Lidhu me ne

Temporal

Mustafa Nano: Biseda e fundit me Andrea Stefanin kur kritikova Ramën

Analisti Mustafa Nano në një opinion të sotëm për ndarjen nga jeta të Andrea Stefani, kujton mes të tjerash edhe bisedën e fundit mes tyre. Një telefonatë që ai i kishte bërë pas intervistës së Nanos kur kritikonte maxhorancën e specifikisht kryeministrin Rama.

nanao stefani

“Që Andrea ishte sëmurë rëndë, këtë e kisha marrë vesh prej muajsh. Fillimisht ma kish thënë Ilir Yzeiri, që ka qenë, në dijeninë time, më i afërti mik i Andreas në këto vitet e fundit. Më pas, ma tha vetë Andrea në një bisedë telefonike që patëm. Ne i kishim të rralla bisedat telefonike. Takimet, gjithashtu. Nuk frekuentoheshim, siç thuhet në raste të tilla. Por kur takoheshim rastësisht, rrinim gjatë e flisnim për shqetësimet tona publike. Gjithnjë për ato. Edhe ajo bisedë telefonike e fundit rreth shqetësimeve të tilla u vërtit. Më mori, ngaqë kish lexuar një intervistë timen, në të cilën kritikoja mazhorancën, sidomos kryeministrin. “Jam dakord, këta e kanë hak t’u biesh, por ….”, më tha, dhe me “por”-in kishte parasysh gjëra që gjithkush që e ka ndjekur Andrean mund t’i marrë me mend”- shkruan Nano, ne nje opinion per “Mapo”.

Sipas tij, ai mund t’u jetë dukur shumë vetëve irracional e emocional në qëndrimet që ka mbajtur, por thellë-thellë ka qenë më racional se të gjithë këta njerëz, që edhe e kritikonin.

“Ja, më thoni, ka gjë më racionale se sa të besosh se e keqja më e vogël është by default e mira më e madhe? Këtë gjë e mendoj edhe unë gjithë kohën, s’ka gjë se më ndodh tek-tuk të lodhem nga, e të veselitem me, betejat e përjetshme me të njëjtët armiq. Andrea nuk lodhej, e dukej sikur i pëlqente një si lojë nervash e garë energjish me ata që kish përballë. Dhe unë e kisha zili. Kam menduar gjithë kohën se shoqëria kish dobi më shumë prej tij se sa prej meje. Edhe nevojë, gjithashtu. Përveç kësaj, Andrea më pëlqente ngaqë, në ndryshim nga shumë kolegë tanët, nuk kish kompleksin e të paanshmit. Nuk e keni vënë re që një pjesë gazetarësh ndihen gati të përndjekur nga ky kompleks? Duan t’u thonë të gjithëve se “unë nuk jam i blerë”, dhe në një shoqëri si kjo shqiptarja, ku pas çdo opinioni a gjesti publik, njerëzit shohin një hesap a interes a poshtërsi, kjo është një kartë që funksionon, s’ka gjë se jo edhe aq, ngaqë në fund të fundit edhe për “të paanshmit” (edhe unë e kam këtë kompleks herë pas here) njerëzit e kanë gati hakmarrjen”- shkruan ai.

Ai shkruan se Andrea llogaritë parapëlqente t’i bënte me bindjet e veta, më saktë me bindjen e vet, që fare mirë mund të përmblidhej ashtu si e thashë më sipër: e keqja më e vogël është rëndom e mira më e madhe.

“Por po kthehem te biseda e fundit që patëm, në fund të së cilës e pyeta për shëndetin. Duhet të ketë qenë ndonjë moment, në të cilin ai ka pasur iluzionin se po e mundte sëmundjen. Ose ndoshta kjo ishte mënyra që ai kish zgjedhur për t’u përballur me sëmundjen. Nuk donte ta pranonte që ishte sëmurë. Këtë e thosh edhe Moikom Zeqo në një shkrim të tijin, teksa kujtonte një takim rastësor të tijin me Andrean që kish ca kohë që bënte kimioterapi. Dhe duhet besuar kjo situatë. Edhe në ditët e veta më të rënda, ai nuk hoqi dorë së shkruari artikuj, dhe demonstronte të njëjtin pasion luftarak e të njëjtin zell për t’u përballur (një nga polemikat e fundit e ka bërë me mua, pas asaj telefonate, për të cilën ju fola në krye). “Pasioni për të vijuar me betejat e veta e mban gjallë”, më tha dikush, e unë nuk mora vesh nëse këtë gjë e kish nga koka e vet, apo ia kish thënë Andrea vetë. Kjo është forcë karakteri. Do ishin të shumtë ata që do bënim një pauzë, një tërheqje, një paqe me shpirtin e tyre të trazuar, një paqe edhe me botën, në rast se do ishin mbërthyer nga një sëmundje e rëndë. Ndërsa Andrea nuk i vari armët në mur për asnjë çast”- kujton Nano.

Sipas tij, nuk janë të paktë ata që nuk ia pëlqenin qëndrimet, apo mënyrën se si këto qëndrime i shprehte e i mbronte. “Për ta ulur në peshë, këto qëndrime ia merrnin thjesht si qëndrime “kundër Berishës”. Këtë gjë kishin bërë edhe dje nja dy syresh. Edhe Berisha vetë që kurrë nuk mësoi qyqari të heshtë atëherë kur duhet të heshtë. Por nuk është vetëm Andrea viktimë e këtij lloj leximi. Jemi, kush më shumë e kush më pak, të gjithë. Lexohemi si pro apo kundër dikujt me pushtet. Ky është leximi më i përciptë e më përtac që mund t’i bëhet dikujt që shkruan. Alibinë e kanë të gatshme: të gjithë ne jemi, me dashje apo pa dashje, pro a kundër dikujt me pushtet. Por kjo në shumë raste është e vetmja mënyrë ose le të themi mënyra më e mirë, për të shprehur shqetësimet tona publike, në mos për t’ju bërë me dije të tjerëve vizionin tonë për botën. Të refuzosh dikë është mënyra më e mirë për të pohuar një gjë. Dhe prandaj, nuk është refuzimi i dikujt që duhet të shohim. Por pohimi i diçkaje”-shkruan ai.

Në fund Nano kujton edhe dicka: 

Post Scriptum: Po ju tregoj një ngjarje që ka lidhje po me Andrean. Dhe me paaftësinë time për të ngushëlluar dikë që duket se është duke jetuar ditët e fundit. Isha në spitalin “Nënë Tereza”. Isha tok me nënën time që kish një problem me tensionin. Ndërsa një nga mjekët po i bënte një kontroll, unë dola në holl. Kokulur, po merresha me celularin, kur ndiej që m’u afruan dy vetë. “Andrea Stefani është sëmurë?”, më pyeti njëri prej tyre. “Nga e di që është sëmurë?” “Sapo hyri. Ishte i prishur në fytyrë. Dukej që s’ishte mirë”, vijuan ata. Bëra andej nga më thanë se kishin çuar Andrean, dhe te dera pashë se e kishin vënë në një dhomë ngjitur me time ‘më, e cila nuk e kish vënë re. Ndryshe do ish e para gjë që do më kish thënë, siç bën gjithnjë kur i qëllon të shohë njerëz publikë. Të gjithë njerëzit publikë i duken si miq të mi. Andreas, nga pragu i derës ku isha unë, i dukeshin këmbët. I njoha këpucët, të cilat edhe po t’i kish një mijë palë të ndryshme, i ngjanin njësoj. Kjo është pjesë e stilit të njeriut. Në këtë rast, e stilit të Andreas.

Por unë mbeta te dera. Nuk më bënë këmbët të shkoja më tutje. Mund ta kisha parë për herë të fundit, por nuk e pashë. Më ka mbetur në mendje fakti që s’munda të çapitesha deri te Andrea. Dhe nuk di pse mendoj se më vjen mirë që nuk pata fuqi t’i bëja ato pesë hapa.

MAPO

 

 

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar2 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix2 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix2 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix2 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix2 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar2 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet2 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore2 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet4 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar4 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook