Dihet që futbolli është sporti më popullor në botë. Ai shkakton emocione të papërshkueshme te shumë persona dhe pothuaj të gjithë flasim të paktën ndonjë minutë në ditë për futboll. E, megjithatë, ka disa detaje në historinë e futbollit që pak veta mund të thonë se i dinë…
Lojtari më i gjatë i të gjitha kohërave: futbollisti kinez Yang Changpeng, 206 centimetra i gjatë. Aktualisht luan te skuadra e Yinchuan Helanshan.
Lojtari më i shkurtër: Elton Josè Xavier Gomes, futbollist brazilian, është lojtari më i shkurtër në historinë e futbollit, 158 centimetra.
Lojtari më i shëndoshë: William Foulke, portier i cili ka luajtur me këto skuadra Sheffield, Chelsea dhe Bradford City, është konsideruar lojtari më i shëndoshë i të gjitha kohërave; pesha 150 kg; gjatësia 193 centimetra.
Ndeshja me më shumë tifozë: Brazil-Uruguai (1-2), finalja e Botërorit 1950, e luajtur në stadiumin Maracanã në Rio de Janeiro, më 16 korrik, është ndeshja që ka pasur më shumë tifozë në stadium – 199.854 persona.
Skuadra më e vjetër në botë: Sheffield Football Club, i krijuar më 24 tetor 1857, është klubi më i vjetër në botë, aktualisht ndodhet në kategorinë e tetë angleze.
Goli më i shpejtë i të gjitha kohërave: Nawaf Al Abed iu deshën vetëm dy sekonda për të shënuar golin më të shpejtë në histori në ndeshjen mes Al-Hilal e Al Shoalah më 2 shtator 2009, që përfundoi me rezultatin 4-0.
Lojtari më i vjetër në botë: Stanley Matthews, luajti ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Anglisë, më 14 mars 1957, në moshën 50-vjeccare. Për këtë është konsideruar lojtari më i vjetër i të gjitha kohërave. Një detaj tjetër interesant është që ai është fituesi i parë i Topit të Artë më 1956.
Ndeshja e parë e luajtur mes dy kombëtareve: ishte 30 nëntor i vitit 1872 kur për herë të parë u përballën dy skuadra kombëtare në futboll, ishte ndeshja Skoci-Angli, e cila përfundoi me rezultatin 0-0.
Lojtari më i ri i të gjitha kohërave: Mauricio Baldivieso, futbollist nga Bolivia, luajti për herë të parë në moshën 12-vjeccare në kategorinë e parë dhe për këtë është lojtari më i ri që ka luajtur në një kampionat profesionistësh.
Transferimi më i shtrenjtë i të gjitha kohërave: Deri pak kohë më parë këtë rekord e mbante Gareth Bale, të cilin Real Madrid e bleu nga Tottenham Hotspur në vitin 2013, për 101 milionë euro. Por në gusht të vitit 2016, Paul Pogba ka thyer këtë rekord pasi u ble nga Manchester United për 105 milionë euro plus 5 milionë euro bonus.
Ndeshja me më shumë autogola: AS Adema-SO de Emyrne (31 tetor 2002) e mbyllur me rezultatin 149-0 për AS Adema, është ndeshja me më shumë autogola; lojtarët e ekipit kundërshtar në shenjë proteste për një vendim të padrejtë të arbitrit në një ndeshje të mëparshme, që nga minuta e parë e deri në minutë të fundit kanë bërë autogola, me tifozët në stadium që nuk arrinin t’u besonin syve.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu