Lidhu me ne

Kryesore

Mos i shikoni kështu nga jashtë, në të vërtetë janë pabuksa

q1_1484866032-9832667

Si një vend i vogël, me numër relativisht të madh artistësh, konkurrenca në vendin tonë në këtë fushë është e madhe.

Dëgjojmë çdo ditë emra të rinj që i bashkohen botës së showbizit, të talentuar ose jo, me shpresën se jeta e tyre do të jetë më e thjeshtë, argëtuese dhe do të gjenerojë të ardhura të mëdha.

Fundja kush nuk do të këndojë për qejf dhe njëkohësisht të fitojë para për ta bërë këtë? Por në momentin që fusin këmbët në këtë industri, këto ëndrra dhe iluzione thyhen për t’i lënë vend realitetit: Përpos talentit dhe sjelljes skenike që duhet të tërheqë publikun, nëse nuk ke një skuadër të mirë menaxhimi dhe disa koncerte në xhep gjatë sezonit të verës, ti do të përfundosh si një artist i varfër.

Dhe në Shqipëri ka shumë! Edhe pse në tekstet e këngëve të reperave shqiptarë flitet për shuma të mëdha parash, makina, femra, seks, alkool dhe drogë, një pjesë e mirë e tyre stepen përpara detyrimeve në fund të muajit. Dhe këtë e kanë pranuar vetë ata, artistët shqiptarë që ne i shohim në ekran, në rrugë, tek kafja e lagjes, që jetojnë si të gjithë ne.

628cca80-aff9-4449-8156-e061f142914d---0

Diçka të tillë e ka pranuar bashkëshorti i Nora Istrefit, Robert Berisha në një intervistë dhënë rreth 1 vit më parë. Në përpjekje për të shpjeguar pse nuk mund të ketë një fëmijë tjetër, Roberti tha ‘se nuk kishte mundësi’. “Nuk ka bankë në Kosovë ku unë të mos kem kredi. Njerëzit mendojnë se jetojmë si mbretër, por nuk është siç duket,”- është shprehur ai në intervistën ‘Me Shukin’. Pas shkëputjes nga ‘Max Production’ Ronela Hajati pranoi në emisionin ‘Oktapod’ se do të ndërpriste përkohësisht karrierën muzikore ‘sepse nuk kishte lek’.

“Unë kam kaluar një verë pothuajse pa koncerte fare, absolutisht që gjërat në muzikë bëhen me një bazë financiare, sepse ndryshe nuk të merr askush përsipër. Dhe derisa të vijë ai moment që unë të kem mbledhur lekët e nevojshme, do të rikthehem me këngë dhe klip shumë të mirë.” Pas letrës prekëse të aktorit të ndjerë të humorit, Veli Rada, ku i shfajësohej të bijës që nuk i bleu një dhuratë për Krishtlindje, ‘sepse nuk kishte asnjë lek në portofol’, edhe këngëtarja Rozana Radi reagoi nëpërmjet një postimi në rrjete sociale. “Çfarë trishtimi.

g3_1484865946-9336122

Kujt i kërkoj një arsye pse artistët shqiptarë janë kaq të varfër? Ikën, ikën të gjithë! Na pasuruan me artin e tyre dhe morën me vete dhimbjen. Çfarë shteti jemi? Ku i lamë artistët tanë? Nuk dua të jem më artiste.” Por nëse për këngëtarët është më e thjeshtë të gjenerojnë të ardhura, kryesisht ata kosovarë paguhen më kënaqshëm dhe emra të tjerë të njohur në Shqipëri që fitojnë shuma të mëdha parash në koncertete e tyre (përmendim këtu Noizy-n që ka deklaruar se mbrëmjen e Vitit të Ri është paguar 25 mijë euro për të performuar në një lokal nate, Elvana Gjata, Flori Mumajesi, Gena, Artjola Toska, Aurela Gaçe etj), për aktorët është shumë e vështirë. Shfaqjet teatrale që realizohen në Shqipëri janë të pakta në numër, për të mos folur për industrinë e varfër të filmit.

g4_1484865960-5802740

Situatën e vështirë e kanë dëshmuar edhe vetë aktorët, madje edhe ata që na shtyjnë të shohim shfaqje në teatër. Olta Gixhari u shpreh e penduar në intervistën e saj të fundit me Ermal Mamaqin që ka zgjedhur aktrimin. “Po pra kot, pse u bëra aktore unë? Bëhet aktor njeriu në Shqipëri? Pyetja është pse e kuptova kaq vonë. Po unë do iki, nuk rri më këtu, nuk më pëlqen më Shqipëria fare…Thonë që do rregullojnë godinën (e teatrit), shumë mirë bëjnë. Po ato rrogat do t’i ngrenë ndonjëherë?” tha Gixhari.

g5_1484865975-5560919

Letra e shkruar nga i biri i Romir Zallës në një detyrë në shkollë, ku përshkruan shkurtimisht të atin, tregon gjithashtu situatën e vërtetë të artistëve në vendin tonë. “Babai im quhet Romir. Mbiemrin e ka Zalla. Ai është aktor i famshëm, por lekë nuk ka shumë. Ai punon te Portokallia, por tani jo më,” shkruante djali i aktorit në letrën e publikuar prej tij, që bëri xhiron e internetit. Edhe pse industria e muzikës në Shqipëri po bëhet gjithnjë e më selektive dhe audienca po ndërgjegjësohet për të njohur dhe përkrahur artistët me më shumë potencial, ka ende nga ata që ende nuk e kanë kuptuar ‘sekretin’ e pagave të majme dhe duhet të mendohen dy herë përpara se të nxjerrin një klip të ri.

 

/Revista Anabel/

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook