Lidhu me ne

Kritike

Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

Për Andrean dhe ata që nuk respektojnë as vdekjen!

Nga Blendi Fevziu

Andrea Stefani nuk jeton më. Gazetari i njohur që militonte që prej 25 vitesh në gazetari, protagonisti i debateve të ashpra, kalorësi i të majtës dhe kritiku i ashpër i Berishës iku nga kjo botë në një moshë që askush nuk e meriton që të ikë. Por vdekja është e tillë. Vetëm ajo e di ku zgjedh dhe në zgjedhjen e saj, askush nuk ndikon dot.

Mund të jesh njeri i mirë apo problematik, i zgjuar apo modest, i pasur apo i varfër, i majtë apo i djathtë, mund të duash Ramën apo Bashën, mund të jesh fans i Berishës apo i Metës, mund të kesh një familje të madhe apo të jesh fillikat në këtë botë, ajo troket njësoj tek të gjithë. Ashtu siç trokiti dje në derën e Andrea Stefanit, për ta marrë me vete në mbretërinë e saj. Shumë vite më parë, kur shkruante romanin “Për kë bien Këmbënat”, Ernest Heminguej e nisi atë me një citim të poetit anglez të shekullit të XVII Xhon Donne, i cili pak a shumë thoshte: “Kur këmbana e kishës bie për të njoftuar një vdekje, mos pyet kurrë për kë ra ajo. Ajo bie edhe për ty. Sepse kur një njeri ikën, të kujton që është edhe rradha jote”. M’u kujtua ky citim i hershën ndërsa lexoja me dhimbje një pjesë të komenteve nën njoftimin tonë për vdekjen e parakohshme të Stefanit, nga një sëmundje e pashërueshme që ai nuk e mundi dot. Kam ngelur i befasuar nga cinizmi dhe mllefi që shoqëronte një pjesë të komenteve.

Ashtu siç më ngjallnin një shije të keqe ekzaltimet pozitive që njerëzit i lëshojnë pa kontroll vetëm kur nuk je më. Andrea Stefani ishte njeri publik. Ai ishte një komentator shumë i pranishëm në ekran. Si gjithë njerëzit e angazhuar me media dhe politikë ai ndante emocione kontradiktore. Kishte njerëz që e donin dhe të tjerë që nuk e pelqenin. Kishte njerëz që ekzaltoheshin, por edhe që prekeshin nga analizat e tij. Kjo botë e tillë është, asnjëherë uniforme dhe asnjëherë e kënaqshme për të gjithë. Dhe funksionon pikërisht si e tillë. Stefani nuk e fshehu kurrë se ishte një mbështetës i së majtës; ai mbeti një kritik i palëkundur i Sali Berishës si një njeri politik.

Por njëkohësisht ai kishte një zë indipendent. Më 2008 doli hapur kundër së majtës për ndryshimin e kushtetutës, ndërsa në 2014 bëri një betejë publike kundër portreteve te diktatorit Hoxha që shfaqeshin në mitingjet e mazhorancës së majtë. Më parë, në mes të viteve ’90 – të, ishte një kundërshtar i hapur i piramidave siç kishte qenë në vitet 2004 – 2005 një kundërshtar i korrupsionit në vend. Përtej gjithë kritikave, besoj se ai i qëndroi bindjeve të tij edhe për 25 vjet mbeti gjithnjë një gazetar, pa u angazhuar direkt në politikë. Ai nuk veproi kurrë me asgjë më shumë se sa me fjalën dhe fjala nuk gjykohet asnjëherë përtej forcës së saj. Mund ta doje ose jo Andrea Stefanin, mund të ishe solidar me bindjet dhe analizat e tij, ose jo, por kjo nuk justifikon kurrë asnjë lloj mllefi publik kur tjetri nuk jeton më.

Të jesh me njërën apo tjetrën palë në politikë, të jesh i angazhuar apo jo, është pjesë e kësaj bote. Në atë botën tjetër, kjo s’ka asnjë vlerë. Vdekja nuk bën dallim, as kur të merr të ri; as kur të merr atëherë kur beson se je më i fortë se kurrë. Vdekja s’ka ngjyrë dhe as tesër partie, ndaj përpara saj jemi të gjithë njësoj. Respektojeni atë, sepse këmbana që po bie sot për Andrean, do bjerë për secilin prej jush siç thoshte Heminguej. Andrea Stefani iku nga kjo botë, me siguri ashtu siç kishte dashur të ikte. Me bindjet dhe qëndrimet e tij. Mbështetës apo kundërshtar, ai ishte një zë origjinal, një zë që do t’ju mungojë të gjithëve, jo vetëm mbështetësve, por padyshim edhe kundërshtarëve të tij. Ndaj e vetmja gjë që mund t’i themi, është ajo që i urohet çdo njeriu që niset për në atë botë ku do shkojmë të gjithë një ditë: u prehsh në paqe o mik! /opinion.al/

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar18 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix19 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix19 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore19 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix20 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar22 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore22 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal22 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix22 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar23 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook