Lidhu me ne

Kryesore

Cilët janë reklamuesit më të mëdhenj në vend

Shoqëritë e telekomunikacioneve mbeten reklamuesit më të mëdhenj në Shqipëri, të ndjekura nga bankat.
Vodafone është kompania me shpenzimet më të madha të publicitetit në vend. Në vitin 2015, buxheti i saj i marketingut ishte 1.14 miliardë lekë (rreth 8.3 milionë euro), me një rritje prej 24% në raport me vitin e mëparshëm. Edhe sipas hapësirës televizive, apo sipërfaqes së reklamuar në ëeb, Vodafone dominon.
Për Telekom Albania, shpenzimet e deklaruara të reklamave ishin rreth 997 milionë lekë (rreth 7.5 mln euro) në 2015-n, me një rritje prej 13% me bazë vjetore, pas tkurrjes prej 27% me bazë vjetore vitin e mëparshëm. Kompania rezulton të ketë rritur buxhetin pas ndryshimit të emrit nga AMC në Telecom Albania, që u shoqërua me një fushatë agresive marketingu.
Albtelecom ka tkurrur ndjeshëm buxhetin në 2015-n, me 36% në 516 milionë lekë, sipas deklarimeve në bilanc.
Në total, operatorët kryesorë të telekomunikacionit kishin një buxhet marketingu prej rreth 20 milionë euro në vitin 2015, pothuajse e pandryshuar në raport me një vit më parë.

monitor 760.indd

Kompanitë celulare mbeten shpenzuesit më të mëdhenj në tregun e publicitetit në vend, me një pjesë të konsiderueshme të tyre, që u shkon televizioneve.
Në vitin 2013, hyri në treg një reklamues i madh, Lotaria Kombëtare, që kishte një buxhet total publiciteti prej 324.5 milionë lekësh. Por, në 2014-n buxheti i saj zbriti me 35% në 210 milionë lekë, teksa kompania vijon të deklarojë humbje të mëdha (në 2014-n humbjet ishin rreth 500 milionë lekë, nga 622 milionë lekë vitin e mëparshëm). Në 2015-n, buxheti i saj i marketingut ishte minimal në vetëm 37 milionë lekë.
Studio Moderna (Top Shop), ndonëse është reklamues kryesor në numër spotesh, ka një buxhet minimal që nuk i kalon 50 milionë lekët në vit.

 

monitor 760.indd

Bankat kanë deklaruar në bilancet e tyre shpenzime marketingu prej rreth 9.4 milionë eurosh, me një rritje prej rreth 7% në raport me 2014-n (shiko tabelën: Buxhetet e marketingut të bankave). Një pjesë e vogël, rreth 15-20% u shkon televizioneve, sipas aktorëve të tregut, por dhe të dhënave të numrit të spoteve nga Idra Media. Pjesa më e madhe shkon për shpenzime të tjera (outdoor, shërbime të tjera marketingu).
Credins ka kaluar në reklamuesin kryesor nga bankat në vitin 2015, pas dyfishimit të fondeve të përcaktuara për këtë qëllim, teksa më parë buxhetin më të madh e kishte Banka Raiffeisen./Monitor

monitor 760.indd

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix2 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix2 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix2 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar3 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix3 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar3 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix3 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix4 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar4 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook