Lidhu me ne

Kryesore

ANALIZA/ Ndryshon loja! Vrasësi i ambasadorit rus, mbështetës i Erdoganit (foto)

Vetem pak kohe kishin kaluar kur ishte nenshkruar marreveshja mes Moskes, Turqise dhe Teheranit ne lidhje me Sirine, kur te henen e kesaj jave, ne Ankara te Turqise, brenda nje galerie ku po fliste ambasadori rus pikerisht per gjendjen ne Siri, ky i fundit u vra nga nje 22-vjeçar qe tani dyshohet se ka lidhje me Presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan.

autori ne foto
autori ne foto

Menjehere pasi kishte ndodhur vrasja, Erdogan telefonoi urgjentisht homologun e tij Vladimir Putin, nje telefonate qe mediat britanike diten e ngjarjes, e kane quajtur si “te zene ne panik” nga ana e Presidentit turk, shkruan “Panorama”.

Reagimi i pare me zemerim nga Moska ishte i zedheneses se Ministrise se Jashtme ruse qe e cilesoi vrasjen nje sulm terrorist.

 

 

Maria Zakharova tha: “Terrorizmi nuk do të fitojë dhe do të luftojmë kundër tij me vendosmëri”.

Putin pak me vone, ne nje konference per shtyp tha se vrasja e ambasadorit rus është një provokim i pastër që kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri, shkruan “Panorama”.

“Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia dhe Irani ”, shtoi Putin, duke perjashtuar se Turqia ka gisht ne vrasjen e Andrei Karlov.

autori
autori

Teksa Erdogan, po ashtu ne nje konference te jashtezakonshme per shtyp tha se ngjarja nuk do te ndikonte ne marredheniet Turqi-Rusi, qe sapo ishin rivendosur pas perplasjeve te shumta qe kishin ndodhur mes tyre qe nga rrezimi i nje avioni rus ne kufirin turk, shkruan “Panorama”.

3B8618A700000578-4049400-The_gunman_claimed_the_assassination_was_because_of_Russia_s_act-a-6_1482227157056

Por sot, sipas mediave turke, ne rrjetet sociale doli një foto që tregon se personi qe vrau ambasadorin rus ne ekspoziten fotografike te henen ne mbremje ne Ankara, Mevlüt Mert Altintas, eshte një mbështetës i presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan.

Ndërsa media pro-qeveritare turke është përpjekur për ta lidhur vrasjen me lëvizjen Gulen, i njëjti grup që u fajësua për grushtin e deshtuar te shtetit në muajin Korrik ne Turqi.

motra e autorit
motra e autorit

Tani burimet e mediave turke, kanë konfirmuar se autori Altintas ishte pjesë e rojeve presidenciale në javët qe pasuan grushtin e dështuar te shtetit në Korrik. Një foto e publikuar në mediat sociale tregon policin qe ne momentin qe kreu vrasjen nuk ishte ne detyrë, te kete qene i pranishem në një aktivitet të partisë konservatore AKP të Erdoganit, shkruan “Panorama“.

Autoritetet turke thanë se Altintas mori pjesë në tetë aktivitete që lidhen me partinë e presidentit Erdogan. Megjithate nuk kane treguar se çfarë roli kishte ai ne keto aktivitete, ose se sa afër Presidentit ka qene ai gjatë detyrës së tij ri roje në periudhen pas grushtit te deshtuar te shtetit.

Një foto e motrës së autorit Altinatas, me një bluze të kuqe gjithashtu e tregon edhe atë një mbështetëse te presidentit Erdogan. Pritet te shihet tani se cila do te jete pergjigja e rradhes e Moskes, ndaj kesaj ngjarje, teksa te dhenat tregojne se ai qe vrau ambasadorin e Rusise ne Ankara, mbeshtet Erdoganin.

Sakaq, për Putinin, me logjikën e një ish-zyrtari të KGB-së, situata nuk duhet lënë pa hetime në të shkuarën. Ai po filtron ata që u vendosën në krye të Inteligjencës turke, pas ristrukturimit në vitin 2009, shkarkimin e gardës së vjetër kemaliste dhe emërimin si kreu i shërbimit sekret Hakan Fidan.

Ai konsiderohet si krijuesi i të gjitha aleancave të turpshme me Frontin Al Nusra, degën sirian të Al Kaedës, dhe Shteti Islamik në të cilin Fidan ka garantuar furnizimin me armë dhe municione, tranzitit të lirë në Turqi dhe mbështetjen për kontrabandën e naftës, shkruan “Panorama”.

Tani Kremlini dëshiron të shohë nëse Hakan Fidan, njeriu të cilit Erdogan i dha shpëtimin e tij në natën e grushtit të shtetit, është ende aq i afërt me presidentin turk.

Pra, Putin mund të përgjigjet për vrasjen e ambasadorit dhe të ruajë marrëdhëniet politike me Erdogan, shndërruar nga armiku i madh në një aleat, por ndërkohë duke filluar një luftë të pamëshirshme nëntokësore kundër atyre sektorëve të shërbimeve sekrete të Ankarasë që kundërshtojnë planet e tij.

Panorama

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar6 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix6 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix6 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore7 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix8 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar9 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore9 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal9 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix10 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar11 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook