Lidhu me ne

Kryesore

Projekti: Ja si do jetë Tirana në vitin 2030

Bashkia prezanton Planin e Përgjithshëm Vendor, Veliaj: Projektojmë Tiranën europiane

Bashkia e Tiranës prezantoi draftin final të planit urbanistik, të cilin e diskutoi sot me të gjithë këshilltarët bashkiakë përpara se të kalojë për miratim në mbledhjen e Këshillit Bashkiak në 29 dhjetor.

Në fjalën përshëndetëse, kryebashkiaku Veliaj tha se Tirana e viteve të ardhshme sipas këtij plani do të jetë ajo e një kryeqyteti modern europian.

“Ky është një qytet që ngrihet në këmbë dhe që është elastk. Pavarësisht situatave që kanë ndodhur, besoj që viti i fundit ka qenë  një vit që Tirana është ringritur. Është larg ambicies tonë, por megjithatë shpresoj që ky plan me gjithë amendimet që ne mund të bëjmë dhe me të gjithë shtesat, kur ky plan të hyjë në fuqi, do të fillojë të realizohet ambicia jonë për një qytet europian. Minimalisht secili prej nesh, nëse ishte Kryetari i Bashkisë, anëtar i  Këshillit Bashkiak, të ketë mundësi të thotë që sa isha unë në atë detyrë, dhashë kontributin tim maksimal për një Tiranë shumë më dinjitoze sesa ajo që gjetëm”, tha Veliaj.

Ai shtoi se është bërë një punë e jashtëzakonshme me këtë projekt i cili merr parasysh të gjitha zhvillimet demografike që ka pësuar dhe që pritet të pësojë kryeqyteti në të ardhmen.

“Vetëm ndryshimi demografik dhe gjeografik i Tiranës, qoftë si shtesë 30 % e popullsisë apo si rritje 25 herë e territorit, nënkupton që një pjesë nuk mund të vlejë për të tërën dhe Tirana urbane që ne kemi sot nuk vlen për të tërën. Ne kishim nevojë absolute për një plan të ri. Jo vetëm kaq. Plani i kaluar parashikonte një Tiranë të ngjeshur nga ana urbane që në 15-20 vitet e ardhshme parashikonte 4.5 milionë banorë. Kjo ne na u duk pak e paarsyeshme. Nuk mund të kemi një Shqipëri e gjysmë vetëm në Tiranë. Nuk i paragjykoj fare motivet, por besoj që i kemi dhënë planit një masë pak më njerëzore duke parashikuar një Tiranë që në vitin 2030 ka 1.5, 1.6 milionë banorë pra rreth 1/3 e popullsisë së Shqipërisë, por jo diçka jorealiste. Besoj që plani ka përmasa më njerëzore.

Sigurisht që plani është edhe një mishërim i një vizioni që ne kemi si anëtarë dhe përfaqësues të këtij qyteti, pavarësisht bindjeve tona politike. Ne duhet të vendosim a është një ide e mirë ideja e e pyllit obital? Unë besoj që po. Unë besoj që pavarësisht se çfarë secili lë në mandatin e vet, një pajë afatgjatë është diçka që siguron të ardhmen e një gjenerate tjetër”, tha Veliaj.

Veliaj tha se pjesë e planit është Tirana policentrike, ndërsa theksoi se do të ndërtohen sheshe dhe parqe publike edhe në lagjet periferike.

Kryebashkiaku u shpreh se Plani Urbanistik do të ketë impakt dhe në hapjen e shkollave të reja të cilat do të rrisin cilësinë e arsimimit të fëmijëve të kryeqytetit. Veliaj bëri thirrje që debati për Planin Urbanistik të Tiranës të fokusohet tek ai teknik dhe jo për të bërë politikë.

“Të gjithë bashkë kemi bërë një Tiranë të jetueshme këtë vit. Teksa na është rritur sistemi i banesava,e teksa na janë rritur zonat rezidenciale, bashkitë se kanë mbajtur më hapin. Ndaj dhe plani vendos në hartë sipas dendësisë dhe sipas distancës edhe se ku do të jenë shkollat e reja. Nëse kam një merak të vetëm, është që ta fokusojmë këtë në nivel teknik. Edhe unë si ju vij nga një ekip politik. Por unë besoj se i ka buzëqeshur buza këtij qyteti kur kemi bërë më shumë debat teknik se sa politik”, theksoi Veliaj.

Kryetari i Bashkisë tha se për planin e përgjithshëm vendor janë bërë dëgjesa në të 24 njësitë.

“Në të 24 njësitë kemi bërë dëgjesa si në raundin e parë, si në raundin e dytë. Për herë të parë ne kemi pasur një plan urbanistik që është online. Pra, edhe në këtë moment që ne po flasim. Pra nuk është ekskluzivitet vetëm i këtij grupimi, por TR030.com që është faqja e planit Tirana 030 është edhe momentalisht online”, sqaroi Veliaj.

Kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi u shpreh se ky plan urbanistik vjen pas konsultave të vazhdueshme me të gjithë ekspertët.

Dalipi theksoi se ky plan urbanistik do të ndikojë në zhvillimin e Tiranës për vitet e ardhshme.

“Mirëpresim të degjojme sesi Plani trajton dhe rregullon problemet e qytetit, lidhur me gjelbërimin, ambientin, energjinë,transportin,krijimin e qendrave të ndryshme, raportin e periferisë me qendrën kryesore, për më tej konceptin mbi zhvillimin dhe mbrojtjen e tokës nga tendencat e zaptimit në njësitë administrative që përfshijnë fshatrat, duke stimuluar agroturizmin dhe agrikulturën etj, deri te respektimi i hapësirave kulturore dhe fetare në kryeqytet”, tha Dalipi.

Duke e cilësuar si një projekt transparent, kreu i Këshillit Bashkiak u shpreh se nuk ka asnjë dyshim që Tirana sot është një histori suksesi.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore1 ditë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar1 ditë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix1 ditë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar1 ditë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar1 ditë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook