Tenori shqiptar me famë botërore na ka bërë sërish krenarë me arritjet e tij. Saimir Pirgu është i pari artist shqiptar, që është nominuar nga Akademia e Ҫmimeve Grammy, për rolin e tij brilant në operën Król Roger (Mbreti Roger), me regjisor Kasper Holten dhe dirigjent Antonio Pappano.
“Best Opera Recording” (Regjistrimi më i mirë operistik) është kategoria ku Pirgu është nominuar bashkë me kolegë të tjerë të tij.
Opera Król Roger është vënë në skenën prestigjioze të Royal Opera House, në Londër.
![](https://www.revistaclass.al/media/2016/12/07/22525295215e3d1ab267ae921bef8229.jpg)
Pas shpalljes së nominimeve nga Akademia e Ҫmimeve Grammy, Pirgu ka postuar lajmin edhe në profilin e tij zyrtar në Instagram, duke falënderuar dhe uruar të gjithë kolegët për këtë lajm fantastik.
![](https://www.revistaclass.al/media/2016/12/07/7fbb9b8bf2f249e0e350ab33c84726b9.jpg)
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu