Lidhu me ne

Aktualitet

“Klemend Balili – mocioni i vërtetë i besimit për qeverinë”(video)

“Klement Balili nuk arrestohet se është i LSI-së dhe bie koalicioni”

Deputeti Ben Blushi në fjalën e tij në interpelancën me kryeministrin Edi Rama, ka hedhur akuza për mos arrestimin nga Policia shqiptare të Klement Balilit, i cili sipas tij është i krahut të Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe për këtë arsye ai nuk mund të prangoset sepse koalicioni bie. Blushi ka akuzuar gjithashtu kryeministrin Rama, duke i përmendur me emra personat që ai i mban afër, si Roshi, Dako, për shkak të votave që atij nuk i mjafton të mbajë qeverinë.

Deputeti i PS, Ben Blushi, duke folur gjate nje seance parlamentare

“Meqë fole për vetingun, s’kam firmos për të shkuar në Kushtetuese, e kam votuar dhe do e votoj pa hezitim. Por nëse Kushtetuesja vendos sot që vetingu të zhbllokohet a hapen negociatat nesër, pasnesër, në pranverë, në vjesthë? Sigurisht që jo , nuk hapen edhe nëse kushtetuesja e zhbllokon vetingun se gjykata s’merr vendime politike. Kush janë këto? Njëri vrau para disa vjetësh 5 vetë, doli nga burgu me kërkesë të bashkisë së Durrësit, se sipas saj do rehabilitohej me punët publike qe ka hapur ky 300 mijë vende pune.

Vendimin e shkroi Vangjush Dako, shoku jot i ngushtë dhe gjykata e dha vendimin.

Bamirësia e Gjushit është një akt mizor dhe kriminal.

Cfarë lidhje ka vetingu me faktin që Dako ndërhyn për të nxjerrë nga burgu? Dako Shkëmben në natyrë vota me kriminelë në Durrës.

A ka gjykatës që mund ti nënshtrohet këtij presioni? Presionit te Dakos jo si njeri, jo si kryetar bashkie, por si shok i ngushtë i joti që e mban ne avion, dreka, në rrugë.

(flet Brace)

Blushi: Pusho ti miush

Pardje prokuroria tha Elvis Roshi duhet të shkarkohet. Pse e mban Roshin në punë. Pse nuk e shkarkon? Cfarë ka lidhje vetingu me faktin që Roshi firmos akoma për qytetarët e Kavajës dhe ti e ushqen me tendera dhe punë publike për të shëmtuar Kavajën?

E pra shoku Edi, shoku Elvis dhe shoku Vangjush, këta na qeverisin dhe kjo është arsyeja që s’ka datë. Pse ca mendoni ju se Evropa nuk i di? SHBA nuk e di se çfarë bëni ju? Se çfarë bëjmë ne dhe çfarë ben Dako, Roshi, Frroku? Ke ndërhyrë për të nxjerrë vrasës nga burgu, por jo vetëm kaq, ti ke Ke cënuar moralin e kësaj shoqërie.

Të huajt që vijnë në Shqipëri thonë që qytete si Shkodra, Lezha, si i votojnë këta? E di pse i votojnë? Se ia kërkon ti, poshtë votës i fut një kriminel, vrasës, të inkriminuar.

Kush e bllokon vetingun? Do rast tjetër kush është çmimi i Roshit, Dakos, Balilit?

S’qenka urgjencë që Balili të arrestohet për 7 muaj, por qenka kjo interpelancë e gabuar. Cfarë nevoje ka për të përkthyer 10 mijë faqe konkluzione te DEA amerikane? Pse nuk arrestohet Klement Balili?

E thonë këta, se nuk arrestohet se është i LSI dhe nëse ai arrestohet koalicioni cenohet dhe bie. Kjo është qeveria e Balilëve edhe e shokut Edi, kjo është pra qeveria e shokut Edi.”, tha Blushi.

Rama i kujton Blushit komplimentin e madh: Hajde dhe mohoje tani

Kryeministri Rama ka replikuar pas akuzave të radhës së Blushit, duke e barazuar atë me Saliun.

“Zoti Nardi e kuptoj që ke të drejtë të jesh i zhgënjyer, herë tjetër mos ia lër leximin e mendimeve të tua zotit Beni. Sikur të mos kishit figurën dhe zërin ca dallimi kishte nga Saliu zoti Beni, Sali ka gjithë jetën që më thotë frikacak, sot Beni shkoi edhe më para, tha, jua them unë dhe kur i ngecte mendimi, bënte e pra, ja pra, edhe këtë si Saliu”- tha Rama.

Sipas tij, “një gjë është për tu sqaruar; nuk u them gjithë shqiptarëve dembelë, në fakt i kam thënë vetëm zotit Beni, më dembel se ai nuk kam parë. Më vjen keq që zoti Nardi dhe Vangjeli, nuk folën por foli ai, do kishte qenë më mirë origjinali se kopja. Ndërkohë që zoti Beni e harron që ishte kjo qeveri që i dha vendit statusin”- tha Rama.

Në fund Rama e mbylli reagimin duke i kujtuar Blushit një kompliment që ai i kishte bërë

“Kur vendi mori statusin, Beni me ka bërë kompliment të madh, vetëm ti tha mund t’ja dilje kësaj, hajde mohoje tani”- tha ai.

Rama ironizon me deputetet

E ka nisur me ironi fjalën e tij kryeministri  Edi Rama në interpelancën e kërkuar nga një grup deputetësh të majtë dhe të djathtë. Ai ka zgjedhur të përmendë emrat e 3 nga 7 deputetëve që e kanë kërkuar.

blushi-rama

“Interpelanca me zotin Nardi, zotin Vangjel dhe disa zotërinj të tjerë, mes tyre edhe zoti Beni…Por mesa duket urgjenca s’ka asnjë lidhje me çështjen për të cilën jam thirrur këtu me urgjencë dhe e them këtë se kërkesa me shkrim për interpelancë ka një premisë logjikisht të gabuar, s’po e quaj të gënjeshtër e cila tregon minimalisht se zoti Nardi, zoti Vangjel përfshirë dhe zotin Beni, s’kanë asnjë njohuri për procesin e integrimit.

Janë të pa ditur në këtë proces sic doli edhe nga parashtrimi që bëri zoti Beni.

Ne kerkese thuhet shprehimisht: “Këshilli i Ministrave të BE s’vendosi asnjë fjalë për hapjen e negociatave për shkak të mos përmbushjes së 5 kushteve”.

Mjafton të lexosh para se të vish këtu për të kuptuar se sa citova është një shprehje elokuente e paditurisë të grup kërkuesve të interpelancës.

Askush nuk priste datë, as ne, as KE, që ka bërë rekomandim pozitiv me kusht, ashtu si ne që kemi qenë të qartë që kushti dihet…”, tha Rama nder te tjera.

Blushi bën bashkë të majtë e të djathtë: Interpelancë urgjente me Ramën

Ben Blushi, Astrit Patozi, Vangjel Dule, Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka janë bashkuar për një kauzë të njëjtë. Aty u është bashkuar dhe Mimoza Hafizi në kërkesën për interpelancë urgjente me Kryeministrin, Edi Rama lidhur me hapje ne negociatave për anëtarësim në BE.

Në kërkesën drejtuar kreut të Kuvendit, Ilir Meta, shtatë deputetët propozues kërkojnë Rama të japë shpjegime për mos caktimin e një date për hapjen negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

“Hapja e negociatave me BE është çështje prioritare e politikës sonë prandaj kërkojmë interpelance urgjente me Kryeministrin e vendit lidhur me veprimtarin e tij dhe të qeverisë në këtë proces”, thuhet në kërkesë.

Blushi kërkon Ramën në Kuvend. Balla: Sa herë flet ti, atij i shkohet në banjë

Interpelanca e Ben Blushit me Edi Ramën, nuk ishte një përplasje vetëm mes këtyre të dyve, por edhe me deputetët nga të dy krahët e sallës së Kuvendit.

Balla-dhe-Blushi_1

Gjatë kohës që Blushi akuzonte Ramën si përgjegjës për bllokimin e procesit të Integrimit, deputetët Taulant Balla dhe Erion Braçe, i përgjigjeshin herë pas here nga vendi ish kolegut të tyre në Partinë Socialiste

Blushi kërkoi që Rama të ishte i pranishëm në sallë, kur ai fliste, por Balla i tha nga vendi “Sa herë flet ti, atij i shkohet në banjë”.

Një tjetër replikë Blushi e pati edhe me Erion Braçen.

“Vazhdo aty fol. ç’pune ke me kryeministrin”, i tha Braçe Blushit, kur ky i fundit kërkoi që Rama të kthehej në sallë pasi ishte larguar.

Por e menjëhershme ishte edhe përgjigjja e Blushit për deputetin Balla. “Pusho ti miush, mos fol”.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix22 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix22 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix22 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar22 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix23 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix23 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix23 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske24 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook