Lidhu me ne

Aktualitet

Zero lidhje me Soros, shpifje te fabrikara nga indivde te sponsorizuar nga qeveria!

Ervin-Salianji-1-e1455307103524-847x477Nga – Ervin Salianjit

Të nderuar drejtues të Gazetës Standard, për shkak të respektit që gëzoj për gazetën tuaj dhe misionin e saj opozitar, veçanërisht në këto kohë të vështira të lirisë së medias dhe shprehjes në Shqipëri, por më shumë akoma në respekt të lexuesit kryesisht opozitar i cili ndjek gazetën tuaj, e shoh me vend që shpifjet qarkulluese apo baltën e hedhur dhe ricikluar nga makineria e propagandës së qeverisë, që fatkeqësisht gjen publikim në gazetën tuaj, mbi gjoja “lidhjet” e mia me George Sorros; ti deklaroj jo vetëm të pavërteta por ti mendoj edhe të sponsorizuara nga segmentë pro qeverisë, qofshin këta edhe të ashtuquajtur “sorrosistë”. Kjo strategji ka vetëm një qëllim të, barazojë opozitën me qeverinë!

Për shkak të funksionit që ushtroj në Partinë Demokratike, funksion i cili imponon qartësinë dhe transparencën e misionit publik edhe sa i përket figurës dhe personalitetit të atij që e mbart; deklaroj në përgjegjësinë time të plotë që nuk kam pasur dhe as kam asnjë lidhje me George Sorros. Lidhjet e mia me cdo fondacion apo cdo strukture te tij jane zero dhe zero. E shoh me vend të mos lejoj asnjë paqartësi mbi këtë makineri intrigash të cilat tentojnë të njësojnë të keqen e qeverisë me opozitën, me qëllimin e vetëm dëmtimin e opozitarizmit. Kjo baltosje shkon në favor vetëm të qeverisë, realitet të cilin si opozitë përpiqemi pa reshtur ta ndalim.

Po ashtu në shkrimet tuaja ka gabime të rënda të arsyetimit ku lidhjet dhe njohjet përdoren si “urë” e legjitimimit të skenarëve të shpifjeve në atë shkrim. Kështu duke qenë se në shkrimin tuaj përmendni individë si Henri Çili, i cili ka shpallur haptazi qëndrimet e tij pro qeverisë, dhe që po ashtu ka lidhje shumë të gjata me gazetën tuaj duke qene ish drejtor i kesaj gazete, shfaqet fare e qartë nga po te perdor te njejten logjike që përdorini ju në shkrim se ju ka sponsorizuar ju, pikërisht për të barazuar opozitën me qeverinë. Skenar qe une nuk e besoj por arsyetimi logjik qe perdorni ju eshte i njejte. Në rast se Sorros do ta kishte “kapur” opozitën apo “kapur” mua personalisht siç tenton artikulli juaj, unë nuk do të isha në Partinë Demokratike dhe të bëja çdo betejë opozitare në vitet e vështira të opozitës pa asnjë ndalesë dhe tërheqje.

Duke mos e besuar apriori që ju jeni një nga gazetat e sponsorizuara, por duke gjykuar që keni rënë në “kurthin” tashmë viral të veglave të qeverisë që përpiqen të godasin opozitën me shpresën se do të mbulojnë sadopak rrënimin e kësaj qeverisje, është dhe mbetet në detyrën dhe misionin tuaj të pasqyroni të vërtetën dhe veçse të vërtetën. Sërish dhe vetëm në respekt të misionit tuaj ju drejtohem me kërkesën në vijim, duke ju dhënë mundësinë që nëpërmjet reagimit tuaj siç duhet dhe siç ju takon, ti shërbeni opinionit publik dhe shqiptarëve.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske11 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore11 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook