Lidhu me ne

Kryesore

Zheji-Cili-Bushati, çfarë ka në kutinë e sherrit?

ciliiiii

Nga miq në bashkëpunëtorë në armiq dhe “të panjohur” që vjellin vrer me karakter personal ndaj njëri-tjetrin në një llavë kërcënimesh, që shkon deri në hapje kutish. Kjo është Saga 2, vazhdimi i Saga 1 i asaj që njihet si seriali Çili-Zheji-Bushati, personazhe të njohur të medies të cilët po përplasen fort me njëri-tjetrin, parimisht, ideologjikisht por edhe personalisht, ku sebepi është bërë shkarkimi nga posti i drejtorit të medieve “Mapo” i z. Alfred Lela, por që në thelb yshtësi i sherrnajës duket se është bërë kryeministri Rama që po përpiqet në këtë fund mandati të rrotullojë mediat e “pakapura” në orbitën e tij.
Në Sagën 1 Çili-Zheji-Bushati që filloi në mesin e tetorit e kaluar, sebepi ishte po i njëjtë.
Çili, dikur bashkëpunëtor i ngushtë i së djathtës që thoshte Berisha e meriton një mandat të tretë, kësi here doli e tha që ”Rama është një reformator i madh që e meriton një mandat të dytë”.
Ky konstatim nuk i pëlqeu aspak Zhejit që shpejt e shpejt pa u tharë boja e shkrimit të Çilit për Ramën Reformator, i shkruan mikut dhe ish-shefit të tij në mediat “Mapot”
Sipas Zhejit, Çili është “si mjaft biznesmenë të tjerë, që mbas rrëzimit të zhurmshëm elektoral të PD në vitin 2013, hodhën me nxitim ura afrimi me Qeverinë e re dhe iu gëzuan “mikpritjes” së kryeministrit të ri. Nëse biznesmenët e tjerë të fushës së mediave, kanë vënë në shërbim të Ramës, televizionet apo mediat e tyre, Henri bën një përjashtim cilësor. Përveç asaj që bëjnë sipërmarrësit e tjerë, që lëpihen edhe më shumë se ay, në dyert e qeveritarëve të rinj, Çili, shkruan vetë, duke çndryshkur pa sukses, penën e tij prej ish gazetari të mirë…Dhe ashtu si e ka zakon, del një hap përpara, në “guximin” promovues të kryeministrit të radhës, kësaj radhe të Ramës”, shkruan Zheji në faqen e tij.
Debate që shpejt kaluan nga parimet e shenjta të medias së pakapur te rrogat milionere të njëri-tjetrit.
Ndërsa Çili e konsideronte Bushatin një moralist pa vepra dhe një individ që nuk posedon asnjë specialitet.
Kur dukej se Çili-Zheji-Bushati do të mbyllej në episodin e parë, ndërrimi i viteve i ktheu edhe njëherë në qendër të vëmendjes në atë që tanimë njihet si Saga 2 Çili-Zheji-Bushati. Ku sebepi Lela ka kaluar në plan të dytë.

Zheji e kërcënon Çilin se do ti hapë kutinë. Por për çfarë kutie bëhet fjalë dhe çfarë përmban kutia brenda? Dhe a do jetë aq tronditëse kjo kuti sa Çili ta marrë në konsideratë heshtjen? Këtë se dimë. As nuk e dimë nëse Zheji do ta hapë këtë kuti që thotë se e ka ai.
“Henry i dashur, të them vetëm një fjalë të shkurtër dhe paralajmëruese: Mos gënje dhe mos mendo rrejshëm se qetësia ime filozofike e deri djeshme, do të më ndalojë të hap kutinë e thellë të sekreteve të tua, të cilën etika nuk ma lejon ende.
Debati ynë nuk ka qenë menaxherial, por thjesht dhe pastër i natyrës editoriale. Interesat e tua e donin që Rama dhe mbështetja që more nga Reforma në Arsim, direkt prej tij, të shpërbleheshin. Të kam ulur unë për drekë me Ramën disa muaj përpara zgjedhjeve 2013, për të të hequr nga lista e hakmarrjes së tij të nesërme. Ti e di shumë mirë se çfarë lobimi dhe beteje kam bërë për ty në rastin e Doktoraturave…Por ti ke lindur ambicioz dhe i pangopur. Kërkesa jote editoriale, për të qenë pjesë e hymnizimit të Ramës dhe demonizimit të të gjithë të tjerëve, ishte për mua e papranueshme. Sepse kam ca kode, që ti nuk i njeh dhe nëse merr dijeni, i refuzon, në emër të parasë…

Henry, për sot e lemë me kaq, mos u zhyt më thellë në kënetën e përfoljes dhe ruaju nga paniku. Kjo dhe është këshilla ime e fundit, përpara se sa të harroj “mikun” Çili dhe të merrem me të panjohurin Henry!
Kësht i shkruan Zheji-Çilit. Ndërsa Çili i kthen reston.
“….Jo vetëm që nuk ka asnjë kontekst të përfundimit të kontratës të zotit Zheji prej linjës editoriale, por ka një kontekst të interesit personal të Artur Zhejit në lidhje me kryeministrin aktual. Është interesi i tij për t’u zgjedhur drejtori RTSh-së dhe në momentin që kjo nuk u realizua kemi sot një Zheji nga një avokat i mazhorancës Rama-Meta në një prokuror të kryeministrit Edi Rama, çka është e drejtë e tij, siç është e drejta ime të them se e vetmja herë që kam folur me Edi Ramën për Artur Zhejin është lobimi im për Zhejin si drejtor i RTSh-së dhe e vetmja fjali që kam dëgjuar nga kryeministri Rama është: e kam parim, nuk e kthej asnjë njeri dy herë në të njëjtën detyrë.
Në këtë debat futet në lojë edhe Bushati që shkon edhe me tej që e etiketon Çilin si një lëpirës të madh të pushtetit….
“Të përçmosh Henri Çilin si model, nuk do të thotë të përçmosh fshatarin që ishte i aftë të ndryshonte dhe emrin për të pasur sukses dhe pasuri në qytet, ashtu sikurse kërkon të vetë viktimizohet ai. Të kesh neveri për modelin e tij do të thotë të përçmosh ata që shërbyen si zagarë të gardistëve në 21 janar, që u sollën si bandë vjedhësish votash pak muaj më pas, që i’u lëpinë Berishës e Bashës deri në qershor 2013 dhe që tani brohorasin për fitoren e Ramës në 2017 si një reformator i madh”, shkruan Bushati.
Pas gjithë kësaj rezymeje mbetet për tu parë se deri ku do të shkojë hapja e kutisë midis Çilit-Zhejit dhe tashmë Bushatit. Do kemi një Saga 3 deri në afrimin e zgjedhjeve dhe sa parimor është ky debat midis personazheve të njohur të medias. Ku fillon e drejta e Çilit dhe ku ajo e Zhejit dhe e Bushatit në këtë debat?

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore2 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar2 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix2 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar2 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar2 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix3 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix3 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix3 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix3 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook