Lidhu me ne

Aktualitet

Numër rekord i gazetarëve të burgosur, Turqia mban vendin e parë

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se “përndjekja e paprecedent” e mediave në Turqi, pas përpjekjes për grusht shteti në muajin korrik, ka rritur numrin e përgjithshëm të gazetarëve të arrestuar në nivele të papara.

Organizata me seli në Nju Jork tha se më 1 dhjetor, në gjithë botën, prapa hekurave kanë qenë 259 gazetarë, përfshirë së paku 150 në Turqi.

Kjo thuhet të jetë shifra më e lartë prejse Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve ka nisur numërimin vjetor më 1990, raporton REL.

Kina, e cila ka pasur më së shumti gazetarë të arrestuar në vitin 2014 dhe 2015, ka zbritur në vendin e dytë, me 28 gazetarë në burg.

Egjipti, Eritrea dhe Etiopia pasojnë Kinën.

“Gazetarët që punojnë për të mbledhur dhe shpërndarë informacione, kryejnë shërbim publik dhe të drejtat e tyre janë të mbrojtura me ligjin ndërkombëtar”, tha drejtori ekzekutiv i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Joel Simon.

“Është tronditëse që kaq shumë qeveri shkelin angazhimet e tyre ndërkombëtare, duke burgosur gazetarë dhe duke shtypur lirinë e shprehjes”, shtoi ai.

Image result for turkey media

Image result for turkey media

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix19 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix19 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix19 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar20 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix20 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix20 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix20 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske21 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix22 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook