Lajmi i keq vjen nga klubi i Atalanta-s. Etrit Berisha e ka mbyllur vitin 2016 për t’iu rikthyer fushës vitin e ardhshëm. Portieri i Kombëtares shqiptare ka dëmtuar gjurin dhe do t’i nënshtrohet një operacioni. Duke shpjeguar edhe arsyen e kësaj shkëputjeje, në njoftimin e klubit thuhet se operacioni po kryhet për shkak të dëmtimit në meniskun e gjurin të djathtë, në ndeshjen e fundit kundër Romës. Operacioni që do të kryhet nesër nga kirurgu i njohur Pier Paolo Mariano në klinikën “Villa Steuart” në Romë.

Berisha do të qëndrojë në rikuperim të plotë të paktën një muaj për t’iu rikthyer fushës në pas muajit janar.