Lidhu me ne

Temporal

1 milionë dollarët e Alfred Pezës

Nga Çapajev Gjokutaj/1 milionë dollarët e Alfred Pezës dhe pushteti i katërt si përrallë me mbret

Nga Çapajev Gjokutaj/1 milionë dollarët e Alfred Pezës dhe pushteti i katërt si përrallë me mbret

Gruaja e Alfred Pezës ka blerë aksione në vlerën 1 milionë dollarë. Deputeti thotë ‘i blemë me kursimet tona’. Për vite me radhë ka drejtuar media dhe emisione me emër.

Edhe të dhëna nga Open Albanian Data, thonë se paga e Pezës gjatë atyre viteve mund të arrijë shifra të tilla. Edhe unë jam i prirur të mendoj kështu. Por ka diçka tjetër, shoqërisht shumë më e rëndësishme, që po kalon thujse në heshtje.

Thuhet se fitimet e mediave që ka drejtuar Peza, vështirë se kalojnë pagën që ai ka marrë. E njëjta gjë ngjan të jetë e vërtetë edhe për pagat e disa drejtuesve të mediave sot e kësaj dite. Në një ekonomi tregu kjo tingëllon absurde dhe mban erë.

Megjithatë fabula është ‘logjike’: Thuajse gjithë mediat tona nuk mbijetojnë me të ardhura nga tregu mediatik. Pronarët e tyre, njëkohësisht drejtues biznesesh, marrin fonde nga bizneset e tjera dhe i hedhin për gazetën a televizionin.

Jo për iluminizëm, por për të mbrojtur bizneset, për t’i rritur e shumuar. Me kulaç e me kërbaç: herë duke bërë hosana për pushtetarët dhe herë duke u bërë shantazh për tendera e konçesione.

Pjesë të konsuderueshme të fondeve që hidhen për mediat kanë shkuar e shkojnë për drejtuesit. Rrogat e gazetarëve të thjeshtë janë për të qarë hallin. Mëditës.

Parë kështu, duket se drejtuesit e mediave nuk shpërblehen, por blihen. Parapaguhen që të bëjnë kamikazin moral. Në këto kushte, të flasësh për pushtet të katërt është si të tregosh përralla me mbret.

Një amalgamë e përbërë nga të korruptuar: deputetë, pushtetarë, gjykatës, biznesmenë dhe drejtues mediash po asfikson zemerekun e demokracisë: ndarjen dhe pavarësinë e pushteteve.

( Nga cikli ‘Selanik e tatëpjetë’)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix29 minuta më herët

Angelina Jolie flet për vajzën e saj Shiloh: “E urren famën”!

Kanë kaluar disa muaj nga lajmi i fundit në media për Angelina Jolie. Ishte në fund të vitit të kaluar...

Mix2 orë më herët

A po ndikon shëndeti mendor i Justin Bieber në martesën e tij?

Modelja ka bërë një postim duke e shoqëruar me një mesazh të veçantë që ka rrëmbyer vëmendjen e fansave. “Unë...

Mix2 orë më herët

Rrjeti mendon se edhe varësja e Kendrick Lamar në Super Bowl ishte diss për Drake

Në performancën e tij në Super Bowl LIX më 9 shkurt 2025, Kendrick Lamar duket se ka dërguar disa mesazhe...

Mix2 orë më herët

Gigi Hadid ndan foto të ëmbla me vajzën e saj Khai

Supermodelja Gigi Hadid ka ndarë në Instagram disa momente të bukura me vajzën e saj 4-vjeçare, Khai, por pa e...

Radar3 orë më herët

Donald Trump: Ukraina një ditë mund të bëhet ruse

Presidenti amerikan Donald Trump la të hapur mundësinë që Ukraina një mund të bëhet ruse. Në një intervistë për Fox...

Radar3 orë më herët

SPAK: 860 mijë euro blerje bizhuterish online

Në deklaratën e sotme të SPAK evidentohet edhe një akuzë për Ajola Xoxen që është si më poshtë:  Po kështu, ky qëllim...

Mix3 orë më herët

Elon Musk sfidon Sam Altman, ofertë 97.4 miliardë dollarë për t’i blerë OpenAI

Një grup investitorësh të udhëhequr nga Elon Musk ka bërë një ofertë prej 97.4 miliardë dollarësh për të blerë asetet...

Kryesore3 orë më herët

Edi Rama: Ka vetëm 2 rrugë për të më larguar mua nga politika!

Edi Rama Duke vënë theksin te “prezumimi i pafajësisë” dhe fakti se “Tiranës iu hoq kryetari pa proces gjyqësor”, kryeministri Edi...

Mix3 orë më herët

Richard Gere vendos të largohet përgjithmonë nga Amerika, arsyeja: Donald Trump

Aktori i njohur Richard Gere është zhvendosur përgjithmonë në Madrid dhe arsyeja nuk është tjetër veçse… Donald Trump. Aktori hollivudian...

Radar3 orë më herët

Klea Huta në krah të Veliajt: Forca lali, ti e bëre Tiranën vend më të mirë!

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Klea Huta shpreh mbështetjen ndaj kryebashkiakut, duke theksuar se ky i fundit e ka...

Facebook