Lidhu me ne

Kryesore

ISP, Rama e Berisha dominojnë seancat, 32 deputetë të “të heshtur” për 4 muaj

ISP, Rama e Berisha dominojnë seancat, 32 deputetë të “të heshtur” për 4 muaj

Në monitorimin e Kuvendit nga Instituti i Studimeve Politike rezulton se gjatë 16 seancave parlamentare të sesionit të vjeshtës (shtator – dhjetor 2016) dominues në fjalime janë politikanët kryesorë të partive politike. Ndryshe nga sesioni i pranverës gjatë të cilit ish kryeministri Berisha kishte shumë më tepër diskutime sesa kryeministri aktual Rama, në sesionin e vjeshtës kryeministri Rama është dominues me diskutim në 14 seanca parlamentare ose në 88% të seancave. Pas tij në vendin e dytë është Berisha me 13 seanca ose 81%, ndjekur nga Asllan Dogjani dhe Astrit Patozi me nga 12 fjalime/ndërhyrje ose 75%.

Në vendin e pestë është Ben Blushi, drejtuesi i LIBRA me 11 fjalime ose 69%, pasuar nga Josefina Topalli me 10 fjalime.  Deputeti socvialist Erion Bracë është i dyti nga PS në listën e 8 emrave më me shumë diskutime, me 9 fjalime ose 56%, aq sa kolegu i tij Taulant Balla, si dhe dy deputetët e PD Jorida Tabaku dhe Myqerem Tafaj. Më pas me nga 8 fjalime janë katër deputetë: Vokshi e Boci (PD), Bushati (PS) dhe Hafizi (LIBRA). Në listën e 20 deputetëve më me shumë fjalime gjatë sesionit të dytë parlamentar 2016 bëjnë pjesë edhe pesë deputetë të PD (Bode, Bumci, Çupi, Hajdarmata, Noka) si dhe Doda (PDIU).

Siç shihet nga tabela, në 20 deputetët më me shumë fjalime PS ka vetëm 4 deputetë, PDIU ka 1 deputet, LIBRA ka 2 deputetë dhe PD shifër rekord me 13 deputetë. Në terma teknikë të debatit parlamentar duket se opozita ka qenë të paktën 3 herë më aktive në debate parlamentare sesa mazhoranca, por në terma politikë dhe sasiorë përfundimet janë të tjera. Nga PS janë angazhuar disa prej ministrave kryesorë në gjysmën e seancave, dhe se një pjesë e diskutimeve të ardhura nga deputetët e opozitës kanë qenë replika, fjalime moment ose ndërhyrje me problematika teknike, – gjë që flet për bilanc të balancuar përfaqësimi.

Nga kontaktet me deputetët e karrierës në partitë politike, të cilët nuk janë pjesë e kësaj liste prej 20 deputetësh, mosangazhimi i tyre i rregullt në fjalime shpjegohet me faktin se shumica e tyre janë detyruar nga kryesia e grupit parlamentar të japin dorëheqje nga fjalimet, për shkak të situatës që krijohet në replikat e vazhdueshme midis kryeministrit dhe ish kryeministrit. Ky argument jepet nga dy palët kryesore politike, çfarë tregon se séance e të enjtes në parlament mbetet dominuese nga fjalimet dhe replikat midis kryeministrit dhe ish kryeministrit, dhe se drejtimi i fjalës së tyre përcakton de facto edhe ecurinë e debatit dhe bilancin e punës së parlamentit në funksionin e tij kushtetues si përfaqësues i shqetësimit dhe interesave të qytetarëve.

Tabela e dytë paraqet diskutimet e deputetëve nga 1 në 6 fjalime, pra me prani dhe aktivitet gati simbolik në parlament. Aty bëjnë pjesë figura të njohura të politikës nga secila nga partitë politike. Interesant është fakti se edhe kryetarët e grupeve parlamentare, në përgjithësi kanë shumë pak fjalime parlamentare, dhe se e njëjta vlen edhe për kryetarin e nënkryetarët e Kuvendit, të cilat për shkak të rolit teknik në moderimin e seancave nuk mund të llogariten si deputet aktiv në debat. Siç shihet nga tabela, vetëm 2 nga 20 deputetët më me shumë fjalime janë edhe kryetarë të komisioneve të përhershme parlamentare, pra jo të gjithë drejtuesit e komisioneve janë po kaq aktiv në debatet politike dhe legjislative në parlament, – një bilanc kritik për aftësinë e tyre drejtuese.

Gjithashtu me domethënie është fakti se deputetët më me shumë angazhime në fjalime parlamentare, në përgjithësi, kanë koeficient zero në angazhimet në debatet në komisionet parlamentare. Arsyeja? Janë dy shpjegime: e para, disa prej tyre janë të aftë të bëjnë fjalime, por nuk janë të aftë të prodhojnë ligje. E dyta, seanca parlamentare ka shikueshmëri të lartë televizive dhe vëmendje maksimale nga publiku, ndaj investimi i tyre fokusohet këtu, kurse komisionet janë natyrë teknike dhe të mbyllur, ndaj prej tyre është e vështirë të prodhohen lajme në media.

Së fundi, tabela përmban edhe 32 deputetët që nuk kanë folur në asnjë nga seancat parlamentare të sesionit të vjeshtës (shtator-dhjetor 2016). Me përjashtim të ndonjë deputeti me probleme shëndetësore (BF) apo që ka pasur fatkeqësi familjare apo që është në proces gjykimi gjyqësor, lista e të heshturve paraqet një kontrast të thellë: ka midis tyre figura politike me përvojë të gjatë dhe me njohje të gjerë publike, (Dokle, Ruli, Cani, Selami, Tavo, Kryemadhi, Toçi, Shkreli, etj), dhe ka deputetë të cilët mbeten anonim ende për publikun dhe bilanc formal përfaqësimi (Duzha, Shehu, Troplini, Derveni, Xhindi, Çela, Ferracaku, Prenga, Xhakolli, etj).

Instituti i Studimeve Politike do të vijojë publimet të raportit monitorues të parlamentit, – punën e parlamentit gjatë gjithë vitit 2016, raportet gjinore në përfaqësim dhe diskutime, deputetët më aktiv dhe më pasiv në komisione, rolin dhe të dhënat mbi komisionet parlamentare dhe komisionet e posaçme në vite, etj. Projekti i ISP për vitin 2016 është realizuar nga ekipi i ISP (Afrim Krasniqi, Iris Shima, Adela Xhafa dhe Brunilda Brati). Gjatë vitit 2017 projekti monitorues do jetë i vazhdueshëm dhe është i mbështetur nga Fondacioni politik gjerman FES.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook