Ish-Kryeministri, Sali Berisha në një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të analistit dhe gazetarit Andrea Stefani, thotë se largimi i tij lë boshllëk në publicistike. Berisha gjithashtu kujton se Stefani ka qenë një nga kundërshtarët më të palëkundur të tij.
“Ndahet nga jeta gazetari, analisti dhe publicisti Andrea Stefani. Andrea ishte nje avokat i vendosur i te majtes, kritik dhe kundershtar i palekundur i imi dhe te djathtes se vendit, qe le nje boshllek te vertet ne arenen e debatit dhe publicistikes tone. Me kete rast i shpreh familjes se te ndjerit dhe miqve te tij ngushellimet e mia me te sinqerta”, shprehet Berisha.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu