Vështirësitë ekonomike me të cilat ndeshet qeveria Rama e bëjnë të vështirë fnancimin e premtimit elektoral për rritjen e pagave për administratën dhe pensionistët. Ndaj zgjidhja e gjetur nga Zoti Rama është shtyrja e fillimit të zbatimit të ligjit të ri të lojrave të fatit të miratuar në vitin 2015.
Ky ligj, i cili synon kontrrollin e aktivitetit të bizneseve të lojrave të fatit, u propagandua nga Kryministri Rama si zgjidhje për të shmangur një krim që cënon harmoninë familjarë edhe deri edhe ekuilibrat psiqikë të shumë njerëzve.
Por zbatimi i ligjit pritet të ul të ardhurat në buxhetin e shtetit nga kjo industri me rreth 125 milionë dollarë, sikurse deklaroi Ministri i Financave Ahmetaj, dje në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.
Por në vend që ta bëjë publike këtë arsye qeveria Rama fshihet pas gjashtë deputetëve, të cilët “gjoja” me nismën e tyre të pavarur kërkojnë shtyrjen e afatit.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu