Lidhu me ne

Aktualitet

Vrasja e ambasadorit rus/ Detaje nga ngjarja

Ambasadori rus në Ankara eshte qelluar per vdekje në një atentat me armë zjarri në kryeqytetin turk. Ngjarja ka ndodhur kete të hënë teksa ai merrte pjese ne nje ekspozite dhe mediat shkruajne se ambasadori humbi jeten pasi u dërgua në spital ne gjendje serioze per jeten. Autori u ekzekutua pas nje perleshje me policine.

202555ee-4b38-48f0-9ad8-1cbde036c958

Rusia dhe Turqia kanë qenë të përfshira në konfliktin mbi Sirinë. Turqia ka qenë një kundërshtare e vendosur e presidentit Bashar al-Assad, ndërsa Rusia ka dislokuar trupa dhe forcën e vet ajrore, në mbështetje të udhëheqësit sirian.

C0DUd68WgAAQRPS

ORE PAS ORE

Ora 19:45 Mevlut Mert Altintas, 22 vjeç është autori i vrasjes së ambasadorit rus Andrei Karlov teksa diplomati mbante fjalim në një galeri arti në Ankara.

Oficeri që ishte jashtë shërbimit në momentin e vrasjes, bërtiti “Allahu Ekber” gjatë sulmit dhe: “Ju rusët shkatërruat Aleppon dhe Sirinë”.

1-262-26Mevluet-Mert-Altintas-Policeman-who-assassinated-Russian-Andrey-Karlov-745296193446

Ora 19:07 Sulmuesi thuhet se bërtiste “Mos harroni Aleppo! Mos harroni Sirinë! Për sa kohë që vëllezërit tanë nuk janë të sigurtë, ju nuk do të gëzoni sigurinë”.

“Kushdo që ka gisht në këtë shtypje do të paguajë një nga një,” shtoi ai.

193443

“Vetëm vdekja do të më largojë nga këtu”, tha atentatori.

Ora 19:05 Ministria e Jashtme ruse tha se pala ruse është në kontakt me autoritetet turke rreth sulmit.

Ora 18:58 Autori i krimit, i cili kishte veshur kostum me kravatë, bërtiti “Allahu Akbar” (“Zoti është i madh” në arabisht) gjatë sulmit, raporton AP, duke cituar fotografin e tyre qe ndodhej ne vendin e ngjarjes.

193442

Ai tha disa fjalë në rusisht, sipas agjencisë së lajmeve, dhe dëmtoi disa nga fotot në ekspozite.

Ora 18:50 “Kjo është një ditë tragjike në historinë e diplomacisë ruse. Sot, ambasadori rus në Turqi, Andrey Karlov vdiq pasi u qëllua gjatë një evenimenti publik në Ankara”,- thqa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova.

193437193436

Sulmi mbi ambasadorin rus është një “akt terrorist”, shtoi ajo.

Ora 18:30 Mediat kane publikuar edhe momentin kur atentatori i kerkon te ftuarve ne ekspozite te dalin jashte dhe pasi ambasadori rus eshte ne toke. Shikojeni me poshte:

Ora 18:27 Mediat kanë publikuar edhe momentin kur qellohet ambasadori rus. Shikojeni me poshte:

Ora 18:20 Presidenti Putin po ndjek me vemendje situaten, tha ministria e Jashtme ruse.

Ora 18:18 I armatosuri, një person i veshur mirë me kostum dhe kravatë, u dëgjua duke thirrur: “Ne vdesim në Aleppo, ju vdisni këtu! Allahu Ekber”.

C0DiogBUoAAxzxA

Ora 18:15 Sipas “Anadolu” shkruan se Andrey Karlov u dërgua në spital, por raporte të pakonfirmuara thonë se ai ka vdekur.

proxy

Ora 18:05 Agjencia e lajmeve “Anadolu” tha se sulmuesi është vrarë nga forcat e sigurisë, pas një përleshje me armë.

Ora 17: 59 Agjencia turke e lajmeve “Anadolu” tha se i armatosur (në foton poshte) është ‘neutralizuar’.

3B85DA3000000578-4048844-image-a-113_1482166535709

Ora 17:54 Andrey Karlov ka qenë ambasadori rus në Turqi që nga viti 2013, sipas ambasadës ruse

Ora 17:52 Mediat turke kanë publikuar edhe foton e atentatorit, i cili qëlloi me armë zjarri ditën e sotme në një ekspozitë pikturash ambasadorin rus, Andrei Karlov.

58580d3dc03c0e1a0c14420b

Ora 17:51 Ministri i Brendshëm turk Süleyman Soylu ka mbërritur në vendin e ngjarjes.

Ora 17:50 Sulmi vjen një ditë para se Ministri i jashtëm turk Mevlüt Çavuşoğlu të shkojë në Moskë për bisedime mbi Sirinë me homologët e tij rusë dhe iranianë.

3B85D4C300000578-4048844-image-m-109_1482166116404

Ora 17:45 “RT” shkruan se ka qenë një person i armatosur i cili ka sulmuar ndërtesën ku zyrtari rus ishte duke marrë pjesë në një ekspozitë fotografike organizua nga shteti i tij.

Ora 17:43 Lajmin e ka konfirmuar edhe ministria e Jashtme ruse e cila shkruan: Ambasadori, Andrey Karlov, u plagos pasi ishte gati për të dhënë një fjalim në çeljen e ekspozitës “Rusia në sytë e turqve”.

Andrey Karlov
Andrey Karlov

Ora 17:41 Agjencia e lajmeve TASS, duke cituar dëshmitarë okularë, raporton se ka pasur disa të shtëna, teksa atentatori bërtiti “Dilni jashtë!”.

Ora 17:40 Transmetuesi turk “NTV’ thotë se edhe tre persona të tjerë janë plagosur në atentatin ndaj ambasadorit.

161219115255-02-andrey-karlov-shooting-1219-exlarge-169161219114936-01-andrey-karlov-shooting-1219-exlarge-169

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore4 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar4 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix8 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix8 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix8 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet8 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal8 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske9 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore9 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook