Kryesore
Olta Xhaçka rrëfehet në ‘Madame Mapo’: Përse vendosa të qëndroj!
Nëse do e kishin pyetur më 2006–ën, kur vendosi të kthehej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, do të thoshte se ishte e kënaqur si lektore në departamentin e shkencave politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare pranë Universitetit të New York-ut në Tiranë…
Por ai që ish menduar si një kthim i shkurtër për t’iu rikthyer aulave të universitetit në ‘tokën e mundësive’, rezultoi fillimi i një karriere në politikë.
Deputetja socialiste, Olta Xhaçka, në një intervistë për revistën ‘Madame Mapo’, rrëfen se përse zgjodhi të qëndrojë në Shqipëri dhe të mos kthehet në SHBA.
“Nuk synoja përfshirjen në politike përmes MJAFT-it. Më së shumti bëja gjithçka për t’u kthyer në ShBA, ku kisha edhe familjen. Kohën në Shqipëri dhe atë pranë MJAFT-it e shikoja si mundësinë për t’u çmallur me vendin tim duke dhënë një kontribut të vlefshëm. Ftesa për t’u përfshirë në politikë erdhi më pas dhe unë e pranova atë, jo pa dyshime. Sa i takon parimeve, unë kam një histori të gjatë me Partinë Socialiste përmes familjes sime, përpos bindjeve të mia të majta si studente e politikës, që ishte brumosur të besonte te shteti i mirëqenies sociale, mundësitë e barabarta, etj”.
Si deputete e dy legjislaturave në Kuvendin e Shqipërisë, si kryetare e Forumit të Gruas Socialiste, Olta Xhaçka mëton të sjellë një model të ri në politikë: Frymën e një brezi të ri politikanësh të formuar në universitete jashtë vendit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu