Lidhu me ne

Kryesore

Shërbimet inteligjente të BE: Erdogani planifikoi spastrimet përpara grushtit të shtetit    

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogani e kishte planifikuar që të spastronte çdo zë opozitar në radhët e ushtarakëve që para tentativës për grusht shteti në korrik, – thuhet në një raport të fshehtë të inteligjencës së Bashkimit Evropian. Ky raport nuk përputhet fare me pretendimet e qeverisë turke se pas grushtit të shtetit, pra tentativës për të rrëzuar qeverinë aktuale në Turqi, fshihej Fethullah Gyleni, një klerik i cili jeton në ekzil në Shtetet e Bashkuara. Ndërkohë që Ankaraja po kërkon me ngulm ekstradimin e z. Gylen nga Shtetet e Bashkuara.

erdogannn

Ky raport i përgatitur nga ana e Intcen-it, qendrës inteligjente të BE-së, arrin në përfundimin se grushti i shtetit u përgatit nga disa prej kundërshtarëve të presidentit Erdogan dhe partisë së tij në pushtet, AKP-së.

“Vendimi për të ndërmarrë këtë grusht shteti ka lindur prej frikës se në radhët e ushtarakëve do të niste një tjetër spastrim masiv. Ka shumë gjasa që të jetë organizuar prej një grupi gylenistësh, kemalistësh dhe kundërshtarësh të AKP-së, si dhe një vargu oportunistësh për t’i shpëtuar spastrimeve. Por nuk ka asnjë shenjë që Gyleni vetë të ketë luajtur një rol në këtë përpjekje,” – thuhet në raportin që daton në 24 gusht 2016, i cili është shqyrtuar nga ana e së përditshmes “The Times”.

“Grushti i shtetit ishte veç një katalizues për valën e spastrimeve që pritej të vinte në vijim.”

Ndjekësit e z. Gylen kanë dekada që mund të jenë punësuar në pozicione kyçe brenda policisë, drejtësisë dhe institucioneve të tjera, duke ndërtuar një rrjet, që sipas raportit të qendrës inteligjente, u ka mundësuar atyre që “të kenë ndikim në gjendjen e vendit dhe, natyrisht, të kontrollojnë aktivitetet e presidentit Erdogan dhe qeverisë së tij.”

Mirëpo situata ndryshoi pasi z. Erdogan nisi një valë spastrimesh në radhët e policisë dhe administratës shtetërore në vitin 2014, duke synuar dobësimin e gylenistëve dhe duke vënë në shënjestër, po ashtu, çdo prirje opozitare, siç janë ato të kemalistëve dhe aktivistëve civilë.

Krejt ndryshe nga qëndrimi i Turqisë, e cila pretendon me çdo çmim se ishte z. Gylen që e organizoi grushtin e shtetit, raporti thekson se ndjekësit e këtij të fundit janë shumë të dobët në radhët e ushtrisë turke, e cila, deri në korrik, ka qenë bastioni i fundit i sekularizmit në vend.

“Është e vështirë që Gyleni të ketë pasur mundësinë dhe kapacitetin e nevojshëm për të ndërmarrë diçka të tillë. Gjithashtu, nuk ka asnjë provë nga ana e ushtrisë, e cila e konsideron veten si kështjellën e Turqisë si një vend laik që gylenistët të kenë shfaqur ndonjë prirje për të bashkëpunuar me ta për të rrëzuar presidentin Erdogan. Lëvizja “Gylen” është tejet e shkëputur dhe e distancuar, si prej opozitës shekullare, ashtu edhe prej ushtrisë turke.” – thuhet në raport.

Sipas agjensive evropiane të inteligjencës, grushti ushtarak nisi pas deklaratave se do të kishte një spastrim masiv, të cilat kishin nisur të qarkullonin pak ditë para 15 korrikut. Ky spastrim i pritur i shqetësoi tejmase kundërshtarët e presidentit Erdogan dhe i acaroi ato fraksione të ushtrisë që ishin kundër politikave të Erdoganit përsa i përket ndërhyrjes në Siri dhe ato kundër kurdëve.

Përgjatë procesit të paqes me guerrilasit kurdë nga viti 2013 deri në 2015, ushtria e bëri një sy qorr e një vesh shurdh ndaj separatistëve kurdë, të cilët e përdorën këtë periudhë për të mbledhur një stok të mirë armatimesh, të cilat do të përdoreshin kundër ushtrisë kur konflikti të rihapej. Figura të larta të ushtrisë ishin krejtësisht kundër kërkesave të presidentit Erdogan për operacione tokësore në Siri, të cilat filluan në muajin gusht, vetëm pak ditë pas spastrimeve të post-puçit.

“Grupi gylenist i oficerëve në forcat e armatosura gjendej nën trysninë për të marrë pjesë ose në jo në grushtin e shtetit përballë valës së largimit nga detyra që do të vinte pak kohë më pas,” – nënvizohet në këtë raport.

“Grushti i shtetit u mbështet edhe nga shekullaristët kemalistë dhe disa segmente brenda ushtrisë ishin fare të pakënaqura me vendimet e qeverisë përsa i përket PKK-së kurde dhe krizës në Siri.”

“Erdogani vetëm sa e përdori, sepse qe i dobishëm për të, këtë grusht shteti dhe shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për të nisur një fushatë masive represioni kundër çdo zëri kundërshtar ndaj establishmentit të partisë së themeluar prej tij,” – e përfundon analizën e tij ky raport, i cili daton plot pesë muaj më parë. “Vala e madhe e arrestimeve kishte kohë që ishte hartuar.”

The Times/Panorama

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix9 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore13 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar13 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix13 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar13 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar13 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix1 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix1 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix1 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix1 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook