Lidhu me ne

Aktualitet

“Interesi numri një i Shqipërisë në Greqi janë emigrantët”

Koço Kokëdhima ka qenë i ftuar në emisionin “Zululand” në “TemaTv”. Ai është pyetur për një sërë çështjesh, mes të cilave edhe marrëdhëniet me Greqinë dhe politika e jashtme e Shqipërisë nën drejtimin e Edi Ramës. Kokëdhima ka shprehur vlerësime maksimale për emigrantët shqiptarë në tërësi, duke i quajtur emigrantët në Greqi, “pjesa më e mirë e shqiptarëve”. Kjo pasi sipas tij, ata kanë qenë për një kohë të gjatë kontribuues të ekonomisë, kanë përballuar sakrifica të mëdha dhe diskriminim, por edhe janë ndjerë të lënë pas dore nga shteti i tyre.

Në këtë kuadër, Kokëdhima ka shprehur rezerva për politikën e jashtme të Ramës, duke theksuar se “unë jam për një politikë pa retorikë. Për një politikë të jashtme që nuk flet, por bën punë dhe flet përmes punës”. I pyetur nëse çështjet që ekzistojnë me Greqinë duhen hapur, Kokëdhima ka theksuar se “emigrantët shqiptarë në Greqi janë interesi numri një i Shqipërisë me këtë vend”. Sipas tij çështjet e mbetura pezull, si ligji i luftës duhen trajtuar me kujdes dhe pa rënduar marrëdhniet që janë shumë të rëndësishme.

Nuk është e nevojshme t’i hedhim benzinë zjarrit. Kemi mundësinë që marrëdhëniet me Greqinë t’i trajtojmë në mënyrë diplomatike përmes BE-së”, tha ish-deputeti socialist.

Ai ka vlerësuar rolin e Edi Ramës në miratimin e reformës territoriale, sidomos për ndarjen administrative në zonën e Himarës, pasi sipas tij, kryeministri shqiptar përballoi presione shumë të forta nga qarqe të caktuara në Greqi.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore5 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar5 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix9 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix9 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix9 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet9 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal9 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske10 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore10 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook