Lidhu me ne

Kryesore

Akuzat e Rusisë për vrasjen e ambasadorit, Erdogan ndalon çdo lajm

 

Orientalisti i njohur dhe kryetari i Institutit Rus për Lindjen e Mesme, Jevgenij Satanovski, i intervistuar dje në programin “Dy deri në pesë” të radios “Vesti” në Rusi ka dhënë një varg deklaratash interesante lidhur me vrasjen e ambasadorit rus, Karlov, në Ankara.

ambasadori rus

I pyetur për mendimet dhe analizën e tij lidhur me këtë sulm ndaj Rusisë, z. Satanovski është shprehur se me ç’po shohim, atentatori, Mevlut Mert Alltuntash po del se ka qenë pjesë e Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim në Turqi, e cila drejton vendin që prej vitit 2002. “Deklaratat e Turqisë, sidomos ato të kryetarit të bashkisë së Ankarasë, Melih Gokçek, nuk janë veçse përralla për t’ua treguar gjysheve në mbrëmje, sepse fëmijët nuk i besojnë,” – është shprehur ai, duke ironizuar qëndrimin e mbajtur nga shumë zyrtarë të lartë turq.

A do të ndikojë ky akt në marrëdhëniet e brishta dhe të saporregulluara disi mes Turqisë dhe Rusisë, specialisti rus për çështjet e Lidhjes së Mesme i është shprehur se për të ky rezulton të jetë një akt i kryer jo nga ana e turqve, por nëse del e kundërta atëherë “po, marrëdhëniet ndikohen, madje shumë rëndë,” – ka thënë ai.

Një tjetër specialist, turkologu dhe njëherazi drejtori i Qendrës Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomacisë Publike, Vladimir Avatkovi, i intervistuar nga gazeta “Euro Asia Daily”, është shprehur se “të thuash se Alltuntashi ishte pjesë e lëvizjes “Gylen” është e palogjikshme. Së pari, nëse do të dihej kaq mirë që ka qenë pjesë e lëvizjes, ky njeri do të ishte larguar menjëherë, pa as më të voglën mëdyshme, nga detyra pas tentativës për grusht shteti në 15 korrik. ”

Ndërkohë, kryetari i një prej partive kryesore opozitare në Rusi, siç është Partia Bolshevike Kombëtare, Edvard Limonovi, është shprehur se ky nuk është fare “provokim”, siç e ka cilësuar presidenti ynë.

“Ne e dimë shumë mirë që Halepi ka qenë një nga qytetet më të veçanta osmane dhe Turqia e ka dashur gjithnjë atë qytet. Nuk është sekret që në 16 dhjetor në Halep u kapën plot 61 oficerë të lartë të NATO-s, mes të cilëve kishte edhe turq. Kjo është një hakmarrje; atentatori bërtiti për Halepin, ngase e dinte që do të vdiste për disa minuta,” – ka qenë qëndrimi i tij, i cili është ashpërsuar ndjeshëm në fund të intervistës me gazetarin e njohur rus, Ivan Zuev.

“Erdogani është një aleat gënjeshtar. Në thelb, nga ana e tyre marrëdhëniet nuk janë përmirësuar asnjëherë. Gjithçka është dukur si përmirësim vetëm sajë naivitetit tonë. Rusia duhet të shkëpusë menjëherë marrëdhëniet dhe të largojë ambasadorin turk nga Rusia.

Ndërkohë që në shtypin rus ka nisur një diskutim i gjerë dhe i nxehtë lidhur me këtë ngjarje, edhe në Turqi, ato pak gazeta të mbetura që bartin frymë opozitare nuk kanë ndenjur të heshtura, si duke i dhënë jehonë debatit në Rusi, si duke publikuar të dhëna interesante për lidhjet e dyshimta që atentatori ka pasur me grupime ekstremiste dhe partinë që qeveris në vend.

Si babai, si shumë shokë të afërt të atentatorit tregojnë se ai kishte nisur të shoqërohej dhe të jetonte me persona të përfshirë në grupime që sot cilësohen si celula parapërgatitore për El-Nusran.

Fare papritur, dje qeveria turke ka marrë vendim të menjëhershëm për ndalimin e transmetimit të lajmeve lidhur me vrasjen e ambasadorit rus javën e shkuar, duke qenë se kjo mund të ndikojë negativisht hetimet që janë në proces e sipër.

Disa lidhje të përmbledhjes janë këto:

http://m.abcgazetesi.com/rus-ucagini-gulen-dusurdu-karlovu-gulen-vurdu-bu-hikayeleri-ninenize-anlatin-38282h.htm

http://aktifhaber.com/m/dunya/rus-ucagini-gulen-dusurdu-karlovu-gulen-vurdu-bu-hikayeleri-ninenize-anlatin-h87397.html

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Mix3 ditë më herët

Studimi: Depresioni kalon nëpërmjet stomakut

Sipas një studimi, njerëzit depresivë hanë ndryshe nga ata të shëndetshëm. Kjo njohuri mund të japë impulse për forma të...

Mix3 ditë më herët

Vakti i mëngjesit: Ja gabimet që “sabotojnë” rënien në peshë

1. E anashkaloni plotësisht mëngjesin Ndërsa disa studime raportojnë se anashkalimi i mëngjesit mund të çojë në marrje pak më...

Radar3 ditë më herët

“Vula e PD do kalojë në Strasburg”, Basha flet edhe për zgjedhjet e 11 majit

Lulzim Basha i kooalicionit Demokratët Eurotlantik ka folur lidhur me listat, koalicionet dhe 11 majin e zgjedhjeve parlamentare që na...

Kritike3 ditë më herët

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Shkruar nga Spartak Ngjela Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të...

Mix3 ditë më herët

Horoskopi ditor, nuk do të mungojë dashuria dhe pasioni

Dashi Gjatë kësaj dite nuk do të mungojnë kënaqësitë për shumë çifte. Dikush do të kurorëzojë një ëndërr dashurie, ndërsa...

Mix3 ditë më herët

9 vite me Danny Fujikawa, por Hate Hudson refuzon të martohet! Ja pse?!

Kate Hudson gjatë paraqitjes së saj në “The Dreë Barrymore Show” ka pranuar se edhe pse ka 9 vite me...

Mix3 ditë më herët

Shtëpia prej 5 milionë dollarësh ku Meghan Markle filmoi serialin e saj: Pse s’zgjodhi rezidencën e saj?

Prona luksoze në Kaliforni ku Meghan Markle xhiroi serialin e saj të ri të Netflix “With love, Meghan” është bërë...

Mix3 ditë më herët

Celine Dion e ftuara speciale në ”Eurovision Song Contest 2025”?

Organizatorët e Eurovision Song Contest (ESC) shpresojnë të mirëpresin këngëtaren dhe ish-fituesen Céline Dion si një mysafire speciale në finalen...

Kryesore3 ditë më herët

Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?!

Koment nga ARDIT HAXHIJA Kur do i mbyllë Rama, bigbrother, përputhen apo ishulli tundimeve?! Edi Rama po përpiqet ta shesë...

Facebook