Analisti Fatos Lubonja ishte i ftuar sot në “Të Pakenspozuarit” e Ylli Rakipit, që transmetohet në “News24”.
Lubonja, pjesë e panelit me analistë përballë Metës, pranoi se dikur kishte votuar për LSI-në, kur ka qenë në opozitë.
“Unë kam thënë banda janë partitë, por Ilir Meta është mirë të paktën nga ana psikike. Unë e kam mbështetur fillimisht partinë e Ilir Metës dhe e kam votuar në opozitë. Në qoftë se do rrijë gjithë kohën në pushtet dhe jo në opozitë… Mbetet kingmaker”, tha ai.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu