Kryesore
Ç’po bën Erioni majë këtij mjeti? …dhe një rrugë e re në Tiranë
Tiranës së madhe dhe zonave të saj periferike tashmë do t’i shtohet edhe një rrugë e re brenda standardeve normale rrugore. Kjo rrugë do të lidhë qytezën e Kërrabës me autostradën Tiranë-Elbasan, rrugë e cila deri tani ka qenë tejet e amortizuar dhe në të nuk ishte vënë doirë prej 60 vitesh.
Punimet e kësaj rruge të re i ka inspektuar nga afër vetë kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili përveç kantierit të rrugës nuk ka lënë pa vizituar as banorët e Kërrabës.
“Nuk do pres fundin e mandatit të mbaj premtimet! Ndërhyjmë në rrugën që është kordon jete për mijëra banorë 🚧”,- ka shkruar kryebashkiaku Veliaj në një status në profilin e tij në Facebook.
Ai krahas njoftimit për nisjen e punimeve në këtë rrugë të re, nuk ka lënë pa publikuar edhe një foto-galeri mjaftë interesante të zonës së Kërrabës, si dhe disa foto pikante…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu