Lidhu me ne

Aktualitet

Mediat e kazanit dhe Shqipëria në kazanin e mediave të huaja

Mediat e kazanit dhe Shqipëria në kazanin e mediave të huaja

Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Saimir Tahiri, i ka kërkuar gazetës italiane “La Repubblica” që të përgënjeshtrojë lajmin e saj për praninë e ISIS në vendin tonë.

Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ndodh, duke cënuar imazhin e Shqipërisë në sytë e lexuesit tuaj, por shpresoj shumë të jetë e fundit…Nga Republika e Shqipërisë, gjatë dy viteve 2015 dhe 2016 nuk ka pasur asnjë shtetas shqiptar që të jetë larguar për në vendet e konflikteve fetare në Siri apo gjetkë, në cilësinë e “foreign fighter”.

Pra Shqipëria është ndoshta i vetmi vend që ka arritur të çojë në zero numrin e shtetasve që largohen si “luftëtarë të huaj”, saktëson ministri, teksa nënvizon se do kishte qenë profesionale dhe raportim i të vërtetës nëse përpara publikimit gazetarët të kontaktonin autoritetet zyrtare shtetërore të Shqipërisë.

Ministri ndodhet para një situate paradoksale: dy vitet e fundit mediat e njohura ndërkombëtare kanë mbushur faqet e tyre me shkrime negative për Shqipërinë, ku përherë rreziku i terrorizmit ka qenë temë e preferuar dhe asnjëherë e dokumentuar(http://www.respublica.al/2016/01/17/negativi-i-shqip%C3%ABris%C3%AB-n%C3…). Nga ana tjetër qeveria shqiptare që ndodhet nën këtë sulm vërtet të pamerituar shpenzon para që të rregullojë imazhin po në këto media. Të kujtojmë këtu atë 300 mijë dollarëshin për revistën “The Economist” që shkoi për përmirësim imazhi i cili imazh nuk shërbeu për asgjë pasi Shqipëria është aty ku ishte.

Ky rast shërben për të zbuluar edhe kompleksin e inferioritetit që tradhëtohet lehtësisht, por edhe nevojën e qeveritarëve për të mbrojtur politika të caktuara pas shkrimeve që shfaqen në media të huaja. P.sh për planin e ri urbanisitik të Tiranës ka shumë debate së fundmi dhe kjo mund të kuptohet kur aty ka dorë edhe një njeri si Erjon Veliaj. Por kryeministri shqiptar nuk mungon që të “argumentojë” vlerën e planit përmes faksimileve të shkrimeve të gazetës “Corriere della Sera” dhe t’i varë ato si puna e rrobave të lagura në murin e Facebook-ut.

Ishte kjo gazetë që para disa kohësh u “padit” nga ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli për mashtrim. Kodheli kërkoi përgënjeshtrim, por ai nuk erdhi. U publikua vetëm kërkesa e Kodhelit për të përgënjeshtruar. Për më tepër që në rastin e planit të Tiranës ka një hollësi: ai ka për autor Stefano Boerin që shfaqet jo rrallë me shkrime në gazetën në fjalë.

E ndërkohë që qeveritarët e shohin me përçmim median shqip dhe kanë bërë të vetën epitetin “media kazani” duket se ndihen rehat kur media e huaj i hedh ata në kazan bashkë me Shqipërinë që duket se e përçmojnë jo pak përderisa e shohin ngahera si vend për të cilin mund të shkruash çdo gjë. /Respublica.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal12 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske12 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore12 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook