Lidhu me ne

Aktualitet

Të ndalohen filmat socrealistë me “diversantë” e “reaksionarë”

Të ndalohen filmat artistikë socrealistë me “diversantë” e “reaksionarë”. Janë propagandë e komunizmit, perceptohen gabimisht si dëshmi historike, shkruan “Gazeta Shqiptare”. Ky ka qenë konkluzioni i një takimi të mbajtur nga Instituti i Studimit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri.

tufa-graci

Ndërsa diskutohej mosdijenia e brezit të ri, sidomos të gjimnazistëve, mbi çfarë ka ndodhur në vendin tonë gjatë periudhës komuniste, pyetja e Agron Tufës ka qenë: “Çfarë mund të bëjmë ne sot, për përhapjen e njohurive mbi ngjarjet e kohës e jo vetëm te brezi i ri?” Pyetjes së Tufës, i është përgjigjur me një propozim, shkrimtari Virion Graçi.

Ai tha para të pranishmëve në Muzeun Historik Kombëtar, ku u mbajt takimi në praninë e një grushti njerëzish, se ndër të tjera “duhet t’u dërgoni nga një shkresë OSBE-së dhe atyre që monitorojnë përmbajtjen e televizioneve kombëtare, sepse propaganda komuniste duhet ndërprerë nëpër televizione në radhë të parë.

Filma të ndryshëm të prodhuar para viteve 1990, që dikur i shihnim një herë në javë, tani i shohim 24 orë”. Sipas Virion Graçit, televizionet kombëtare dhe ato lokale, të gjitha transmetojnë filma të asaj kohe e fëmijët tanë thonë përditë “vdekje fashizmit, liri popullit”. “Mund të duket si shaka”, shtoi Graçi, por sipas tij, – “në radhë të parë është e paimagjinueshme, që të shfaqen në Gjermani ata dokumentarë që Hitleri ka porositur vetë. Ndërsa në Shqipëri, këta shfaqen rregullisht. Në Shqipëri shfaqen filma që Enver Hoxha dhe të tjerë kanë prodhuar vetë. Nuk them të hiqen nga Arkivi i Filmit, apo të mos studiohen nga studentët që merren me historikun e kinemasë, por transmetimi i tyre, transmeton ide të pastra komuniste, terroriste”.

Në vijim të idesë së tij, shkrimtari theksoi se “po nuk u ndërpre ky numër i tmerrshëm i shfaqjeve, është problem. Shfaqen 24 orë nga këta filma. Nëse një libër e lexojnë 5 veta në një lagje, një film e shohin gjashtë anëtarë të së njëjtës familje. Është forcë e madhe komunikative dhe imponuese kjo që kanë mediat”.

“PROPAGANDA”
I pyetur mandej nga “GSH” se për ç’filma e kish fjalën, për dokumentarë a artistikë, Graçi tha se “nuk jam kundër kinemasë e trashëgimisë sonë, por kur flitet për dekomunistifikim, për qëndrim ndaj diktaturës etj., kritere që ia kemi vendosur vetes për t’u bërë shoqëri demokratike e shtet europian, një numër veprash tipike propagandistike nuk mund t’i jepen më brezit të ri”.

Në prononcimin e tij për “GSH”, shkrimtari sqaroi se, sipas tij, ata “fyejnë historinë, martirët, ata që e deshën Shqipërinë të lirë, perëndimore”.

“E para është çështje humanizmi; pastaj, kur historia zyrtare dhe ajo e dokumenteve si Instituti i Agron Tufës nuk kanë bërë vend te njerëzit, këta lloj filmash perceptohen gabimisht si dëshmi historike për të mirën e të keqen, për heronjtë e për tradhtarët, për përparimtarët e për gjoja reaksionarët”.

Në fund, Graçi shtron një pyetje, deri më tash pa përgjigje: “Si mund t’i shfaqim filmat ku kleri fetar tallet e denigrohet si në gjykatat e Enverit? Ndërkohë që ata shpallen martirë?! Filmat për grabitjen e pronës e të jetës të fshatarit të mesëm, të tregtarit?? Pa u rikthyer te Sigurimi, diversanti, ai që donte të arratisej etj., etj.

Përveçse urrejtjes klasore e dezinformimit, nuk shoh ndonjë vlerë mbizotëruese pozitive artistike në këta lloj filmash”. Pothuaj të njëjtin mendim me Graçin, ndan edhe poeti Agron Tufa. Ai tha se çështja e filmave, “është një temë e prekshme, është një realitet që për fat të keq vazhdon. Në fund, t’u drejtohesh këtyre filmave që kanë qenë inxhinieria më e madhe propagandistike e komunizmit, e vetmja vlerë ‘që kanë’ është se mësojnë fëmijën si të bëhet spiun i prindit, se si shokohen marrëdhëniet njerëzore, për çështje parimore a ideologjike”.

Sipas tij, në këta filma, ata që mbrojnë pronën, fenë a shtetin janë personazhe negative. “Nuk e di se çfarë përfitimi mund të ketë shikuesi i sotëm; është një gjë e dëmshme për shëndetin publik”, tha Tufa, e i pyetur se për ç’filma flet konkretisht, saktësoi se bëhet fjalë për “filma artistikë socrealistë me “diversantë”, “reaksionarë” etj. Por edhe për dokumentarë të kohës së PPSH.

ARTI SI LUFTË
Mandej, fjalën e mori Çelo Hoxha, zv/drejtor i Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri. Historian, përkthyes e poet, Hoxha tha se “këta filma janë rikthyer te RTSH-ja, që është TV publik”. “Në 29 nëntorin e kaluar, u shfaq një film që tregon se si njëri ka futur armën në miell, filmi ‘Ura’. Kapa një fragment. Është një TV publik që e paguajmë të gjithë. Vazhdon lufta e klasave përmes artit: ne e paguajmë të gjithë bashkë që njëra palë të godasë palën tjetër”, u shpreh Hoxha.

Në fund, Bilal Kola u shpreh se, sa u takon këtyre problemeve me televizionet private e shtetërore, zgjidhen duke i ndaluar me ligj disa shfaqje. “Nuk bëhet kështu në Gjermani. Për shembull, në muzeun ‘Madame Tussauds’, me Hitlerin nuk këshillohet të bëhet foto, sepse të thuhet se fyen njerëz të tjerë. Ka të bëjë me qasjen tonë ndaj historisë. Në Kushtetutë nuk lejohet përhapja e çfarëdolloj rryme, as qoftë një rrymë totalitare”, tha Kola. Ai shtoi se, në kontekstin e asaj që jep RTSH-ja, është promovim i një rryme që bie ndesh katërcipërisht me Kushtetutën.

Sa i takon sondazhit të BE-së, që nxori se mbi 50% e shqiptarëve e duan Enver Hoxhën, Kola tha se “së pari duhej të ishte investuar. Nëse ne jemi në kufijtë e injorancës absolute, dhe në fakt aty jemi, atëherë çfarë sondazhi të bëjmë. Në një studim që ka bërë para një viti një institucion prestigjioz, Enver Hoxha dilte, ndonjëherë si aktor Hollivudi e ndonjëherë si burri më i mirë i këtij kombi; në fakt është antipodi i së dytës”. Kola e mbylli fjalën e tij, duke thënë se “duhet dënuar në mënyrë frontale- si pasojë e rënies ndesh me Kushtetutën e këtij vendi, Enver Hoxha dhe krimet e tij. Pa bërë këtë, në mënyrë absolute nuk do kemi mundësi që t’u qasemi mediave të marrin masa. Nuk i induktojmë ne mediat, por Kushtetuta”.
(Gazeta Shqiptare)

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar5 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix9 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix9 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix9 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet9 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal9 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske9 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore9 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook