Gjatë verës është mirë të tregohet kujdes ndaj erës dhe të flihet me dritare hapur, por edhe gjatë dimrit rregullimi i termostatit, mund të bëjë një diferencë të madhe për shëndetin tonë.
Përtej ndjenjës së kënaqësisë të një temperature më të madhe se një tjetër, në fakt, ky element gjithashtu ka një ndikim të madh në trupin tonë. Sipas ekspertëve, temperatura optimale gjatë natës duhet të jetë mes 15 dhe 19 gradëve.
Kjo nuk është një gjendje termike nga më të ftohtat, në të cilën mund të “vdesim” poshtë jorganit përpara se të marrim veten! Për më tepër, në këtë mënyrë, trupi ynë qëndron në formë të mirë. Para së gjithash, nëse do të flemë në një dhomë të “ftohtë”, do të ulim ndjeshëm rrezikun e problemeve të lidhura me metabolizmin, mes të cilëve edhe atë të diabetit. Në këtë rast ambienti më i ftohtë favorizon prodhimin e yndyrës kafe ose yndyrës së “mirë”, dyfish nga normalja.
Ndërkohë, fjetja në të ftohtë u lejon njerëzve që të djegin më shumë kalori sesa gjatë ditës. Këto dy elemente ndihmojnë në uljen e rrezikut të diabetit dhe të shumë sëmundjeve të tjera metabolike.
Një avantazh tjetër i të ftohtit është se do të dukeni më të rinj. Mbajtja e dhomës në temperaturën mbi 19 gradë, në fakt, e detyron trupin që të qetësohet apo ngrohet natyralisht përmes gjumit dhe melatoninës.
Kjo e fundit paraqet hormonin më të rëndësishëm antiplakje dhe sapo ajo çlirohet, i lejon trupit që të qetësohet natyralisht. Si kundërpërgjigje ndaj të ftohtit, trupi ynë prodhon nivele të larta të hormoneve të rritjes, një substancë tjetër antiplakje që na bën të dukemi dhe të ndihemi më të rinj. Për të ndihmuar trupin që të ngrohet shpejt, një këshillë tjetër e studiuesve është që të flemë lakuriq: në këtë mënyrë, do të mund të prodhojmë më pak kortizon, një hormon që lidhet me stresin dhe rritjen e peshës.
Avantazhi i fundit i fjetjes në një ambient të ftohtë është thjesht se do të lodhemi më pak për të na zënë gjumi. Kjo sepse, klima më e ftohtë e ndihmon trupin që të arrijë më shpejt temperaturën ideale të gjumit.
Të flemë lakuriq, por me dikë
Sipas disa kërkimeve, partnerët që flenë së bashku lakuriq, kanë një marrëdhënie më të lumtur, të hapur dhe me më shumë intimitet në krahasim me çiftet që përdorin pizhame. Gjatë kohës që flini, temperatura e trupit ulet, ndërsa pizhamet e nxehta mund ta ndërpresin këtë proces natyror.
Nëse e keni shumë të nxehtë, trupi juaj vazhdimisht do t’ju zgjojë nga gjumi. Pikërisht për këtë, që të mos zgjoheni natën, lërini pizhamet dhe flini lakuriq në çarçaf të pambuktë. Falë kontaktit me lëkurën, trupi prodhon një hormon të quajtur oksitocina. Normalisht, i lidhur me apelin seksual, ky hormon mund të forcojë shëndetin fizik dhe mendor, duke luftuar stresin, depresionin dhe tensionin e ulët.
Të fjeturit lakuriq është i rëndësishëm sidomos për femrat dhe për vaginën. Mjedisi i ngrohtë i krijuar nga veshjet, shkakton rritjen dhe zhvillimin e baktereve, kështu që ajrosja, është një mënyrë për të parandaluar infeksionet.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu