dhe këtu nuk përjashtohen as shqiptarët.

Dihet se ekstremizmi ndër shqiptarë ose të paktën imazhi si myslimanë ekstremist sponsorizohet shpesh nga dashakeqas të shqiptarëve, dhe kjo ka filluar që me Lidhjen e Prizrenit, ndoshta edhe më parë. Konfliktet e armatosura në botë dhe sidomos lufta civile në Siri përfshiu një numër besimtarësh të keq indoktrinuar  nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia,të pakët në krahasim me vende të tjera të botës. E njëjtë ishte edhe klima apo alarmi që u krijua për Shkodrën në prag të ndeshjes Shqipëri-Izrael, që siç dihet u spostua në Elbasan për arsye sigurie. Këtu patëm një manifestim të mrekullueshëm të forcave të sigurisë shqiptare që na bëri krenar. Natyrisht që lidhjet me popullin e Izraelit janë më të hershme dhe tashmë do të studiohen nga nxënësit izraelitë, dhe ata po mësojnë për Besën shqiptare të trashëguar pikërisht nga Islami. Sinjalizimet ose “frika” që filloi me arrestimin e disa personave si përkrahës të ISIS-it nga rreziku i një sulmi terrorist kundër meshtarëve të shenjtërimit në Shkodër, e ndezën problematikën në këtë qytet.

Për shkak të kësaj të fundit, Myftiu i Shkodrës sëbashku me Imamët, u kundërpërgjigjën dhe deklaruan se Shkodra është vend i qytetarisë dhe muslimanët praktikantë shkodranë nuk përbëjnë asnjë problem për shoqërinë shkodrane. Por para kësaj pati një artikull të një anonimi provokator që gjoja tek muret e xhamisë së Parrucës ka mesazhe fyese dhe kërcënuese. Gjë që rezultoi e pavërtetë.Mesha e Krishtlindjeve te Kalaja e Rozafës, tek një objekt fetar gjysmë i rrënuar, në qiell të hapur, shumë i kontestuar solli edhe njëherë shqetësimin se sa e brishtë është harmonia fetare në Shqipëri. Pikërisht për këtë gjest të përsëritur dhe të kontestuar nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (qëndrimet e myftiut nuk janë qëndrime personale) myftiu shprehu që çështja në fjale cënon bashkëjetesën fetare.Ai dha një  deklaratë përsa i përket problematikës së xhamisë-kishë të ndërtuar në Kalanë e këtij qyteti. Në këtë deklaratë, të dhënë për televizionin shtetëror turk TRT, Sytari, midis të tjerash tha se objekti është xhami e ndërtuar nga Sulltani  Muhamed Fatih. Por edhe kisha katolike në Shkodër përmes Radio Vatikanit pretendon se e njëjta ndërtesë është kishë e ndërtuar nga Venecianët. Për shkak të këtyre deklaratave të bëra në 2 media ndërkombëtare mund të themi se edhe problemi mori përmasa ndërkombëtare. Pikërisht në momentin kur situata dukej e qetësuar doli në media regjistrimi i mësueses që fliste pro organizatës terroriste të ISIS-it. Me çka dëgjohet në regjistrim duket qartë se kemi të bëjmë me një vepër penale, dhe me të drejtë pasoi me ndjekjen e procedurave ligjore. Megjithate meqë regjistrimi është bërë para një viti çdo kush mund të pyesë, përse pikërisht u bë publik në këtë kohë? Çfarë duhet të ndodhte?

Menjëherë Komuniteti Mysliman Shqiptar duhet të mbante qëndrim ndaj kësaj ngjarjeje sporadike e të veçuar në medrese. Gjithashtu edhe Drejtoria Arsimore e Komunitetit Mysliman Shqiptar duhet të mbajë përgjegjësitë e saj, pasi medresetë janë nën funksionin e saj dhe kjo drejtori duhet të shohë programin, kurrikulat dhe statusin e medreseve dhe të testojë stafin.Diçka  jam i sigurtë, që janë duke e bërë në koordinim me ministrinë e Arsimit, por edhe me stafin e medresesë në fjalë. Deklarata e ministrisë së Arsimit që rasti është i veçuar dhe sporadik i vë kapak ngjarjes së ndodhur. Shkodra është qyteti i tolerancës, qytet ku katolikët dhe myslimanët përbëjnë gjysmën e qytetit dhe herë herë kanë problematika të kësaj natyre.

Për të qenë të sinqertë duhet që dhe besimtarë të komunitetit katolik të Shkodrës duhet të kuptojnë që edhe ata janë pjesë e mozaikut të harmonisë me të gjitha besimet dhe duhet të mos e shohin si një garë pasuesish apo dominance ndaj tjetrit. Në fund të fundit shteti ynë dhe hapësira që ndajmë nuk i përket vetëm një komuniteti të caktuar, por i përket të gjitha bashkësive e komuniteteve qofshin këta komunitete besimtarësh apo jo.Këtë e ka pasqyruar më së miri kushtetuta jonë. Vendosja e një kryqi gjigand në mes të qytetit, në ditët e krishtlindjeve(që për mua spërbën asnjë problem personalisht) apo ndalimi i disa besimtarëve përpara meshës së shenjtërimit janë të gjithë tregues së një trajtimi jo të drejtë të komuniteteve. Por kjo vjen edhe nga degradimi ose mospajisja me të tilla virtyte,virtytin e dialogut të disa përfaqësuesve institucionesh që për hir të së vërtetës kleri përhere e ka tejkaluar e kanë qenë përhere  pranë njëri-tjetrit. Klerikë të nderuar të religjioneve shqiptare e kanë treguar në të kaluarën por edhe sot.. Ata u bënë bashkë kur panë se fatet e kombit vareshin prej bashkëpunimit të tyre, por ata behën bashke, duke ditur dhe historine e trishtë tëshqiptarëve me fenë. Për këtë kemi vendime dhe akte që na kanë bërë krenarë kur këta udhëheqës shpirtërorë ishin bashkë kundër pushtuesve  dhe fqinjëve grabitqarë.

Fatkeqësisht sot bashkësitë fetare janë në periudhë vetëformimi dhe natyrshëm rritet e përgjegjësia  e harmonisë fetare, vlerë të cilën e ka  kombi shqiptar, vlerë e cila na ka bërë të njohur në mbarë botën. Shkodra jonë, dikur kryeqendra e shqiptarëve sot është vendosur në mënyrë dashakeqe si epiqendër e intolerancës fetare. Raste të importuara, të stisura, të prodhuara në mënyrën më të ulët si e si të provokojnë shkodranët, të cilët nga eksperienca Shqiptare  janë të gjallë dhe lehtësisht të provokueshëm krijohen për të krijuar një imazh konfliktual në qytetin e Shkodrës. Por nuk janëshkodranët e vërtetë kështu. Tradita jonë i tejkalon kurthet, kujtojmë  pikërisht në Shkodër në vitet e pas Luftës së Parë Botërore që Intelektualët katolikë  nxorrën gazetën “Hylli I Dritës”, dhe intelektualët myslimanë iu bashkangjitën  me revistën “Zani I Naltë”.

Ky ishte një “debat” i denjë për shqiptarët, jo provokimet e intrigantëve që ia duan të keqen kombit tonë. Edhe sot ne duhet të punojmë që t’i japim Shkodrës vlerën që meriton sepse ajo është Shkodra e Hafiz Sabri Koçit, e Shejh Shuajb Arnautit, e At Gjergj Fishtës, e Pater Zefit e shumë e shumë figurave të shquara të kombit tonë që na bëjnë të ndihemi të turpëruar me meskinitetin dhe kalkulimet diabolike. Një Shkodër e brishtë do të thotë një bashkëjetesë e brishtë. Ta ruajmë atë sepse kështu ruajmë edhe detyrën tonë brenda dhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook