Ai është aktori i më shumë sesa një brezi. Me shumë role të spikatur në film dhe karaktere të fuqishme në teatër. Sot, Ndriçim Xhepa, mbush 60 vjeç.
Djalë i aktores së madhe, Margarita Xhepa, Ndriçimi arriti të krijojë rrugën e tij, krejt të pavarur në art, duke u kthyer, gjithashtu një nga aktorët më të rëndësishëm shqiptarë të këtij gjysmëshekulli.
Teatri Kombëtar e ka uruar aktorin i cili edhe pak muaj më parë ka qenë në skenë në veprën “Familja Tot”. “Ndriçim Xhepa aktori i qindra karaktereve, ikona e kinematografisë dhe teatrit shqiptar, feston sot 60-vjetorin e lindjes së tij. Privilegj për Teatrin Kombëtar që e ka pjesë të trupës së tij artistike. Urojmë t’ju shohim edhe për shumë vite të ardhshme në skenë!”, shkruan TK.
Kolegë të tij të rinj, si Gladiola Harizaj, kanë shprehur kënaqësinë që kanë bashkëpunuar me mjeshtrin.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu