Lidhu me ne

Kryesore

Bana, Twitter dhe propaganda e shpëtimtarit Erdogan  

Në luftë viktima e parë është e vërteta“- ka thënë poeti tragjik Eskili. Edhe pse një nga klishetë më të mëdha të njerëzimit, ajo është një e vërtetë e verifikuar. 2400 vjet më pas asgjë nuk ka ndryshuar qëkurse kjo frazë u dëgjua për herë të parë. Me përjashtim të mjeteve që demagogët kanë në dispozicion për të çuar përpara propagandën e tyre.

Në shekullin e 21 arma më e fuqishme për të vrarë dikush të vërtetën janë mediat sociale, siç në shekullin e 20 ishte televizori, ndërsa më parë radio dhe gazeta.

Rasti i luftës në Siri me siguri që do të jetë një studim i shkëlqyer rreth së vërtetës, propagandës, mashtrimit dhe manipulimit të opinionit publik, për ta bindur atë të zgjedhë anën e duhur të historisë dhe të pozicionohet kundër së “keqes”. Praktikisht diçka e vështirë, pasi përveç të “këqinjve” që identifikohen qartësisht me Shtetin Islamik dhe Al Nusran, ka pasur shumë lojtarë të tjerë në këtë fushëbetejë ndërkombëtare.

Kemi rusët dhe iranianët, aleancën perëndimore, Bashar al-Assad dhe kryengritësit, turqit dhe frontin e kurdëve sirianë të Turqisë dhe Irakut. Natyrisht ne të gjithë së bashku, pavarësisht nga ajo që mbështesim kujdesemi kryesisht për civilët, d.m.th të pafajshmit!

Civilët e pafajshëm, pacientët në spitale dhe fëmijët në shkolla ranë dy herë viktima. Një herë nga operacionet ushtarake dhe njëherë nga propaganda. Një shembull i tillë është rasti i Banna Alampnt dhe Presidentit të Turqisë, Reccep Tayyip Erdogan. 7 vjeçarja nga Aleppo me 354,000 ndjekës në Twitter, e cila u bë simbol i qytetit të rrethuar me rrëfimet në twitter për atë që ndodhte me civilët e ngujuar që prej muajit shtator, u gjend në prehrin e Presidentit Erdogan së bashku me vëllain e saj. Menjëherë më pas ajo postoi në llogarinë e saj në Twitter një foto me Erdogan, duke e shoqëruar me komentin.

Unë jam shumë e lumtur që kam takuar zotin Erdogan. Faleminderit për mbështetjen që u jepni fëmijëve në Aleppo dhe që na ndihmonim të ikim nga lufta.”

Presidenti i Turqisë në këtë rast shfaqet si “engjëlli i mirë” dhe si një baba i dashur që hap krahët e tij për popullin sirian. Dhe ky është “ëngjëlli” Erdogan që kur sirianët me fëmijët e tyre përpiqeshin të shpëtonin nga forcat e Shtetit Islamik, Asadi, rusët, apo koalicioni ndërkombëtar, ai mbylli kufirin duke i detyruar sirianët të hidhnin fëmijët e tyre mbi temat me gjemba për të shpëtuar nga tmerri i luftës. Për të mos folur më tej për ëngjëllin Erdogan në lidhje me kurdët, demokracinë, apo lirinë e shtypit.

Katerina Prifti – marrë me shkurtime nga “Huffington Post”/Respublica

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

10 mënyra se si të rrisni instagramin tuaj pa bërë sponsorizime

Për të rritur numrin e ndjekësve të angazhuar në Instagram pa përdorur reklama, është e rëndësishme të kuptosh se algoritmi...

Mix5 orë më herët

3 libra që do t’ju afrojnë më shumë me suksesin!

Jamal Robinson nuk mësoi për menaxhimin e parave nga prindërit e tij. Por, vitin e kaluar Robinson, 40 vjeç, u...

Mix5 orë më herët

Njerëzit e lumtur nuk i bëjnë kurrë këto 7 veprime!

Stephanie Harrison ka kaluar një pjesë të madhe të jetës së saj duke u bërë pengesë vetes. Ajo kishte ëndrra...

Mix6 orë më herët

Karakteristika që çdo shenjë e zodiakut nuk e sheh në vetvete!

Nëse dini diçka më shumë për shenjat e zodiakut , do të zbuloni se të 12-ta kanë të paktën një...

Radar6 orë më herët

Përplasja fizike në Kuvendin e Serbisë, Bërnabiç: Po kënaqni shqiptarët dhe terroristin Kurti

Të paktën 3 deputetë janë lënduar të martën, njëri prej tyre në gjendje të rëndë, si pasojë e përplasjes dhe...

Mix7 orë më herët

Lenovo ThinkBook: notebook dhe concept në MWC 2025

Lenovo prezantoi dy notebook të rinj në serinë e saj ThinkBook në MWC 2025 në Barcelonë dhe tregoi dy koncepte...

Radar7 orë më herët

Video/Incidente në Parlamentin e Serbisë

Në parlamentin e Serbisë ka patur sot incidente të dhunshme, për shkak të veprimeve të opozitës që ka hedhur edhe...

Mix7 orë më herët

Melania Trump në Kapitol për ligjin pro-gruas: Kundër hakmarrjes online për urrejtje

Melania Trump bëri komentet e saj të para publike gjatë mandatit të dytë të Presidentit Donald Trump. Zonja e Parë...

Mix7 orë më herët

Rita Ora shkëlqeu në një fustan të mrekullueshëm vjollcë, në festën e Vanity Fair Oscars

Ylli i muzikës Rita Ora, ka mahnitur sërish me stilin e saj të sofistikuar dhe tërheqës. Në një paraqitje të...

Radar7 orë më herët

Sonila Meço: Nuk kam ambicie të bëhem deputete, por Primaret e Berishës më pëlqyen. Ai është politikan, jo autokrati Edi Rama

Sonila Meço thotë se i kanë pëlqyer Primaret e Partisë Demokratike, pavarësisht akuzave dhe pakënaqësive të shumta. Ajo vlerëson Sali...

Facebook