Ish-kryeministri Berisha ka folur në “Top-Story” në “Top-Channel” për 21 Janarin. Berisha tha se ai nuk ka patur kurrë ndërmend që ta lëshonte zyrën e kryeministrit gjatë protestës ku vranë 4 protestues.
Ai madje përsëriti se Rama s’do të ishte më sot, nëse nuk do të përmbahej pas atyre ngjarjeve.
“Ai kërkonte të mbante fjalim nga zyra ime. Për asnjë arsye në botë nuk do ta lëshoja zyrën time. Por nëse Rama s’do të përmbahej, ai sot s’do të ishte më”, tha Berisha.
Ish-kryeministri shprehu keqardhje për 4 të vrarën më 21 Janar, por insistoi se zyrën e tij nuk do ta lëshonte kurrë.
Berisha foli edhe për “Gërdecin”, të cilin e cilësoi si një krim shtetëror, por të paqëllimshem.
“Gerdeci ishte padyshim nje krim shteteror, por i paqellimshem”, tha Berisha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu