Lidhu me ne

Aktualitet

21 janari në fjalët e Edi Ramës — Pa koment

21 janari në fjalët e Edi Ramës — Pa koment

21 janar 2011:

“Shqipëria që nuk jeton në oborrin e kusarëve dhe matrapazëve të pushtetit të vjedhur nesër e ka ditë zie, por, pasi të nderojmë të vrarët në një demonstratë për lirinë e drejtësinë, e siguroj Saliun se do të na ketë përballë, me të gjithë përgjegjësinë historike dhe qytetare që imponon largimin e kësaj qeverie që nuk është qeveria e shqiptarëve të zakonshëm po një regjim i patolerueshëm kusarie e matrapazllëku.”

18 shkurt 2011:

“Në 21 janar kishte vetëm një arsye për të parë të vrarë… Kjo arsye është arsyeja e hajdutit të kapur në flagrancë që bërtet kapni hajdutit dhe pastaj vret në panik duke kërkuar qorrazi rrugën e shpëtimit. Rrugën e shpëtimit që kërkojnë sot Saliu, Luli, Iliri dhe ata që në atë qeveri kanë kryer vepra të rënda, krime të pashoqë ekonomikë, kundër Shqipërisë e shqiptarëve, për përfitimet e tyre personale.”

20 janar 2012:

“Po ku, në ç’vend tjetër të botës së lirë, do të mbushej viti me një ironi kaq sarkastike të fatit që brenda të njëjtës javë të shpallet i pafajshëm nga drejtësia pushtetari, që provokoi keqaz një popull të tërë me videokusarinë e tij dhe të pafajshmit as të mos prehen dot të qetë për shkak se s’ka asnjë shenjë drejtësie për të ndëshkuar vrasjen e tyre me pushkët e shtetit?”

19 mars 2012:

“…vrasësit vazhdojnë të jenë të pagjykuar e të pa ndëshkuar, as moralisht, as ligjërisht.”

21 janar 2013:

Plaga është jo vetëm e hapur. Në të gëlon infeksioni i padrejtësisë. Shqipëria sot është ende më e padrejtë se dy vjet më parë. Vrasjet në bulevard janë pasuar nga një vrasje në çdo seancë të proçesit gjyqësor. Plaga e infektuar prej padrejtësisë flet kumbueshëm. Vetëm largimi i pushtetit që vrau, mund të afrojë ditën e ndëshkimit për vrasjet. Drejtësia për 21 janarin nuk u duhet vetëm familjeve të katër burrave, katër baballarëve, katër djemve, katër miqve, katër shqiptarëve të zakonshëm, të cilët sot një vit në 21 janar të vitit 2014, ne do t’i shpallim dëshmorë të atdheut.”

4 Prill 2013:

“[Q]ë 21 janari të mos mbetet siç është sot, një plagë e hapur që lëndon vijimësisht popullin opozitar dhe që po ushqen këto ditë me gjak opozitar mediat e regjimit që vrau katër protestues të pafajshëm, duhet fitorja e 23 qershorit.”

12 prill 2013:

“21 janari, jo vetëm nuk është çështje e mbyllur, por 21 janari është njëra nga çështjet që më kanë shtyrë t’i kapërcej ato histori aspak të këndshme dhe ato momente shkëmbimesh me kryetarin e LSI-së. Kush mendon se duke shkuar drejt këtij bashkimi unë e kam harruar dhe e kam anashkaluar, gabon.”

21 janar 2014:

“21 janari 2011 la shenja për të gjithë ata që ishin aty atë ditë, për të gjithë shqiptarët e gjeneratave të tjera do t’i prekin me sy ato shenja, si plagët e një ngjarje që s’duhet të përsëritet kurrë. Harresa s’duhet të jetë alternativa jonë përballë drejtësisë”

21 janar 2015:

“Ne nuk do të ndërhyjmë te drejtësia, te gjykatat dhe Prokuroria, siç kanë ndërhyrë ata që sot akuzohen për vrasjet e 21 janarit dhe tragjedi të tjera në këtë vend”

27 janar 2015:

“21 janari ështe një krim politik… që historia tregon se nuk është e lehtë të zgjidhet në rrugën e drejtësisë, por është një nga ato krime për të cilët drejtësia vonon, por asnjëherë nuk harron.”

“Sigurisht ne nuk jemi as prokuroria dhe as gjykata. Ajo çka mund të bejmë në është të këmbëngulim dhe të kërkojmë. Kemi gjetur një kënd për të bërë një hap përpara. Po punojmë edhe nga një kënd tjetër, për të angazhuar edhe një studio ndërkombëtare, çka nuk rezulton të jetë fortë e lehtë në kuadrin tonë legjislativ, por ne as kemi reshtur dhe as do të reshtim se kërkuari rihapjen e çështjes dhe gjykimin e saj në themel, për të nxjerë të gjithë përgjegjësit lidhur me tragjedinë e 21 janarit.”

21 janar 2016:

“Kjo Qeveri ka bërë maksimumin për këtë çështje, por do të vazhdojë detyrën duke njohur edhe de jure, sepse de facto e njohim, si krim shtetëror 21 Janarin, qoftë edhe në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg për t’i dhënë mundësi rigjykimit të çështjes, rigjykim që nuk mund të përfundojë ashtu siç përfundoi herën e parë”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar10 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet14 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal14 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook