Lidhu me ne

Aktualitet

Vendimi i ri lehtëson çdo vendimmarrje mbi Piramidën

Vendimi i ri lehtëson çdo vendimmarrje mbi Piramidën

“Piramida” Qendra Ndërkombëtare e Kulturës do të kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë. Qeveria ka miratuar dje një vendim, i cili e zhvendos pronësinë e godinës dhe truallit të saj nga Ministria e Kulturës në pronësi të Bashkisë Tiranë. Sipas VKM-së së re, “Piramida” do të përdoret nga Bashkia e Tiranës si “një qendër multifunksionale për organizimin e shfaqjeve sociale dhe për promovimin e artit, kulturës dhe teknologjisë.”

Ky vendim i qeverisë e bën më të lehtë vendimarrjen për prishjen dhe ndryshim e statusit të “piramidës”. Nëse më parë vendimmarrja për këtë objekt duhej të kalonte të kalonte në Këshillin e Ministrave tani ajo mbetet vetëm në dorë të kryetarit të Bashkisë.

Piramida u hap për herë të parë në 14 tetor të vitit 1988 si muzeumi i diktatorit Enver Hoxha.

Gjatë viteve 1990, ajo ka funksionuar si disko, studio televizive, në disa raste edhe si vend për ekspozita dhe panaire.

Në vitin 2008, qeveria Berisha u përpoq ta kthente piramidën në një teatër multifunksional, por projekti nuk përfundoi asnjëherë.

Në nëntor të vitit 2010, sërish qeveria Berisha vendosi për prishjen e piramidës për ndërtimin e godinës së re të Kuvendit.

Ky vendim u kundërshtua fort nga Edi Rama, atëherë kryetar i opozitës, i cili u shpreh se:

Në cilësinë e një njeriu të kulturës dhe të artit, që nuk e pranoj dot talebanizmin në raport me objektet, sepse i çfarëdo kohë qoftë dhe me çfarëdo arsye u motivoftë është talebanizëm. Talebane është edhe e kundërt. Pra të bësh atë që bënte Enver Hoxha me trashëgiminë kulturore dhe historike të këtij vendi.

Ju po e bëni njësoj si gjenerali serb, që kur u shemb ura Mostarit tha, mos u mërzisni dhe mos shqetësohet bota, do ta bëjmë edhe më të bukur, do ta bëjmë edhe më të vjetër./Exit

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore2 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar2 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix6 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix6 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix6 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet6 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal6 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske7 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore7 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook