Lidhu me ne

Aktualitet

Punë ka, edhe profesionistë po ashtu*  

Armand Shkullaku

Në Shqipëri ka punë, por nuk ka profesionistë”, ka thënë Edi Rama dhe ka të drejtë. Bashkia e Durrësit është shembulli ku vendet e punës u ofrohen bujarisht “profesionistëve” të vërtetë.

Edi Rama ka thënë gjithashtu, ndërsa legjitimonte koalicionin e tij me Ilir Metën, se krimi dhe korrupsioni në Shqipëri nuk janë çështje individësh, por sistemi. Vangjush Dako është përsëri shembulli më eklatant që ka prodhur sistemi i Edi Ramës.

Gjushi, në rastin e garancisë për të dënuarin Lul Berisha, duke i ofruar atij një vend pune në Bashki nëse dilte nga burgu, duket plotësisht i pafajshëm. Ai jo vetëm nuk ka bërë ndonjë akt të ndryshëm nga ato të shefit të tij kur ky ka përzgjedhur kryetarë bashkish, deputetë, drejtorë e administratorë publikë me të kaluar kriminale, por në fund të fundit Gjushi është i pafajshëm edhe si individ duke qenë se ai vetë është një produkt i këtij sistemi. I sistemit që ka ngritur kryeministri që drejton vendin.

Vangjush Dako dikur ka qenë në punë të vet. Bënte dhe shiste beton, herë me parà, herë me klering e herë veresie. Thonë që ka qenë biznesmen i ndjeshëm dhe që nuk i kursente nderet. Vazhdoi të ishte i tillë deri ditën kur kryetari i PS e peshkoi në rrjetën e sistemit të tij dhe e projektoi si një nga njerëzit kryesorë, duke i dhënë në duar drejtimin e bashkisë së dytë më të rëndësishme në vend.

Papritur, Gjushi hyri në rrethin e njerëzve të afërt të kryeministrit. Atij iu besua Durrësi për tre mandate radhazi, iu la nën hyqëm CEZ, një nga ndërmarrjet më fitimprurëse publike, iu dhanë miliona nga Rilindja urbane… Gjushi, ashtu si betoni në ndërtime, u bë i pazëvendësueshëm në ndërtimin dhe mbajtjen në këmbë të sistemit të ri të Edi Ramës. Ai ulej në tryeza me kryeministrin, udhëtonte familjarisht me të, tregonte barsaleta si ai, mendonte si ai dhe në fund… veproi si ai. Prandaj Gjushi nuk ka faj. Nuk bëri asgjë që të binte në kundërshtim me sistemin ku e kishte kurthuar shefi i tij.

A nuk kishte vepruar njëlloj edhe Edi Rama në prag të zgjedhjeve parlamentare apo lokale? Në fillim ai ishte justifikuar se personat me të kaluar të dyshimtë i kishte afruar për të mbrojtur votat nga Sali Berisha. Pastaj tha se nuk e dinte që ata të kishin bërë krime në të kaluarën. Në fund deklaroi se të zgjedhurit e tij nuk kishin bërë ndonjë krim të madh, por kishin ndërruar emrin për arsye dokumentash. Dhe sot thotë se nuk ka ndonjë vendim gjykate për t’i shkarkuar ata.

Dhe sigurisht që ky sistem diku do të shfryjë e diku do të shpërthejë. Prandaj nuk është rastësi që një deputet del dhe qëllon me armë qytetarët, që një tjetër fsheh trafikantë nëmakinën e tij, që dikush bëhet trim dhe godet kolegët e kërcënon gazetarët, që njëri kapet me brekë nëpër këmbë e tjetri drejton bashkinë nga arresti shtëpiak. E dhjetra të tjerë që u shtrojnë pistat avionëve të drogës, që u vjedhin ilaçet të sëmurëve, që e përdorin paranë publike për xhepat e klientëve dhe miqtë e partisë.

Garancia e Gjushit nuk ishte një rastësi, ishte vetëm një rast brenda fenomenit të qeverisjes së Ramës. Edhe Gjushi ka menduar, njësoj si shefi i tij, se ndoshta Lul Berisha është i vlefshëm si punonjës bashkie përpara zgjedhjeve. Prandaj ai nuk ka faj. Mjafton të shohësh reagimin e kryetarit të Bashkisë së Durrësit (ku ka përfunduar ky qytet!) për të kuptuar kriminalizimin e një sistemi që shkëlqen në naivitetin justifikues të Dakos. “I ofruam punë vullnetare, pa pagesë, të pastrojë rërën e plazhit”, etj etj, ndërkohë që asnjë vendim gjykate nuk ia kishte kërkuar këtë Gjushit. Përkundrazi ishte ai që iu vetëofrua gjykatës për t’i dhënë një garanci më shumë në lirimin e një tëdënuari. Dhe Gjushi këtë e ka bërë me lehtësinë e buzëqeshjes së tij, sikur të bëhej fjalë për një të dënuar për pakujdesi në punë dhe jo të dikujt që vuante dënimin për pesë vrasje.

Vangjush Dako me siguri sot as nuk e çon ndërmend dorëheqjen. Dhe me të drejtë. Ai s’ka bërë asgjë më shumë se kryeministri. Ai ka zbatuar platformën e sistemit të Rilindjes. Nëse do ishte ndryshe, do të duhej që menjëherë kryeministri ta shkarkonte atë. Por Edi Rama nuk mund t’i vërë shkelmin pjellës së tij. Jo Gjushit në këtë rast, por të të gjithë gjushërve që sot janë tëvetmit garantë të pushtetit të tij. Largimi i Gjushit do të ishte goditje edhe për ta dhe Rama nuk ka ndërmend të godasë vetveten. Ai nuk di mënyrë tjetër për të konkurruar politikisht, jashtë këtij sistemi.

“Mapo”

*Titulli origjinal: Gjushi i Durrësit nuk ka faj

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix22 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix22 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix22 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix22 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar23 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix23 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix23 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix23 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske24 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook