Kjo foto është duke bërë xhiron e rrjetit.
Në të ndodhen kancelarja Angela Merkel, presidenti Barak Obama, ish-kryeministri Italian Matteo Renzi, ish-kryeministri Britanik Devid Kameron dhe presidentit i Francës, Fransua Hollande.
Foto është bërë në forumin e Hanover, në prill 2016.
Nga të pestë këta, tani ka mbetur vetëm Angela Merkel.
Cameron dhe Renzi dhanë dorëheqjen pasi humbën referendumet në vendet e tyre, Hollande vendosi të mos rikandidojë për president, ndërsa Obamas i përfundoi mandati.
Me një Europë më të përçarë se kurrë, shpresa e vetme e saj tani është Angela Merkel.
Nëse do të largohej edhe ajo, situata mund të ishte vërtet dramatike!
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu