Lidhu me ne

Kryesore

Batutat e Ramës në darkën me femrat e medias, ‘jeni shtriga’

Edhe këtë fundvit, siç është bërë traditë vitet e fundit, Linda Rama ka shtruar darkën e fundvitit për gazetaret dhe femrat e medias. E ftuar speciale ka qenë edhe shkrimtarja Helena Kadare.

rama

Motoja e kësaj darke ishte, “The best is yet to come” (Më e mira do të vijë). Kështu e kishte konceptuar Linda Rama, një grua dinjitoze dhe që e ndihmon Edi Ramën kur flitet për ekonominë e vendit.



Linda mbetet një prej profesionisteve më të mira në vend në fushën e ekonomisë. Në darkë ishin të pranishme: Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare. Por kishte dhe disa mungesa si: Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari, të cilat e justifikuan mungesën e tyre për arsye pune.

9

Burime për “Bluetooth” kanë mësuar se kjo darkë ka kaluar mes batutave nga ana e kryeministrit drejtuar gazetareve femra. Gazetaret janë pritur nga Linda Rama, ndërsa kryeministri i është bashkuar darkës më vonë ku edhe nuk ka kursyer batutat.

Ballë për ballë ai i quajti gazetaret shtriga, ndërkohë që atyre iu është dukur shumë miqësor ky fakt dhe kanë reaguar me të qeshura.

Megjithatë sipas të pranishmeve, ai është treguar më i kujdesshëm se përballjet publike që ka pasur me to. Të ftuarat, por edhe çifti kryeministror i kanë evituar temat politike, duke shijuar një natë mes miqsh.

8

Alketa Vejsiu, një ndër të ftuarat, por edhe drejtuesja e kompanisë që u përzgjodh për dekorin, rrëfen për “Bluetooth” se ishte zgjedhur një dekor minimalist.

“Eventi ishte një moment i mirë takimi me kolege të sektorit, një darkë tradita e të cilës daton me 7 vite më parë. Është një ritual miqësor, jo protokollar, shumë elegant. Dekori ishte minimalist, trëndafila koral, pjata trasparente. Çdo gazetare kishte një trëndafil në pjatë”, është shprehur Alketa.

7

Natyrisht që gjatë mbrëmjes ka pasur edhe një dhuratë shumë domethënëse për femrat e gazetarisë së vendit tonë. Një instalacion në formë pende ka qenë dhurata që Linda Rama kishte zgjedhur këtë vit. Instalacioni me një design të veçantë deri në detaje thuhet se është ideuar nga vajza e bashkëshortes së kryeministrit, Rea.

Çdo pendë e vogël përmbante një aforizëm për gazetarinë, për shtypin e lirë, të drejtën për lirinë e fjalës dhe të zgjedhjes nga shkrimtarë dhe poetë botërorë. Secila nga të ftuarat do të ruajë si kujtim një copëz magnet nga instalacioni bashkë me aforizmin dhe shprehjen përkatëse.

4

Edhe këtë vit ka vijuar tradita e byrekut me lek. Vitin e kaluar “lekun”, një medalion të krijuar enkas, e fitoi Rudina Xhunga, ndërsa këtë vit ishte radha e një tjetër gazetareje televizioni.

2

Sonila Agostini, gazetarja që aktualisht punon në Radio Televizionin Shqiptar mori monedhën për këtë vit, ku, gjithashtu, nuk mungoi çasti i këndshëm i lekut, sa tradicional aq edhe argëtues që i vendos në një garë miqësore koleget e medias. /Bluetooth

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook