Lidhu me ne

Letersi

Thëniet e famshme të 45-të presidentëve amerikanë!

Thëniet e famshme të 45-të presidentëve amerikanë!

“Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë”. Më shumë se për punët që bëri, presidenti i 8-të i SHBA, Martin Van Buren, ka lënë shenjë në histori për këtë thënie lapidare. Ndodhur në këtë kontekst çdo kush mund të pyesë se për çfarë thënie mbahen mend 45 presidentët e SHBA? Gazetari Roland Qafoku publikoi dje në emisionin e tij “Debati në Channel One” një insert me shprehjen për secilin president të SHBA nga George Washington deri te Donald Trump për të cilën mbahen mend dhe që në fakt tregon shumë për ta.

GEORGE WASHINGTON (1789–1797)
“Rregulli i sjelljes për SHBA, në lidhje me kombet e huaja, është, të zgjerojmë lidhjet tregtare, për të pasur me ta sa më pak lidhje politike që të jetë e mundur”.

JOHN ADAMS (1797–1801)
“Asnjë person që ka mbajtur detyrën e presidentit nuk mund të përgëzojë dike që e cilëson mik për besnikërinë e treguar”

3.THOMAS JEFFERSON (1801–1809)

“Unë uroj të shikoj këtë pije (birrë) që të zëvendësojë wiskey-n, pije që deri tani ka bërë që një në tre persona të jenë të varur dhe më shumë se kaq: ka shkatërruar familjet”.

JAMES MADISON (1809–1817)
“Asgjë më shumë nuk ndryshon se sa ndryshon mendja”. (e thënë pak momente përpara se të vdiste).

JAMES MONROE (1817–1825)
“Zonjës time Monroe, nëse i shton të bijën për shoqërinë që i bën, pavarësisht se shkakton goxha rrëmujë, mund ta cilësosh kontribuese të madhe në zbavitjen e saj”.

JOHN QUINCY ADAMS (1825–1829) .
“Katër vitet më të këqia të jetës sime, ishin katër vitet e mia në presidencë”.

ANDREW JACKSON (1829–1837)
“Nëse një punë në qeveri nuk e bën dot një demokrat, atëherë atë punë nuk mund ta bëjë askush tjetër”.

MARTIN VAN BUREN (1837–1841)
“Dy ditët më të lumtura të jetës sime kanë qenë: e para kur mora detyrën e presidentit dhe e dyta kur e lashë atë detyrë”.

WILLIAM HENRY HARRISON(1841)
“Disa njerëz si puna ime kanë budallallëkun e mjaftueshëm për tu shkuar në mendje se mund të bëhen presidentë të Shteteve të Bashkuara”.

JOHN TYLER (1841–1845)
“Unë kam gjithnjë mendimin që popullariteti mund të krahasohet me një vajzë lozonjare apo vajzë koketë – sa më shumë i vini rrotull, aq më shumë ajo ikën”.

JAMES KNOX POLK (1845–1849)
“Asnjë president që bën detyrën e tij me besnikëri dhe ndërgjegjje nuk mund të ketë kurrë kohë të lirë”.

ZACHARY TAYLOR (1849–1850)
“Tregojini atij se si përfundon në ferr” (Në përgjigje të kërkesës së gjeneralit meksikan Santa Anna për tu dorëzuar).

MILLARD FILLMORE (1850–1853)
“Është turp kombëtar që presidentët tanë, pasi knë mbajtur postin më të lartë të shtetit, duhet lënë në mëshirë të fatit dhe ndoshta të jenë të detytuar të hapin një dyqan ushqimesh si mjet jetese”.

FRANKLIN PIERCE (1853–1857)
“Nuk ka ndonjë gjë në të majtë…. Por ama janë të dehur” (në planet e tij pasi humbi një kandidim të dytë në 1856).

JAMES BUCHANAN (1857–1861
“I dashur zotëri, nëse ju jeni po aq i lumtur në momentin kur futeni në Shtëpinë e Bardhë po aq sa edhe edhe kur largoheni prej saj, realisht ju jeni një njeri i lumtur”.

ABRAHAM LINCOLN (1861–1865)
“S’di se kur unë do dëgjoj dikë të më argumentojë skllavërinë dhe unë do ndjeja një impuls të fortë për të njohur dhe kuptuar personalitetine tij”.

ANDREW JOHNSON (1865–1869)
“Nga të gjitha rreziqet që kombi ynë ndeshet akoma një gjë është e vërtetë: Ato nuk janë të njëjta me ato të cilat duhet të rezultojnë nga sukseset e arritjeve më të fundit të afrikanizimit të gjysmës së Jugut të vendit”.

ULYSSES S. GRANT (1869–1877)
“Puna nuk është turp për njerëzit; për fat të keq herë pas here ka njerëz që turpërojnë punën”.

RUTHERFORD B. HAYES (1877–1881)
“Unë jam tejet i lodhur nga kjo jetë e varësisë së plotë, nga përgjegjësia dhe nga rraskapitja”.

JAMES A. GARFIELD (1881)
“Zoti im! Në këtë vend ka gjithçka që një njeri i dëshiron ti ketë. Apo jo?”.

CHESTER A. ARTHUR (1881–1885)
“Unë mund të jem president i SHBA, por jeta ime private nuk është cështje e dikujt ”.

GROVER CLEVELAND (1885–1889, 1893–1897)
“Gratë e ndjeshme dhe të zgjuara nuk dëshirojnë të votojnë”.

BENJAMIN HARRISON (1889–1893)
“Ne amerikanët nuk kemi autorizim nga Zoti për të mbajtur nën kontroll Botën”.

WILLIAM MCKINLEY (1897–1901)
“Ne kemi nevojë për Haëai-n më shumë se sa California-n. Kjo është prova e pashmangshme”.

THEODORE ROOSEVELT (1901–1909)
“Fitorja e luftës nuk vlen sa fitorja e paqes”.

WILLIAM HOWARD TAFT (1909–1913)
“Nuk e ke shfrytëzuar detyrën e presidentit, nëse nuk keni siguruar një tren me një vagon-restorant në të”.

WOODROW WILSON (1913–1921)
“Dobia e një universiteti është se nxjerr aristokratë të rinj, ndryshe nga baballarët e tyre që nuk e kishin këtë mundësi”.

WARREN G. HARDING (1921–1923)
“Unë jam një burrë me pak talent nga një qytet i vogël; nuk dukem shumë që unë jam president”.

CALVIN COOLIDGE (1923–1929)
“Kur shumë njerëz janë të pazotë të gjejnë punë, ata përfundojnë të papunë ”.

HERBERT HOOVER (1929–1933)
“Unë jetova më shumë se bastardët” (duke iu referuar shumë njerëzve që e bënin fajtor për Depresionin e Madh).

FRANKLIN DELANO ROOSEVELT (1933–1945)
“Për të qenë i suksesshëm në të folurin publik duhet të kesh parasysh këto rregulla: Të jesh i sinqertë, të jesh konçiz dhe të jesh i përulur”.

HARRY S. TRUMAN (1945–1953)
“Unë e shkarkova MacArthur (gjenerali i trupave amerikane të dërguar në Kore) sepse ai nuk respektoi autoritetin e presidentit. Unë nuk e shkarkova atë sepse mendoja se ai ishte maskara. Ai në fakt ai ishte i tillë. Por është e rëndësishme të them se të qenit maskara nuk është kundër ligjit. Ah, nëse kjo do ishte e kundërligjshme, gjysma e drejtuesëve të ushtrisë do futeshin në burg”.

DWIGHT DAVID EISENHOWER (1953–1961)
“Nuk dua që kur urinoj të kujtoj këtë qelbësirë”.(duke iu referuar senatorit Joe Mc Carthy).

JOHN FITZGERALD KENNEDY (1961–1963)
“Harrojini armiqtë, por mos harroni kurrë emrat e tyre”!

LYNDON BAINES JOHNSON (1963–1969)
“Nëqoftëse popullit ia mbledh mirë rripat, zemrat dhe mendjet e tyre do të të ndjekin”.

RICHARD MILHOUS NIXON (1969–1974
“Kur presidenti bën dicka, kjo do të thotë që ajo nuk është e jashtëligjshme”.

GERALD R. FORD (1974–1977)
“Unë jam një Ford, jo një Lincoln”.

JAMES EARL CARTER (1977–1981)
“Unë jam i shqetësuar se si funksionon çdo kristian sepse ndonjë mund të shkojë në ferr”. (duke iu drejtuar Reverend Jerry Falëell)

RONALD REAGAN (1981–1989)
“Është e vërtetë që puna e rëndë nuk ka vrarë dikë, por unë ju siguroj që puna e rëndë rrezikon jetën”.

GEORGE HERBERT WALKER BUSH (1989–1993)
“Unë kam opinionet e mia. Ka raste që kam opinione të forta, por ama nuk jam në një mendje gjithnjë me to”.

WILLIAM JEFFERSON CLINTON (1993–2001)
“Lëvizjet e mia për të kryesuar qeverinë do të jenë shoqëruar përherë me ndjenjat aspak të papëlqyera të një fajtori i cili do të vendosë ekzekutimin e vetes së tij”.

GEORGE W. BUSH (2001–2009)
“Çelsi i politikës së jashtme është të mbështetesh në besim”.

BARACK OBAMA (2009-2016)
“Në 15 muajt e fundit ne kemi udhëtar në cdo cep të SHBA. Kam qenë deri tani në 57 shtete. Unë mendoj si i majtë kur shkoj”.

DONALD TRUMP (2016 E NË VIJIM)
“Unë do ta bëj Amerikën përsëri të madhe”.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar11 orë më herët

DeepSeek, aplikacioni kinez i inteligjencës artificiale që po trondit gjigantët amerikanë të teknologjisë

Një model i inteligjencës artificiale (AI) i prodhuar në Kinë i quajtur DeepSeek ka arritur në krye të shkarkimeve në...

Aktualitet11 orë më herët

Nga tenderët e deri tek shpenzimet luksoze, Ahmetaj lumë akuzash të reja kundër Ramës dhe Ballukut

Arben Ahmetaj, Belinda Balluku dhe Edi Rama Arben Ahmetaj në intervistën e tretë nga arratia për Syri TV hodhi një...

Mix11 orë më herët

Jeffrey Epstein e kërcënonte me sportisten ruse, Bill Gates: Ai shkatërroi martesën time 27-vjeçare

Bill Gates, bashkëthemeluesi i Microsoft, ka pranuar se lidhja e tij me Jeffrey Epstein luajti një rol në prishjen e...

Mix11 orë më herët

Kush është “babai” i DeepSeek: “Ai dukej si një qullash, nuk e morëm seriozisht”

Në vitin 2021, një sipërmarrës pak i njohur kinez, Liang Wenfeng, filloi të blinte mijëra karta grafike Nvidia për projektin...

Radar1 ditë më herët

Pas pesë vitesh në Britani kuptojnë se universitetet varen nga financimet kineze

Gazeta britanike “The Indipendent” shkruan se 24 univeristetet kryesore të kërkimit shkencor në Britaninë e Madhe kanë përfituar 50 milionë stërlina...

Mix1 ditë më herët

Si ‘Çokollata e Dubait’ pushtoi botën

Në fillim të gushtit, rrjetet sociale u pushtuan nga një trend i ri: një çokollatë në formë tulle, e mbushur...

Mix1 ditë më herët

Si të zieni vezët pa i çarë

Për t’u siguruar që vezët tuaja nuk çahen gjatë zierjes, provoni këtë truk të thjeshtë: Shtoni kripë ose uthull: Hidhni 1...

Mix1 ditë më herët

Sekreti i jetëgjatësisë është më i lehtë nga sa mendoni

Ecja çdo ditë është një nga zakonet më të thjeshta që mund të bë jmë për të përmirësuar shëndetin tonë....

Mix1 ditë më herët

Sekreti i Melania Trump: është 54, por duket si një 20-vjeçare!

Melania Trump është një tjetër emër që po del në pah në Shtetet e Bashkuara, me kthimin e Trump në...

Mix1 ditë më herët

Parandalimi shpëton jetë, 5 shenjat e endometriozës që asnjë femër nuk duhet t’i injorojë

Shumica e femrave përjetojnë në raste shumë të rralla dhimbje të tmerrshme gjatë ciklit menstrual apo kur kryejnë marrëdhënie seksuale....

Facebook