Në Tokë jetojnë rreth 7.4 miliardë njerëz, por duket sikur vetëm 74 burra dhe gra e bëjnë botën të rrotullohet. Po flasim për njerëzit më të pushtetshëm në planet, sipas listës së përvitshme të “Forbes”. Për të katërtin vit radhazi, revista e famshme ka renditur të parin presidentin rus Vladimir Putin si njeriun më të fuqishëm në botë. Që nga vend i tij i lindjes, zhvillimet në Siri, e deri tek zgjedhjet presidenciale të SHBA, lideri rus vijon të marrë atë që do. Në vendin e dytë të kësaj liste është presidenti i zgjedhur i SHBA, Donald Trump, i cili pasohet nga gruaja më e fortë në botë, kancelarja gjermane Angela Merkel. Mes qindra mijëra kandidatëve, ndër njerëzit me më shumë ndikim dhe pushtet është edhe Papa Françesku, i cili renditet në vendin e 5-të të listës së Forbes. Në listën me 74 persona janë edhe 11 emra të rinj, mes tyre Theresa May, kryeministrja e Britanisë së madhe, Rodrigo Duterte, Presidenti i Filipineve, ndersa Presidenti turk Recep Taip Erdogan nuk duket aq i forte ne konkluzionin e Forbes

Lista

  1. Vladimir Putin, President i  Rusisë
  2. Donald Trump, President i zgjedhur i SHBA-së
  3. Angela Merkel, kancelare në Gjermani
  4. Xi Jinping, sekretar i përgjithshëm i Partisë Komuniste në Kinë
  5. Papa Francessco, Papa i kishës katolike në Romë
  6. Janet Yellen, kryetar i Federal Reserve
  7. Bill Gates, kryetar i Bill & Melinda Gates Foundation
  8. Larry Page, President i Alphabet
  9. Neranda Mobi, kryeministër i Indisë
  10. Mark Zuckerberg, CEO i Facebook
  11. Mario Draghi, President i European Central Bank
  12. Li Keqiang, kryeministër i Kinës
  13. Theresa May, kryeministrja e Britanisë
  14. Jeff Bezos, CEO i Amazon
  15. Warren Buffett, CEO i Berkshire Hathaway
  16. Salman bin Abdulaziz al-Saud Mbreti i Arabisë Saudite
  17. Carlos Slim Helu, kryetar i Grupo Carso
  18. Ali Hoseini Khamenei, Lideri suprem i Iranit
  19. Jamie Dimon, CEO i JP Morgan Chase
  20. Benjamin Netanyahu, kryeministri i Izraelit