Lidhu me ne

Aktualitet

Profil/ Kush është “i forti bandës së Durrësit”, Lul Berisha

Fotoja e mëposhtme e bërë më 6 prill 2006 në Tetovë do të fiksonte momentin e goditjes së një prej bandave më të rrezikshme në vend. Lulzim Berisha, njeriu që e drejtoi për 10 vjet me radhë “Bandën e Durrësit” mes vrasjesh e trafiqesh droge dhe armësh, u kap në Maqedoni pas një urdhëri ndërkombëtar arresti të lëshuar nga Shqipëria.

Lulzim_Berisha-arrest-ne.jpg

6 pjesëtarë të bandës që ishte ndarë në dy fraksione rivale, që do të sillnin një zinxhir vrasjesh, ishin kapur një muaj më parë. Në grupin që kishte vënë nën këmbë qytetin bregdetar për një dekadë do të merrte kthesë me vrasjen e një prej kapove të tij, Klodian Saliut.

Mbrëmjen e 26 shkurtit të vitit 2005 Klodian Saliu, së bashku me mikun e tij Osman Truma, ranë pre e një atentati në autostradën Tiranë -Durrës, në afërsi të fshatit Kozhas në Maminas. I riu i lindur në Spitallë, pronar i lokalit “Cikloar” u qëllua nga disa persona të paidentifikuar që po ndiqnin makinën e tij të tipit “Mercedes – Benz”. Miku i tij mundi të mbijetonte, por nuk i kishte parë atentatorët.

Klod Saliu.jpg

Klodian Saliu i vrarë më 26 shkurt 2005

Banda e Durrësit ishte ndarë që prej vitit 2003 pas përplasjeve të Lul Berishës dhe Klodian Saliut. Pas vrasjes së Saliut, krahu i tij i drejtuar nga Idrit Dokle organizoi dy atentate për ta vrarë Lul Berishën, pasi e konsideronte si personin që kishte dhënë urdhërin për ekzekutimin e ish –mikut të tij, edhe pse ditën e vrasjes ai gjendej në Turqi. Në të dy rastet, vrasësit me pagesë nga Burreli, dështuan.

Një vit më vonë, në fillim të 2006, dy degët e bandës do të goditeshin nga autoritetet. Adriatik Coli, një anëtar i bandës, do t’i fundoste krerët dhe anëtarët e saj me dëshmitë e tij si bashkëpunëtor i drejtësisë.

Coli e fajësoi Berishën për vrasjen e Dritan Sallakut më 17. 10. 1998 në Durrës; për vrasjen e Viron Currit e Arjan Pajës dhe plagosjen e Marsel Sotirit më 29. 10. 1998 në fshatin Rrashbull të Durrësit; për vrasjen Marsel Sotirit më 22. 08. 1999 në plazh, Durrës; për vrasjen e Dritan Dishës më 09. 07. 2000 në Shënavlash, Durrës; për vrasjen e Ervin Lames më 14. 01. 2002 në lagjen numër 3, Durrës dhe për trafik armësh dhe droge, raporton Lapsi.al.

Në vitin 2007 Lulzim Berisha do t’i hidhte poshtë akuzat. Kjo është dëshmia e tij e dhënë pas asaj të Colit:

“Në lidhje me vrasjen e shtetasit Dritan Sallaku dhe plagosjen e shtetasve Ilir Nela e Agim Rexhepi dua të them si më poshtë: Shtetasin Dritan Sallaku unë nuk e kam njohur dhe nuk kam pasur ndonjë lidhje me të, ndërsa vëllanë e tij Dashamir Sallakun e kam njohur, pasi kemi ikur bashkë në emigracion në Itali dhe nuk kam pasur ndonjë konflikt me të. Me Dashamirin unë kam pasur marrëdhënie shoqërore në Durrës, po kështu kam qenë për rreth 8 muaj në kamp refugjatësh në Toronto të Italisë. Mbas kampit, unë kam ikur në Gjermani ndërsa Dashamiri nuk doli më tej.

Përsa i përket shtetasve Ilir Nela dhe Agim Rexhepi, i kam njohur si qytetarë nga Durrësi. Por, me Agimin kam një raport më të afërt shoqëror, raport të cilin e ruaj edhe sot. Me Agimin këto raporte, njohjeje unë i kam pasur edhe para se të ndodhte ngjarja e tyre. Ngjarjen që u ndodhi atyre, unë e kam marrë vesh qysh atë ditë, rreth dy orë pas ngjarjes, pasi më erdhi në shtëpi ku banoja kunati im, Plarent Dervishaj, me shtetasin Gëzim Haxhiaj i një moshe rreth 55 vjeç, me banim në Durrës. Gëzimi erdhi i trembur te shtëpia ku rrija unë dhe më tha se kishte shpëtuar kot nga një atentat te shkolla “7 Nëntori”, ku ishte vrarë shtetasi Dritan Sallaku dhe ishin plagosur Ilir Nela dhe Agim Rexhepi. Ai më tregoi se kishte qenë i ulur në lokal, në një tavolinë me Gim Rexhepin, Gëzim Pepën e të tjerë aty për rreth, kur erdhi një makinë dhe gjuajti. Dhe nga kjo gjuajte mbeti i vrarë Dritan Sallaku dhe u plagos Agim Rexhepi dhe një tjetër, ku vetë Gëzimi kishte shpëtuar rastësisht. Ai tha se autorët i kishte parë si fytyra, por nuk më tha se kush ishin.

Po ashtu, sa për personat për të cilët më akuzoni si bashkautor në këtë vrasje, për Klodian Saliun, Plarent Dervishin dhe Ilir Xhungën, nuk kam dijeni që ata mund të jenë autorët e kësaj vrasjeje.

Në lidhje me vrasjen e shtetasve Arjan Paja e Viron Çurri, si dhe për plagosjen e shtetasit Marsel Sotiri, dua të shpjegoj si më poshtë: Në këtë kohë kam qenë në Durrës në shtëpi, duke fjetur gjumë dhe pas orës 18:00, kur kam dalë nga shtëpia nëpër Durrës dhe kam shkuar te kafe “Bar-Halia”, e cila ndodhet pranë Fakultetit të Sportit nga persona që ndodheshin atje, të cilët nuk i kujtoj si emra, kam marrë vesh se atë ditë në Rrushbull kishte ndodhur një ngjarje e madhe. Ku ishte qëlluar me mitraloz e armë të tjera dhe ishte plagosur Marsel Sotiri, ndërsa për persona të tjerë nuk mora vesh gjë, nëse ishin vrarë apo plagosur. Marsel Sotirin e kam njohur qysh kur kemi qenë fëmijë, pasi ai ka banuar në Durrës, me të kam pasur njohje si çuna Durrësi. Me të jam takuar në Itali, në Milano dhe Brindisi rreth viteve 1993-1994. Unë asnjëherë nuk kam pasur me Marselin ndonjë konflikt apo mosmarrëveshje si me të edhe me fisin e tij. Ndërsa, sa për Arjan Pajën dhe Viron Currin as i kisha dëgjuar ndonjëherë si emra dhe as i njihja për fytyra.

Për personat e tjerë që më akuzoni, së bashku me Plarent Dervishin, Klodian Saliun, Ilir Xhungën dhe Dritan Colin nuk kam asnjë të dhënë që të jem autor dhe të kem dijeni për këto ngjarje”.

Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi me burg përjetë në të dy shkallët e saj, për vrasjet e mësipërme dhe për krijim të organizatës kriminale. Gjykata e Lartë, në korrik të vitit 2014 ia hoqi dënimin përjetë me argumentin se ky dënim nuk ekzistonte në kohën kur ai kishte kryer krimin. Po ashtu, nuk kishte as ligj për krijim të organizatës kriminale në atë kohë. Por për Lul Berishën u fol gjatë prej kohës kur u arrestuar deri tek heqja e dënimit përjetë. Arrestimi i tij dhe i anëtarëve të grupit rival që lindi nga banda e tij, nuk i ndalën gjakderdhjet në Durrës.

Emri i tij u përmend në vrasjen e vëllait të Klodian Saliut, Ndriçimit, më 23 korrik të vitit 2007. Ai u qëllua me dy plumba në gjoks në një lokal në lagjen 18 nga dy persona me motor.

Lul Berisha u përfol se qëndronte edhe pas disa ngjarjeve të tjera. Më 19 nëntor të 2014 u ekzektua Leonard Murataj, një ish –rival i Lul Berishës. Ai u qëllua pranë lokalit të tij në afërsi të portit.

Shumë ngjarje kriminale që ndodhën në qytetin e tij të lindjes gjatë qëndrimit në burg lidhen fort me emrin e Lul Berishës.

Një raport i Ministrisë së Brendshme, i publikuar në prill të këtij viti (shih rubrikën lajme të lapsi.al), tregonte se ai nuk kishte qëndruar pasiv në burg. Raporti fliste për bashkim të tij me Emiljano Shullazin. Në të jepeshin të dhëna se aktiviteti i dy kapobandave ishte ai i gjobitjes së disa personave, biznesmenë të njohur në fushën e basteve sportive, tregtisë së kafesë dhe tregtisë së naftës.

Dokumenti sekret saktësonte se Lul Berisha e drejtonte bandën e tij nga burgu dhe i delegonte urdhërat tek njerëz të besuar si Julian Meçaj e Marjel Fierza, Mond Çekiçi, e Plarent Dervishaj, për të cilin në prill të 2015 Apeli i Krimeve të Rënda i ka pushuar të gjitha akuzat.

“Pjesë e gupit të bashkuar janë Lulzim Berisha “Luli”, Emiljano Shullazi “Mili”, Plarent Dervishaj “Lenti”, Edmond Koçi, ose “Mond Çekiçi”, Marjel Fierza, Julian Meçaj, Gilmando Dani dhe Blerim Shullazi”, thuhet në raport, të botuar fillimisht në Shqiptarja.com.

Dyshohet se Shullazi dhe Dervishaj, nën drejtimin e Berishës, u kanë vendosur gjobë shtetasve, Xh.T. i cili ka biznes në qytetin e Durrësit, A.B, i cili është pronar i disa lokaleve në qytetin e Durrësit dhe përfaqësues ekskluziv i një marke kafeje në Durrës, Sh.K, biznesmen i njohur nafte në Shqipëri. Ata po bënin përpjekje për të privatizuar edhe “Parkun Sportiv”, që ndodhet në lagjen nr.5 në krah të pallatit të sportit “Ramazan Ngjala” në Durrës.

Në raport thuhej se kontaktet me grupin, Lul Berisha i mbante përmes një telefoni që e kishte në qeli. Edhe pse ky raport u botua në prill, Gjykata e Durrësit vendosi ta lërë të lirë me kusht, për arsye shëndetësore.

Edhe pse drejtues për afro 2 dekada i një prej bandave më të rrezikshme në vend, ai është i lirë, ndërsa anëtarët e tjerë janë të gjithë në qeli.

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore12 minuta më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar24 minuta më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix4 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix5 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix5 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet5 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal5 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske5 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore5 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook