Lidhu me ne

Letersi

“Jam një piktor që shkruaj”*  

Orhan Pamuk – shkrimtar turk, Nobel në letërsi

Në vitin 1974 hoqa dorë nga ëndrra për t’u bërë piktor dhe arkitekt dhe vendosa të bëhem shkrimtar. Vizatoja qëkurse kisha mësuar të lexoja dhe të shkruaja. Familja më nxiste: në shtëpi donin që të ndiqja karrierën e Le Corbusier, arkitekt dhe piktor. Po pse atëherë, ndërkohë që studioja në univeristet dhe pasi I isha dedikuar për 15 vite pikturës, vendosa të bëhem shkrimtar?

Para së gjithash, e qartë kjo, për shkak të ndalimeve që Islami ka vendosur mbi artet figurative. Sigurisht, në Republikën moderne laike Turke të Ataturkut, ndalime të këtilla ishin hequr, por shoqëria nuk ishte mësuar akoma që të ndalonte para një kuadri, të dekoronte me të muret e shtëpisë apo të xhamive, dhe aq më pak, ta shfrytëzonte pikturën si mjet komunikimi. Nëse në vitet  ’70, drejt moshës 22 vjeçare, do të kisha këmbëngulur për pikturën, kam frikë se do të isha gjendur i vetëm dhe pa zë në një Stamboll me shtëpi me mure të zhveshur.

Motivi tjetër që shtyu të mos vazhdoj karrierën e piktorit kishte të bënte me përmasat e problemeve politike dhe sociale të vendit tim. Në vitin 1971, ushtarakët bënë një tjetër grusht shteti. Shumë shkrimtarë, gazetarë dhe aktivistë përfunduan në burg. Por më e keqja ishte ndjesia se varfëria dhe ndalimet nuk do të na ndaheshin për një kohë të gjatë.

Kuptova se në vend se të pikturoja dhe të bëja artistin, duke iu përkushtuar shkrimit do të mund t’I luftoja këto të këqija në mënyrë më efikase dhe radikale. Dhe kështu ndodhi që lashë penelin dhe paletën dhe mora në dorë letrën dhe lapsin.

Në 45 vitet që pasuan Turqia u pasurua, por ndalimet dhe zakoni i keq i burgosjes së shkrimtarëve vazhduan të jenë pjesë përbërëse e jetës së vendit. Në fillim të viteve ’70, Çetin Altan, gazetar dhe shkrimtar politik i spikatur në Turqinë e asaj kohe, ndodhej në burg për shkak të ideve të tij. Ishin të shumtë ata që ishin të shqetësuar për të. Sot, 40 vjet pas vdekjes së Altan, që iku nga kjo botë bashkë me brengat e veta, në burg ndodhen dy djemtë e tij: njëri profesor dhe tjetri shkrimtar, të dy gazetarë – fajtorë për të njëjtat ide si të babait të tyre. Çetin Altan ishte edhe deputet në Parlament. Sot, numri i deputetëve të burgosur është nëntë dhe ky numër vetëm rritet. Twitter, Facebook, Skype dhe media të tjera sociale bllokohen për shkak të postimeve që nuk i pëlqejnë qeverisë apo edhe arrestohen autorët e tyre.

Siç thuhet në raportin e Reporterëve Pa Kufij, Turqia ndodhet në vendin e 51-të për lirinë e mendimit dhe të shprehjes: edhe Rusia është në një pozicion më të mirë në këtë renditje. Masat parandaluese të qeverisë aktuale, të vëna në jetë pas grushtit të shtetit të pafat dhe shqetësues të 15 korrikut, muaj pas muaji, nuk bëjnë gjë tjetër veçse e largojnë përherë e më shumë Turqinë nga të qenit një demokraci.

Sot është një ditë e lumtur dhe nuk do të doja kurrsesi t’ju mërzisja me çështje politike. Por gjithsesi nuk mund të bëjë sikur nuk ka ndodhur gjë. Nguëshëllimi im i vetëm është se nuk i kam qëndruar besnik vendimit tim të 40 viteve më parë dhe kam nisur të pikturoj sërish, prej dhjetë vjetësh tashmë. Të mendoj për imazhet dhe të sodis një imazh është një nga gëzimet më të mëdha të jetës sime. Unë e quaj veten një shkrimtar vizual, kur vjen puna për stilin tim letrar. Një jetë e kaluar duke pikturuar është një jetë e lumtur. Jam sinqerisht i bindur se piktorët dhe artistët janë me më shumë fat sesa shkrimtarët. E gjithë jeta ime ka qenë shenjuar nga kontraste dhe referencat, ngjashmëritë dhe diferencat mes shkrimit dhe pikturës. Vëzgimi i një tabloje për mua vlen sa reflektimin: tek unë, një ide e re merr formë fillimisht si imazh, jo si fjalë. Fjala dhe imazhi janë dy elementë të domosdoshëm të mendimit.

Me shkurtime nga: “Corriere della Sera”

Fjala e mbajtur me rastin e marrjes së titullit “Honoris Causa” në Akademinë Brera në Milano

Përkthimi: ResPublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar16 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix16 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix16 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore17 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix17 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar19 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore19 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal19 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix20 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar20 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook