Shikim drejt objektivit, xhup gri, një orë plastike në dorën e majtë dhe dy gishta të ngritur me dorën e djathtë në shenjë gëzimi. Mars 1991, stacioni hekurudhor i  Monguelfo-s në Bolzano. «Jam unë, isha 13 vjeç. Fotoja është e Guido Perini-t, një fotografi vendas që ishte aty për të dokumentuar mbërritjen e emigrantëve shqiptarë», thotë Agron Shehaj duke parë foton. Pas një çerek shekulli, ai fëmijë i ikur me familjen nga Vlora është bërë një nga «padronët» e call center në Evropë, Intercom Data Service (IDS), pesëmbëdhjetë zyra të shpërndara në Shqipëri, mbi tre mijë të punësuar,— «pothuaj të gjithë shqiptarë, ndonjë italian dhe një anglez» —, klientë të Belpaese-s, 20 milionë euro në vit të ardhura dhe me qendër në Bllok, në zemër të Tiranës, dikur një lagje e blinduar ku banonte diktatori komunist dhe njerëzit e tij.

Zbritja në Brindisi

Ai, Agroni, i përket valës së parë migruese të shqiptarëve. «Zbrita në Brindisi pas një udhëtimi të gjatë mb një anije ushtarake shqiptare», kujton ai. «Tentuam të hynim në ambasadën italiane në Trianë për të kërkuar azil politik, por atë ditë zyrat ishin mbyllur. U kthyem në Vlorë dhe pritëm rastin e duhur». Mundësia u konkretizua me një anije të ndryshkur. «Në anije ishim unë, mami, babi, vëllai më i vogël dhe qindra bashkatdhetarë», vazhdon ai. Një udhëtim i gjatë. «Por ne fëmijëve na vunë në fjetore. U zgjova me helikopterët sipër dhe portin e Brindisit përpara». Pak orë më pas, familja kishte hipur në një tren. Drejtimi Italia e Veriut. «Na zbritën në Monguelfo dhe mikpritja ishte e pabesueshme: dhjetëra persona vendas na jepnin ushqim dhe veshje. Disa ditë më pas, një zotëri më ndaloi në rrugë mua dhe vëllanë dhe na dhuroi një biçikletë: “Merreni, është juaja”, na tha». Një vit më parë, ose diçka më shumë, ndodhi diçka e ngjashme. «Kur refugjatët sirianë u pritën në stacionin e Mynihut të Bavarisë nga gjermanët me shumë dhurata ripashë të njëjtat skena të para në Alto Adige».

«E kundërta e Shqipërisë»

Impakti për vendin? «Një parajsë! Ishte një rregull që nuk e kisha parë kurrë, gjithçka ishte e pastër, gjithçka ishte e kuruar, gjithçka ishte e bukur. E kundërta me Shqipërinë ». Pas tre muajsh familja e Agronit u transferua në Bolzano. Pastaj djali shkon në Firenze për të studiuar Ekonomi dhe tregti në universitet. «Duke pritur për të mbyllur tezën, bëra disa takime për të punuar në bankë në Milano dhe mendova që do kishte kuptim tw hapja e një call center në Shqipëri pasi kisha para çfarë bënin indianët për firmat amerikane». Shqiptarët flasin italisht, mendoi Agroni, kostoja e punës është shumë më e ulët, pse të mos u ofronte shërbim firmave që ndodhen në anën tjetër të Adriatikut? Lindi kështu, dhe jemi në nëntor të vitit 2005, IDS, call center-i që futi në krizë ato me qendër në Itali. «Por kam kufijtë e mi», saktëson pronari. «Linjat e mia telefonike nuk duhet të ofrojnë shërbime që dëmtojnë njerëzit». Atëherë, asnjë kontratë me firmat që ofrojnë shërbime të ndaluara për minorenët, parashikim fati me letra, lojëra të rrezikshme ose investime financiare të rrezikshme.

Digjitaliteti

Kohët e fundit investon edhe në digjitalitet. Në «Local Web» (merret me promovimin e firmave dhe shitjen e shërbimeve dhe produkteve të tyre dhe vepron si në Itali dhe në Mbretërinë e Bashkuar), në «Chebuoni.it» dhe «Homepal». Shqipëria, mbështet ai, «është përmirësuar shumë, por ka ende për të bërë ». Pyetet a ka menduar për të hyrë në politikë. «Jo, faleminderit. Mund të bësh mirë në shoqëri edhe në privat, duke krijuar vende pune», i bie shkurt.

I martuar me një bashkëkombase («shpejt do të marrë edhe ajo pasaportën italiane»), me dy fëmijë, ka vendosur të jetojë në Milano. «Por në shtëpi flitet shqip: fëmijët kanë lindur në Itali, gjuha e tyre e parë është italishtja, por duhet të njohin edhe atë të prindërve». Sepse, ja që origjina, nuk harrohet kurrë.

Corriere.it