Kryesore
Gjushi i Durrësit stari i gazetave Si e ndihmoi për të dalë nga burgu Lul Berishën?
Kryebashkiaku i Durrësit është sot në pothuajse gjithë faqet e para të mediave. Gazetat opozitare kanë në ballina investigimin e BIRN për ofertën për punë që Gjushi i Durrësit inka bërë të dënuarit për 5 vrasje që ta lironte sa më shpejt nga burgu kurse ato pranë Ramës kanë nxjerrë në pah justifikimin e kryebashkiakut socialist.
Sipas një investigimi të nisur nga BIRN dhe Zëri i Amerikës ka rrezultuar se kryebashkiaku i Durrësit, njeriu që ka fituar miliona euro fonde në kuadër të projekteve të rilindjes urbane ka pasur rrolin e tij në lirimin e Lul Berishës. Ai duke vlerësuar rolin dhe gjendjen e familje të së dënuarit i ka bërë rekomandim gjykatës për lirimin e të dënuarit. Madje Gjushi i hipotekës siç e njohin në qytetin e tij ka premtuar se do ti ofrojë edhe punë të dënuarit. Ja ç’thuhet në raport: “Një faktor tjetër që ka ndikuar vendimin e gjyqtarëve, ka qenë dhe një karakteristikë familjare pozitive e kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako, si dhe oferta e tij për një vend pune në bashki.
Dako nuk iu përgjigj kërkesave të BIRN për të komentuar garancinë e tij për Lulzim Berishën.
Por pas gjithë këtij publiciteti, ylli i mediave të sotme ka premtuar se do të japë shpjegime./Lapsi
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu