Lidhu me ne

Kryesore

Këngëtari shqiptar akuzon gruan për dhunë: Dua urdhër mbrojtjeje

Ashtu sikurse pjesa tjetër e shoqërisë, edhe njerëzit e artit dhe të kulturës nuk janë imunë ndaj dhunës në familje.

cili-saimir

“Vip Pages” i “Gazeta Shqiptare” sjell sot një histori të dhunës brenda mureve të shtëpisë së dy artistëve; Sajmir Çilit, kantautor i njohur dhe Suela Kalasë, këngëtare. Duket se kjo dyshe e njohur u është drejtuar organeve kompetente me një kallëzim për njëri-tjetrin për dhunë.

Prej kohësh Sajmiri dhe Suela ishin në fazën e divorcit dhe shpeshherë marrëdhëniet mes tyre krijonin ulje dhe ngritje. Burime nga policia bëjnë me dije se pas një telefonate janë drejtuar për te shtëpia e dy artistëve, teksa i kanë gjetur në mes të një konflikti.

Bëhet me dije se në prani të forcave të rendit, këngëtarja, në gjaknxehtësi e sipër i ka qëlluar një shuplakë Sajmirit. Nisur nga kjo këngëtari ka bërë një kërkesë për urdhër mbrojtjeje.

cili

Por, ndërsa marrëdhëniet mes tyre janë normalizuar dhe gjykata në fakt ka vendosur të pranojë edhe kërkesën për divorc, prokuroria e Tiranës mbi bazën e kallëzimit të kantautorit Sajmir Cili, ka vendosur të ngrejë akuzë zyrtare për dhunë në familje ndaj këngëtares Suela Kalaja. Prej korrikut 2016, këngëtarja po përballet me drejtësinë për këtë akuzë, por ende nuk ka një vendim ndaj saj.

suela

Çifti i njohur për publikun, sikurse dhjetëra çifte të tjera në vendin tonë, kanë trokitur në dyert e gjykatës e prokurorisë. Pas një debati të ashpër në familje, edhe Suela Kalaja ka vendosur t’i drejtohet policisë dhe ka siguruar nga uniformat blu një urdhër të menjëhershëm mbrojtjeje, për vete dhe vajzën.

Çështja në fjalë ka kaluar për shqyrtim në Gjykatën e Tiranës, e cila në fakt e ka pushuar çështjen, pasi Sajmir Cili para gjykatës ka deklaruar se nuk do të kryejë akte dhune ndaj gruas dhe vajzës dhe se do të jetojë në studion e tij, larg tyre, derisa të firmoset divorci.

 

Faksimile e urdhrit te mbrojtjes dhe kerkesa per divorc

“Në seancën e datës 04.05.2016, pala e paditur Sajmir Çili nënshkroi një deklaratë dorëshkrim para gjykatës, sipas së cilës: “Unë i nënshkruari Sajmir Flamur Çili deklaroj para gjykatës se Suela bashkë me vajzën të vijë të banojë në banesë, të cilën do ta modifikojmë secilën me nga një hyrje më vete në shkallë, duke kryer dy ndarje më vete. Derisa të bëhet pjesëtimi ligjor i apartamentit, unë do të banoj në studio, e cila ka edhe një tualet dhe do të përdor derën kryesore, ndërsa nga ana e Suelës të përdoret pjesa tjetër e apartamentit, duke hapur derë në shkallë, konform ligjit. Unë premtoj që nuk do ta shqetësoj Suelën dhe vajzën Isea derisa të përfundojë zgjidhja e martesës dhe pasojat e saj, dhe me pushimin nga ana e Suelës e urdhrit të mbrojtjes, unë do të paraqitem në prokurori të tërheq kallëzimin penal që kam bërë kundrejt Suelës në ngarkim të saj, pasi dua që konflikti midis nesh të mos vazhdojë më dhe të mbyllet njëherë e mirë”.

Suela Kalaja, pasi dëgjoi deklarimin e palës së paditur Sajmir Çili, bëri edhe ajo një deklarim me dorëshkrim si më poshtë:

“Meqenëse nga ana e palës së paditur Sajmir Çili u përpilua deklarata në seancën e dt.4.05.2016, me vullnetin e tij të lirë ra dakord për sa është përshkruar në të, jam dakord të tërhiqem nga shqyrtimi i çështjes dhe kërkoj pushimin e saj”, thuhet në vendimin e gjykatës.

Ja pse dyshja e mirënjohur i dha fund martesës
Suela Kalaja dhe Sajmir Çili vite më parë kanë bërë publike historinë e tyre. Dyshja janë prindër të një vajze 9- vjeçare, Isea.

Por duket se jo gjithçka ka ecur më së miri në këtë marrëdhënie, teksa kanë nisur problemet e para, dhe pas disa debateve të vazhdueshme, Suela i është drejtuar gjykatës me kërkesën për divorc.

“Në seancë gjyqësore, gjykata konfirmoi faktin se fillimisht marrëdhëniet bashkëshortore kanë qenë të mira dhe korrekte, të ndërtuara mbi bazën e dashurisë dhe respektit reciprok. Me kalimin e kohës midis palëve kanë lindur mosmarrëveshjet si pasojë e koncepteve të ndryshme që kanë për jetën dhe, duke mos pasur më komunikim dhe mirëkuptim, bashkëjetesa midis tyre është bërë e pamundur. Aktualisht paditësja Suela Kalaja dhe vajza e mitur Isea Çili jetojnë në një banesë me qira. Gjatë gjykimit, rezultoi se palët pavarësisht nga përpjekjet që kanë bërë për të normalizuar martesën, nuk kanë mundur të gjejnë mirëkuptimin dhe bashkëjetesa midis palëve nuk mund të kthehej në normalitetin e saj”, thuhet në kërkesën për divorc./Panorama

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook