Lidhu me ne

Temporal

Ministrat, mijëra euro për t’ia futur njëri-tjetrit

Ervin-Salianji-1-e1455307103524-847x477Nga Ervin Salianji

Një sondazh online i emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut, duket se nxiti një debat, i cili e tejkaloi qëllimin e anketimit: perceptimin e publikut dhe nivelin e pëlqyeshmërisë për secilin ministër.

Debati që prodhoi sondazhi, dhe ai që duhet bërë në fakt, është që gara mes të ngjashmish dhe kolegësh, nxori në shesh tentativat për manipulimin e sondazhit me më shumë se 13 milionë klikime false dhe mijëra euro të hedhura për të blerë IP false, me qëllim manipulimin e opinionit duke ndërhyrë në sistem!

Mjafton ky sondazh për të nxjerrë në pah profilet e këtyre ministrave, vesin e tyre për të vjedhur, blerë dhe manipuluar votën.

Me qëllim që më pas të mund të vjedhin dhe të abuzojnë me detyrën! Vesi për të “treguar se punojnë” dhe marifeti për “t’ia futur edhe njëri-tjetrit” është alarmi i madh parazgjedhor. Ai na bërtet me të madhe një fakt të thjeshtë: ky kabinet për pushtet bën gjithçka dhe nuk kursen as “shokët”, jo më kundërshtarët.

Mendojeni pak: 13 milionë klikime dhe mijëra euro të hedhura për asgjë, vetëm për t’u dukur! Po me zgjedhjet reale, ato të 18 qershorit, datë dhe vend që u rrezikon karriget, paratë dhe privilegjet, çfarë do bëjnë? Pa dyshim që do t’i trajtojnë si territor lufte, si betejë për të intimiduar, blerë apo kërcënuar votuesin. Mes vetit dhe nuk dinë të ndalen në dëshirën për të shkatërruar, poshtëruar dhe sharë; me qytetarët nuk do ndalen para asnjë mënyre.

A mund të shkohet në zgjedhje pa reformë zgjedhore, siç kërkon qeveria, kur gjithë mandati dhe dialektika politike e tyre tregon që gjithçka është bërë për të manipuluar zgjedhjet dhe për të ndërtuar arsenalin e luftës?!

Analiza është e thjeshtë, pasi shikon punën e ministrave. Çfarë pune kanë bërë ministrat në këtë mandat? Ministri i Brendshëm, në 3 vjet e mbushi Shqipërinë në çdo cep me drogë; hashashi u përhap më shumë se çdo kulturë bujqësore! Shqipëria u bë prodhuesi kryesor i kanabisit në Europë: I vetmi mall i markës Made in Albania.

Ministri pranoi në publik që makina e tij personale me targa AA003GB përdorej nga trafikantë të njohur, kushërinj të tij, për transport droge. Në këtë mandat nuk pati asnjë arrestim të kokave të krimit të organizuar, apo banditëve që i njeh çdo qytet, por qeveria bën sikur nuk i sheh dhe iu jep dorën si bashkëpunëtorë në krim.

Akoma më keq disa u katapultuan në politikë, disa rritën bizneset, apo disa u liruan për t’u përdorur për të prodhuar para për qeverinë apo për të dhunuar e kërcënuar zgjedhësit. Ministri largoi nga detyra brenda një dite profesionistët në krye të policisë, për t’i zëvendësuar me militantë, numërues të rilindjes apo farefis nga Tepelena, duke bërë që më shumë se 70% e drejtuesve të policisë të jenë nga kjo zonë. Zbulueshmëria e krimit është në nivele të frikshme, asnjë vrasje e bujshme nuk është zbuluar, për më tepër lidhjet e ministrit me krimin janë evidente.

U desh ndërhyrja e ambasadës amerikane që të arrestohen kriminelë me rrezikshmëri të lartë shoqërore, miq të ministrit. Dështimi me emergjencat civile këto ditë acari duket si limonadë krahasuar me dështimin për të siguruar rend dhe siguri, për të luftuar krimin e organizuar, drogën, pastrimin e parave! Tentativa për të shitur masat represive ndaj qytetarëve me shprehjen “po bëjmë shtet” është më shumë e dhimbshme se qesharake.

Masat represive në formën e gjobave të rënda për rripin e sigurimit, prekin qytetarët dhe ato janë joproporcionale në raport me rrezikshmërinë.

Duke ditur se emergjenca është “ekonomia e drogës”, jo rripi i sigurimit, të mirëpritura do të ishin për shembull rritja e dënimit për kultivuesit, transportuesit apo shpërndarësit e drogës. Po ministri i Financave dhe Ekonomisë?! Borxhi publik është rritur, ritmet e rritjes ekonomike janë më të ulëta se vetë borxhi mbi 1 miliard dollarë i marrë nga qeveria.

Po ta krahasosh rritjen edhe me rritjen e taksës në nivelin 15% dhe gjasme formalizimin e bën dështimin kolaps. Po rritja e varfërisë dhe mjerimit; po thellimi i pabarazisë; po largimi i më shumë se 200 mijë shqiptarëve; po dështimi në dogana e tatime; po evazioni fiskal në shifra në kufijtë e skandalit; po investimet e huaja thuajse zero; po dështimi në turizëm; po mosrritja e pagave asnjë lek në tre vjet? Po ministri i Drejtësisë çfarë pune bën, kur edhe reforma u bë me komision parlamentar dhe kryesisht me kontributin e opozitës?

Po ministri i Mirëqenies si mund të gjykohet kur të rinjtë janë larguar, profesionistët po shkojnë në Gjermani apo kudo nëpër botë, çfarë politike të artikuluar ka qeveria për t’i mbajtur në Shqipëri? Po për qindra mijëra të varfër që iu hoqi ndihmën ekonomike për një tv, po për pensionistët që s’kanë pasur asnjë rritje pensioni? Po për zyrat e punës që të punësuar kanë vetëm recepsionistët që punojnë aty dhe asnjë tjetër!

Ministrja e Arsimit a ka punë tjetër përveç dështimit me reformën në arsimin e lartë, lënien pa shkollë të mijëra të rinjve apo dështimin e shkuarjes në universitet të më të mirëve sipas meritës? Po mungesa e librave në sistemin parauniversitar, cilësia skandaloze e tyre, mungesa e reformave strukturore dhe militantizmi i shkollave, duke i mbushur me anëtarë të rilindjes? Po Beqja i Shëndetësisë, çfarë pune bën për publikun?

340 milionë euro për partneritet publik-privat i ka çuar te miqtë e tij apo të Ramës. Në spitale publike s’të ofron kush shërbim, mungojnë ilaçet, mungojnë aparatura të reja, mungojnë investimet në rritjen e kapaciteteve humane, duke bërë që vetëm 6 muajt e fundit të largohen më shumë se 400 mjekë.

Shërbimi ambulator mungon, mjekët e specializuar gjenden 1 herë në javë, qendrat shëndetësore i kanë mjekët me grafik! Po ministri i Energjitikës për çfarë do vlerësohet? Për faljen e 620 milionë euro CEZ, për rritjen e çmimit të energjisë, apo për investimin e parave të gjakut te fasadat për deputetët milionerë të Rilindjes. Po Çuçi, Felaj, Gjermeni & Company për çfarë t’i vlerësosh përveçse si drejtorë të paaftë të Ramës!

*Autori është Sekretar për Aksionin Qytetar në PD

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook