Lidhu me ne

Kryesore

Renditja e FIFA-s, Shqipëria e mbyll vitin 2016 e 49-ta

RenditjaShqipëria e mbyll 2016, vitin e saj më të suksesëshëm ku realizoi për herë të parë ëndrrën e pjesëmarrjes në fazën finale të një kompeticioni madhor, Europianin Francez, në vendin e 49 në renditjen botërore të Fifa-s. Klasifikimi i kuqezinjve nuk pësoi asnjë ndryshim në përditësimin e fundit për muajin dhjetor, ashtu si shumica absolute e kombëtareve të tjera me Shqipërinë e futbollit që e mbyll vitin e 49-ta, 11 shkallë më poshtë nga sa e nisi. Në janar të 2016 kuqezinjtë renditeshin të 38-ët në klasifikimin botëror ndërsa pozicionimi më i mirë i tyre për 12 muajt që lëmë pas ka qenë në mars me Shqipërinë që klasifikohej në vendin e 35 në botë. Padyshim që ky ishte një vit i vecantë për futbollin e Kosovës që këtë vit realizoi njohjen ndërkombëtare duke u bërë anëtare e Uefa-s dhe Fifa-s.

Kosova mori pjesë kështu për herë të parë në eleminatoret e një kompeticioni madhor, ato të Botërorit 2018, Përfaqësuesja e shtetit më të ri të Europës e mbyll vitin në vendin e 165 në renditjen globale, ku u përfshi për herë të parë në muajin gusht duke e nisur nga vendi i 190-të. Rruga e ngritjes në nivelet e larta është e vështirë, por e rëndësishme është se ajo ka nisur dhe Kosova e ka bërë hapin e parë të madh. Për sa i përket kundërshtarëve të Shqipërisë në grupin G të kualifikueseve të botërorit, më lart nga të gjithë vazhdon të qëndrojë Spanja që mbyll dhjetëshen e parë në botë, Italia vazhdon të qëndrojë në vendin e 16-të, Izraeli ndodhet në shkallën e 55 të klasifikimit, Maqedonia renditet e 162-ta , ndërsa si në grup edhe në renditjen e Fifa-s më poshtë qëndron Lihtenshtejni që ndodhet në vendin e 189. Për sa i përket kryesuesve në rang botëror edhe këtu nuk ka asnjë ndryshim me Argjentinën që e mbyll në krye, e ndjekur nga Brazili dhe Gjermania.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix23 minuta më herët

Letonia bën histori, për herë të parë fiton çmimin Oscar me filmin e animuar “Flow”

Regjisori letonez Gints Zilbalodis bëri histori në ndarjen e 97-të të çmimeve të Akademisë, me filmin e tij të animuar...

Radar22 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix22 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix22 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore23 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix23 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar1 ditë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore1 ditë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal1 ditë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Facebook