Lidhu me ne

Aktualitet

Mediat e kazanit kapen në flagracë/Ja si gënjejnë për shoqërimin e Berishës

Mediat e kazanit kapen në flagracë/Ja si gënjejnë për shoqërimin e Berishës

Shumica e shtypit të shkruar sot, ashtu si disa media klienteliste në edicionet e lajmeve dje raportonin se “Policia kishte shkuar në shtepinë e Sali Berishës dhe nuk e kishte gjetur. Aty kishte lënë një procesverbal dhe ishte larguar”.

Një shartlatanizëm mediatik i servirur nga Endri Fuga dhe i shpërndarë me devotshmëri nga mediat e kazanit të kryeministrit.

Së pari asnjë gazetë, asnjë portal, asnjë televizion i kazanit nuk ka oftuar foto të policisë që “mësynte” shtëpinë e Sali Berishës. Ska asnjë fakt që e vërteton këtë, megjithëse mediat e kazanit kanë hapur gazetat.

Së dyti nuk tregojnë një procesverbal, të shkruar me dorë nga policët dhe të dorëzuar. Por një letër të printuar, të shkruar me kompjuter. Ku e gjetën policët kompjuterin kur shkuan tek shtepia? Si e printuan dokumentin?

Ai është një dokument i përgatirur në zyrat e Policisë. Duke e ditur që Berisha ishte në zyrë shkuan dhe i dorëzuan gardistit që bën shërbimin tek dera procesverbalin e gatuar nga Saimir Tahiri dhe Endri Fuga. Kaq qesharakë dhe kaq banalë, sa procesverbalin e kishin shkruar dhe vulosur më parë, nuk i lanë inspektorët as të shkonin tek ashensori. “Çoni procesverbalin, dy gisht letër tek Kuvendi se pastaj meret kryeministria me këtë punë”, ky ka qenë urdhëri dhe asgjë më shumë.

Më pas Fuga publikon letrën që komisariati i drejtoi Kuvendit dhe kjo letër tregon se policia “mësyn”, “rrethon”, “rrëmben me forcë”, ish –kryeministrin e vendit. Kaq banale, të pabesueshëm dhe qesharakë sa as bacevani i Ramës në Surel nuk e beson këtë skenar idiotesk të gatuar nga fugat që xhirojnë mediat e kazanit.

Së treti mund të themi se Endri Fuga ka përdorur botuesit për të theksuar se policia është e fortë dhe mund të marë edhe Sali Berishën.  Provokimi i fugave me polici duket një veprim i ulet dhe i neveritshëm, ai thjesht kërkon të nxisë tension dhe të tregojë se Berisha u tremb e shkoi nga frika.

Fuga e di mjaft mirë që Berisha më shpejt nxjer Edi Ramën nga zyra sesa shkon ta marë policia, por problemi nuk është thjesht Fuga dhe skemat e tij banale. Problemi janë mediat dhe kryeredaktorët e tyre që e dinë mjaft mirë të vërtetën dhe servirin një show të turpshëm për shqiptarët.

Media që vërtet përdoren kaq keq sa as nuk i neverit dot për cfarë shkruajnë me urdhër nga zyra e Ramës. Nuk i neverit sot sepse i kanë braktisur shqiptarët duke i katandisur të shesin vetëm 10 mijë gazeta të gjithë së bashku./Citynews

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore1 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar1 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix5 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix6 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix6 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet6 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal6 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske6 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore6 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook